Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

E Premtja e Madhe

Savan nga mesi i shekullit të XIX-të, Shkolla e Tetevenit
Снимка: pravoslavieto.com
Java, e cila paraprin festën e madhe të krishtere të Ngjalljes së Zotit Jisu Krisht quhet E Madhe. Emri vjen nga vuajtjet e mëdha të Shpëtimtarit, të cilat ai i përjetoi për shpëtimin e fisit njerëzor. Java e Madhe është një javë e trishtuar dhe e brengosur. Brenda saj shërbimet fetare u kujtojnë të krishterëve besimtarë mundimet dhe vuajtjet trupore të Jisu Krishtit, të cilët ai kaloj në emër të njerëzve. Kulmi i të gjitha mundimeve është E Premtja e Madhe, dita, në të cilën Biri i Zotit u kryqëzua në Golgota.

“Java është e Madhe, sepse brenda saj kishte ndodhi, të cilët kanë rëndësi të madhe për shpëtimin e fisit njerëzor – tregon prifti Kliment Harizanov. – Më parë Jisu Krisht u tradhtua nga Juda për 30 monedha të agjenda, pas kësaj Pilati Pontijski, i cili nuk ishte i bindur në fajin e tij i lau duart me fjalët “jam i pafajshëm për vdekjen e këtij njeriu të ndershëm”, por megjithatë plotësoi dëshirën e turmës ta mbërthejë Jisu Krishtin. Është me rëndësi, që brenda këtyre ditëve të hidhura, të tradhtisë njerëzore dhe të vuajtjeve të mëdha, të mendojmë më shumë për mundimet e Krishtit dhe për sakrificën e tij në emër të njerëzimit. Është mirë, në se njeriu mund të përjetojë edhe në mendimet e veta, të gjitha hidhërimet dhe dhembjet e Shpëtuesit gjatë kësaj jave. Shërbimet fetare dhe leximi i Ungjillit gjatë meshave këtë javë na bëjnë dëshmitarë të të gjitha përjetimeve të Birit të Zotit në emrin tënd.”

E Mërkura e Madhe lidhet me mbledhjen e të gjitha apostujve dhe me lyerjen e këmbëve të nxënësve nga vet Jisu Krisht. Kjo është dita, në të cilën vet Shpëtimtari shpall para apostujve, se njeri prej tyre do ta tradhtojë. Ditën e Mërkurës së Madhe Juda shkoi te prijësit judaikë dhe e tradhtoi Krishtin për 30 monedha të argjendta. Ditën e tretë të Javës së Madhe, në liturgjitë kishtare kujtohet edhe gruaja, e cila e leu me miron Jisu Krishtin. Tri ditët e para të Javës së Madhe shërbimet kishtare dhe tekstet, që lexohen gjatë liturgjive, e vënë theksin mbi pendimin dhe kërkimin e ndjesë.

Të Enjten e Madhe është Darka e fundit e Krishtit, të cilën ai e shtroi për nxënësit. Kjo ditë lidhet me vendosjen e Kungimit të Shenjtë. Java e Madh shoqërohet me një kreshmë tepër të rreptë. Të krishterët hanë vetëm ushqime pa mish, pa vaji, nuk hanë bulmetra. Të Premten e Madhe kreshma është më e rëndë dhe deri në mbrëmje nuk hahet asgjë. Lejohet vetëm, që njerëzit më ë moshuar dhe të sëmurë të hanë bukë dhe të pinë uji.

“Kur një njeri zhytet në gjithë tmerrin, ai nuk mund të mendojë aq shumë për ushqimin – vazhdon Ati Harizanov. – Njeriu, i cili përpiqet të përjetojë këto ndodhi mizore dhe të pamëshirshme, ai është i preokupuar nga mendime krejt të ndryshme dhe ushqimi si një nevojë trupore mbetet në plan të dytë. Është e domosdoshme të zhytemi dhe të përfshihemi në ato ngjarje mistike dhe të pakuptueshme, sepse ato janë plotë simbole dhe fshehtësi. Jesu Krishti erdhi në tokë, i prirë nga dashuria e thellë ndaj njerëzve. Ai përjetoi të gjitha vuajtjet dhe dhunimet, në emër të njerëzimit dhe për shpëlarjen e mëkateve të tij. Dhe e gjithë kjo ai e bëri pa të kursyer forcë nga gjithë zemra. Të Premten e Madhe bie ditën e gjashtë të javës biblike. Kjo është dita, në të cilën Adami shkeli porosinë e Perëndisë dhe preku pemën e njohurisë së të mirës dhe të së keqes. Dhe kjo është një nga arsyet, për të cilat Jesu Krishti përjetoi të gjitha vuajtjet ditën e gjashtë të javës, pra ditën e premte. Kështu ai shpërlau mëkatet jo vetëm të Adamit, por edhe të mbarë njerëzimit.”

Të gjitha ato mundime Shpëtimtari i përjetoi në emër të virtytit më të lartë njerëzor – Dashurisë. Prirja e tij të bëjë të mirën e njerëzimit, kjo cilësi e lartë morale i ndihmoi atij të përjetoi vuajtjet. Vet Krishti thotë, se në se Apostujt shfaqin dashamirësi midis njeri tjetrit vetëm atëherë njerëzit do të zbulojnë, se janë nxënës të tij. Vet Jisu Krisht jep shembull për dashurinë e tij të pafundme ndaj njerëzit. Edhe i gozhduar ai shfaq mëshirë dhe keqardhje ndaj armiqve të tij, ndaj atyre, që e mbërthyen në kryq. Për shpëtimin e shpirtrave të këtyre njerëzve ai i drejton lutje deri në çastin e fundit me fjalët: “O Zot, mos e merr në konsideratë këtë mëkat!” Edhe pas Krishtit shumë shenjtorë të tjerë i drejtojnë lutje Zotit në mbrojtje të torturuesve të vet. Në fund të Javës së Madhe, të gjithë ata që mbanin kreshmë rrëfehen dhe kungohen. Brenda periudhës së Kreshmës së Madhe të krishterët jo vetëm që pastrohen nga helmet e grumbulluara në organizëm, ata duhet të largojnë mendimet e këqija dhe urrejtja dhe të mbushin zemrat me mirësi dhe butësi. Për sa i përket kungatës, Ati Harizanov shpjegon:

“Përgatitja për kungimin duhet të jetë në thelbin e jetës së krishterit. Vet jeta e njeriu duhet të përbëjë një përgatitje për kungatën, e cila na pastron nga mëkatet. Kungata, e cila përbëhet nga buka dhe vera e bekuar, vendos lidhjen midis njeriut dhe Zotit. Vet Zoti ka thënë “mishi im është buka, gjaku im është vera”. Në këtë mënyrë njeriu jo vetëm në mendimet dhe me lutjet drejt Zotit, por edhe me kungatën realizon lidhjen mistike me të. Kreshma përbën një refuzim nga ushqimi, një sprovim i karakterit të njeriu, një provë njeriu të bëhet më i përsosur dhe shpirti i tij t’i afrojë Zotit. Nëpërmjet kreshmës shpirti triumfon mbi materinë. Java e Madhe e vuajtjeve të Krishtit përbën një analog i shtatë ditëve të para të Krijimit të Botës nga Zoti. Dhe ashtu si në fillim Zoti krijoi botën brenda gjashtë ditëve dhe ditën e shtatë uli të çlodhet, ashtu edhe gjatë Javës së Madhe ai rikrijon botën prapë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Darina Grigorova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени