Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 19 nëntorin 2025

Sinoptikët parashikojnë kod të verdhë për reshje në 11 rajone dhe erëra të forta sërish në jug

Foto: BTA

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, ndërsa në Bullgarinë Jugore mes 12 dhe 17°. Në Sofje do të jenë rreth 8°. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira dhe reshje, kryesisht në Bullgarinë Veriore dhe Perëndimore, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë natës duke u gdhirë e mërkura. Në disa zona atje, si edhe në Rodopet Lindore, sasia e reshjeve do të jetë e konsiderueshme. Në Rrafshinën e Danubit do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga perëndimi-veriperëndimi, me të cilën do të depërtojë ajër i ftohtë. Në Bullgarinë Lindore era do të mbetet nga jugu-jugperëndimi dhe do të jetë mesatare deri e fortë, sidomos në Bullgarinë Juglindore. Temperaturat maksimale në Bullgarinë Veriperëndimore do të jenë nga 7 deri në 9°, ndërsa në Bullgarinë Jugore deri në 13–15°. Në kryeqytet do të jenë rreth 12°.

Moti përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë kryesisht me vranësira. Do të ketë reshje në veri të Kepit Emine. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 15 deri në 19°. Uji i detit do të jetë nga 14 deri në 16°. Lëkundjet e detit do të jenë rreth 3 ballë.

Në male do të jetë me vranësira, në shumë zona me shi, mbi 2000 metra dhe borë. Reshje të konsiderueshme priten në masivet jugperëndimore dhe në pjesën qendrore dhe lindore të Malit Stara Pllanina. Gati pa reshje do të jetë në malet Stranxha dhe Sakar. Do të vazhdojë të fryjë erë e fortë, në pjesët e larta të hapura dhe erë e stuhishme nga jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 10°, ndërsa në 2000 m rreth 4°.

Të enjten, në shumicën e rajoneve reshjet do të ndalojnë, ndërsa vranësirat përkohësisht do të shpërndahen dhe do të zvogëlohen. Më vonë gjatë ditës ato do të shtohen sërish dhe në zona të veçanta, kryesisht në rajonet malore, priten reshje të dobëta shiu.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Podkrepa” fillon protesta në administratat kryesore shtetërore

Sindikata e punonjësve administrativë “Podkrepa” fillon një sërë aksionesh proteste në administratat kryesore shtetërore në të gjithë vendin, raporton BGNES. E para prej tyre është sot, 20 nëntor, në mesditë përpara Zyrës Qendrore të Institutit..

botuar më 25-11-20 10.01.PD

Ekspertët diskutojnë aksesin e nxënësve në rrjetet sociale

Ministria e Arsimit dhe Shkencës po organizon një tryezë të rrumbullakët kombëtare më 20 nëntor me temën "A janë të nevojshme kufizimet në aksesin e fëmijëve në rrjetet sociale?". Iniciativa është një iniciativë e përbashkët me komisionet parlamentare..

botuar më 25-11-20 4.15.PD

Parashikimi i motit për 20 nëntorin 2025

Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Bullgarinë e Jugut mes 13 dhe 15°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës vranësirat do të pakësohen përkohësisht dhe reshjet do të ndalen. Era në lugina dhe zona të ulëta do të..

botuar më 25-11-19 7.35.MD