Muzikantët e Grupit “Horizont” dhe këngëtarja Mariana Popova regjistruan një këngë të përbashkët – “Pa ty”.
“E njohim Marianën që nga koha kur ajo këndonte në një grup shumë të fortë “Kokomania”. Që atëherë na është bërë e preferuara jonë – me ngjyrimin e zërit të saj, me praninë skenike, me energjinë … Për më tepër se ajo e ka rock and roll-in në shpirt” – thotë vokalisti i grupit “Horizont”, Valeri Sllavçev.

Moment i duhur për bashkëpunim erdhi pikërisht tani – dhe megjithëse kënga është një baladë, Mariana i jep pikërisht atë ndjesi dhe emocion rock and roll-i. Edhe vetë Mariana Popova nuk e fsheh se rock and roll-i ka qenë gjithmonë pjesë e thelbit të saj.

“Në fakt, Mariana Popova është shumë më tepër rock and roll sesa estradë. Ashtu siç tha edhe Valeri, unë kam kënduar shumë rock me “Kokomania”. Madje në repertorin tonë këngët pop ishin shumë më pak se ato rock. Dhe unë e dua shumë atë rock! Unë jam, para së gjithash, rock and roll – e pastaj gjithçka tjetër.”
“Pa ty” tashmë u vlerësua në një konkurs. Në edicionin e fundit të Festivalit të Muzikës Pop dhe Rock “Sofja”, kënga fitoi çmimin e parë.”
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /Grupi HORIZONT, arkiv, Radio Stara Zagora
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..