Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Dirigjenti bullgar Konstantin Ilievski mbylli edicionin e IX-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës në Durrës

БНР Новини

Ditën e enjte (28 gusht) në mbrëmje mysafirët e Amfiteatrit të Durrësit patën mundësinë të ndiqnin një koncert në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës. Kjo ishte dhe nata e fundit e këtij aktiviteti kulturor në qytetin e lashtë. Ansambli “Stinët” së bashku me violinistin vjenez Daniel Auner dhe dirigjentin bullgar Konstantin Ilievski e bënë publikun për vete.

Kulmi i koncertit ishte momenti kur z. Ilievski iu drejtua publikut dhe filloi ta dirigjoi atë me muzikën e Shtrausit – “Marshi i Radeckit”. Ju ofrojmë të dëgjoni incizimin nga ky moment i emocionuar:

Ansambli “Stinët” së bashku me violinistin vjenez Daniel Auner dhe dirigjentin bullgar Konstantin Ilievski e bënë publikun për veteI pyetur a dirigjohet lehtë publiku shqiptar, dirigjenti Ilievski u përgjigj kështu: “Nuk është më vështirë se në vendet e tjera. Më ka rastisur të punoj në vende të huaja ku kontakti me publikun nuk krijohet aq lehtësisht.”

Z. Ilievski, a është kjo hera e parë që vini në Shqipëri?

“Jo.  Për herë të pestë jam këtu. Kam pasur mundësinë të dirigjoja Orkestrën e Operës, Filarmoninë si dhe Orkestrën e RTSH-së. Dhe për mua ky ishte në të vërtetë nder i madh. Organizatorja e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, znj. Nevila Kalaja më fton për herë të tretë në këtë aktivitet. Me kënaqësi të madhe të dy sollëm një recital solo jashtë festivalit.”

Sipas jush, shqiptarëve a ju pëlqejnë aktivitete të tilla kulturore?

“Për mendimin tim njerëzit në Shqipëri janë “të etur” për kulturë. Dhe po të më lejoni do të doja ta falënderoja Ambasadën e Austrisë që vazhdimisht më bën ftesa për koncerte në Shqipëri. Pra, njohuritë e dirigjimit që kam fituar në Austri tani i shpërndaj këtu dhe në vendet e tjera të botës. Në Shqipëri njerëzit kënaqen me çdo veprimtari kulturore që organizohet dhe mund të vlerësojnë kualitetin e një koncerti të dhënë.”

Çfarë do t’u uroni dëgjuesve tanë?

“Në këto kohëra të vështira jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të tjerët në botë, uroj që të kenë kurajë dhe të përqendrohen mbi historinë e tyre shumëshekullore, të krenohen se janë shqiptarë (e njëjta vlen edhe për ne, bullgarët) dhe të përpiqen të kontribuojnë sa më shumë në të ardhmen e brezave që vijnë pas tyre për sa i përket fushës e kulturës.”

Brenda dy orëve jehonë e Amfiteatrit të Durrësit shpërndante vepra të Johan Bahut, Antonio Vivaldit, Filex Bartoldit, Mozartit dhe Shtausit. Akustika në të vërtetë ishte mbresëlënëse. Ja dhe çfarë tha organizatorja znj. Nevila Kalaja për Radio Bullgarinë menjëherë pasi u mbyll festivali sivjet:




Në natën e fundit të festivalit kishin ardhur adhurues shqiptarë të muzikës së dhomës, mysafirë nga përfaqësitë diplomatike në Tiranë, mes të cilëve dhe përfaqësues të Ambasadës Bullgare. Në përfundim ju ofrojmë të ndiqni bisedat që patëm me publikun shqiptar, i cili pasi mësoi se jemi bullgarë na mirëpriti me buzëqeshje:


Fotografi: Anna Kapitanova


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени