Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festat unike të operës dhe baletit në Stara Zagora fillojnë më 21 nëntor

Foto: operasz.bg

Një nga ngjarjet më të rëndësishme në hartën kulturore të Bullgarisë – Festivali i artit operistik dhe baletik në Stara Zagora, fillon tradicionalisht me premierën e mikpritësve nga Opera e Stara Zagorës. Më 21 dhe 22 nëntor, trupa e parë operistike jashtë kryeqytetit në vendin tonë, për herë të parë në historinë e saj njëqindvjeçare, do të paraqesë “André Chénier” – veprën që e shndërroi Umberto Giordanon në kompozitor të famshëm. Regjisori i shfaqjes është Ognjan Draganov, dirigjent – i njohuri botëror Pavell Balev, i cili me këtë spektakël debuton në skenën e Operës Shtetërore – Stara Zagora.


Në rolet kryesore publiku do të ketë kënaqësinë të shohë dhe dëgjojë yje të ndritshëm të skenës sonë operistike, mes të cilëve vezullojnë Tanja Ivanova dhe Kirill Manollov.



Programi festiv vazhdon me “Liqeni i mjellmave” – spektakël i rëndësishëm i baletit të Operës së Stara Zagorës.
Koncerti “Erë e re në operë” përfshin vepra të përgatitura posaçërisht për ansambël frymor me orkestër. Ai do të drejtohet nga fagotisti Gabor Meszaros – profesor në Konservatorin e Zvicrës Italiane në Lugano Music University “Conservatorio della Svizzera italiana” in Lugano. 



Kori i Operës Shtetërore – Stara Zagora do të shënojë 150-vjetorin e lindjes së kompozitorit të madh bullgar Dobri Hristov me një koncert nën dirigjimin e prof. Mirosllav Popsavov.



Shfaqja e parë mysafire është më 29 nëntor dhe kjo është premiera e mrekullueshme e parë për Bullgarinë e “Rusallka”-s nga Antonín Dvořák, të cilën Opera Shtetërore – Varna e paraqiti gjatë verës. Pason pjesëmarrja festive e Operës Shtetërore – Plovdiv me “Flautin Magjik” të Mozart-it – shfaqja e parë operistike e regjisores së njohur teatrale Diana Dobreva.

Filharmonia e Sofjes merr pjesë në festime me një program simfonik elegant, të drejtuar nga Ivo Venkov – profesor në Konservatorin Mbretëror Flaman në Antwerpen. Teatri Muzikor Kombëtar “Stefan Makedonski” është i ftuar të paraqesë koncert-spektaklin e krijuar posaçërisht “Mbreti i Valsit”, i dedikuar 200-vjetorit të lindjes së Johann Strauss-it të ri.



Finalja e festivalit është më 7 dhjetor me titullin më të ri të Wagner-it në repertorin e teatrit tonë kombëtar të operës – “Tannhäuser”. Me këtë shfaqje u hap Festivali Wagnerian i Operës së Sofjes gjatë verës së vitit 2025.

Këtë edicion të festimeve unike në vendin tonë për artet muzikore-skenike parashikohet një program i pasur paralel: vlefshmërimi i një pullë postare të veçantë, e dedikuar jubileut njëqindvjeçar të teatrit të operës në Stara Zagora; ekspozita foto-dokumentare “100 vite në 100 korniza”; konferenca shkencore “Opera dhe qyteti”; ekspozitë e dedikuar 150-vjetorit të lindjes së Dobri Hristov; prezantimi i “Kronikës së Filharmonisë së Sofjes” nga dr. Andrej Andreev. Finalin e ngjarjeve shoqëruese e vendos akad. Pllamen Kartalov, i cili më 5 dhjetor paraqet studimin e tij interesant autorial “Opera dhe natyra”.



Gjatë vitit 2025, Festivali i artit operistik dhe baletik është i dedikuar 100-vjetorit të krijimit të operës së vetme jashtë kryeqytetit që ka ekzistuar pa ndërprerje. Themeluesit e saj janë të frymëzuar nga dashuria për artin e madh. Sot Opera e Stara Zagorës impresionon me arritje artistike, shënon etapa në kulturën tonë kombëtare, merr pjesë aktivisht në formimin e pamjes së Stara Zagorës si qendër ekonomike në zhvillim dhe vend tërheqës për jetë dhe turizëm kulturor.

Redaktoi: Cvetana Tonçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: Opera Shtetërore – Stara Zagora



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin për filmin më të mirë në një festival në Pekin

Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..

botuar më 25-11-25 2.21.MD

Filmi “Made in EU” fiton edhe një çmim tjetër evropian

Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..

botuar më 25-11-24 11.23.PD

Bullgaria shënon Ditën e Leximit

Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..

botuar më 25-11-21 5.25.PD