Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për fundjavën

Moti do të jetë ngrohtë, me erë dhe me mundësi reshjesh në juglindje

Foto: Radio Shumen

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të ndryshueshme, më të dendura mbi rajonet veriore, ndërsa pasdite edhe mbi pjesët juglindore të vendit. Aty, do të ketë reshje lokale shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Bullgarinë Lindore dhe në veri të maleve herë pas here e fortë, nga jugu. Në Rrafshinën e Danubit era do të jetë e dobët deri mesatare nga perëndimi. Temperaturat maksimale në veri do të jenë nga 14 deri në 19°, në juglindje deri në 22°, ndërsa në kryeqytet rreth 16°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të ketë vranësira të shpërndara. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga jugu–jugperëndimi. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë 20–22°. Temperatura e ujit të detit është 15–16°. Dallgëzimi i detit do të jetë 2–3 ballë.

Në male vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të dendura. Do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa mbi 2500 metra – reshje bore. Do të vazhdojë të fryjë erë e fortë nga jugu–jugperëndimi. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 13°, ndërsa në 2000 m rreth 6°.

Të dielën, që gjatë natës, reshjet do të nisin nga perëndimi drejt lindjes. Era do të kthehet nga perëndimi–veriperëndimi dhe me të temperaturat do të fillojnë të bien – fillimisht në Bullgarinë Veriore, pastaj edhe në Bullgarinë Jugore dhe Lindore. Në Bullgarinë Veriore, me uljen e temperaturave, është e mundur që për pak kohë shiu të përzihet me borë, por më pas reshjet do të ndërpriten shpejt.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Radio Shumen



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 86% e njerëzve mendojnë se rritja e pagave gjatë vitit 2025 nuk është e mjaftueshme

Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..

botuar më 25-11-30 6.55.PD

Çmimet e banesave në Sofje janë rritur me 25.5%

Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..

botuar më 25-11-29 1.05.MD

Forumi DiVino.Taste ofron shije të reja dhe interesante nga vreshtat në të gjithë vendin

Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..

botuar më 25-11-28 5.55.PD