Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një erë e fuqishme jugore pengoi fluturimet drejt dhe nga Aeroporti i Sofjes

Foto: BGNES

Era e fortë të hënën në mbrëmje çoi në devijimin e 6 fluturimeve që vinin për në Aeroportin e Sofjes dhe anulimin e 5 fluturimeve të tjera. Fluturimet nga Malta, Frankfurti, Vjena dhe Mëniku u ulën në Shkup, ndërsa ato nga Bergamo dhe Varshava në Varnë. Fluturimet për në Sofje nga Varshava, Frankfurti dhe Mëniku u devijuan drejt Selanikut, transmeton BNR. Për pasojë, u anuluan fluturimet nga Sofja për në Varshavë, Frankfurt, Vjenë, Mënik dhe Stamboll.

Përpara BNT, Ivan Djaskov, zëvendësdrejtor i përgjithshëm i “Drejtorisë së Kontrollit të Trafikut Ajror”, tha se punonjësit në aeroport nuk mbajnë mend një ditë të tillë dhe theksoi se një erë e tillë e furishme jugore është tipike për pranverën. Djaskov shpjegoi se gjëja kryesore që duhet të dinë pasagjerët është se në raste të tilla vendimi për ulje i takon komandantit të avionit. Ai deklaroi se në mëngjesin e 18 nëntorit situata tashmë ishte e ndryshme. Era frynte me 60 km në orë dhe deri në mesditë pritej përmirësim, por më pas do të ketë shi. Nuk pritet anulim i fluturimeve.

Kod i verdhë për erë të fortë u shpall për 18 rajone të vendit. Paralajmërim për stuhi të fortë është dhënë në Carevo, në pjesën jugore të bregdetit të Detit të Zi.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shumica e investimeve direkte janë nga Holanda

Flukset më të mëdha neto pozitive të investimeve direkte në vend për periudhën janar - qershor 2025 janë nga Holanda (554.9 milionë euro), Italia (325.2 milionë euro) dhe Greqia (317.1 milionë euro), dhe flukset më të mëdha neto negative - në SHBA..

botuar më 25-11-19 5.34.MD

BERZH do të krijojë një qendër teknologjike në Bullgari me fokus në inteligjencën artificiale

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të hapë një qendër teknologjike në Bullgari, të fokusuar në teknologji të reja si Big Data, inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe shërbimet cloud. Kjo bëhet e mundur pasi parlamenti të..

botuar më 25-11-19 4.44.MD

Një numër shkeljesh në bregdetin e Detit të Zi u zbuluan nga një inspektim pas përmbytjeve me viktima

Organet inspektuese të Ministrisë së Mjedisit dhe Ujërave kanë gjetur shkelje në 27% të seksioneve të inspektuara në bregdetin e Detit të Zi. Ministri Manoll Genov urdhëroi inspektimin pas përmbytjeve në bregdetin jugor të Detit të Zi në tetor, kur..

botuar më 25-11-19 4.23.MD