Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Radioja në erën e Internetit: sfidat le t’i kthejmë në mundësi

БНР Новини
Снимка: Radio Kombëtare Bullgare

“Shtet pa media shtetërore e publike dhe pa radio shtetërore e publike – ky nuk është vend i mirë dhe i përshtatshëm për jetë”. Rreth këtij mendimi u bashkuan lektorët dhe mysafirët e Konferencës Ndërkombëtare “Radioja shtetërore e publike dhe sfidat për të ardhmen”. Aktiviteti u organizua nga Radioja Kombëtare Bullgare në Sofje me rastin e 80-vjetorit të medias. “E ardhmja është në duart tona”, tha Presidenti i Komitetit të Euroradios të Bashkimit Evropian të Radio-Televizioneve /European Broadcasting Union/ dhe Zëvendësdrejtor i Radios BBC,  Greëm Elis / Graham Ellis /. Pas karrierës së tij gati 40 vjeçare në korporatën mediatike britanike z. Elis është i bindur se radioja do të vazhdojë të jetë pjesë e pandarë e jetës së njerëzve për shumë vite në vijim, por aktualisht media përballet me një zgjidhje të rëndësishme: të jetojë në të kaluarën ose të ndryshojë.

“Mendoj se radioja po haset me një sërë sfidash të cilat kanë të bëjnë me faktin se sot ka më shumë gjëra për t’u bërë dhe shumëllojshmëri të burimeve për t’u dëgjuar muzikë se sa ka pasur në të kaluarën, vë në dukje z. Elis. – Nëse radiot, qofshin ato shtetërore e publike ose private, duan të kenë sukses në të ardhme, publiku vazhdimisht duhet të stimulohet për të ndjekur radion. Për të gjithë ne, të cilët punojmë në këtë degë, është sfidë e madhe se si të bëjmë radion një vend atraktiv për dëgjuesit. Mediat shtetërore e publike kanë një roli të veçantë – ato u shërbejnë qytetarëve pavarësisht opinioneve politike dhe interesave të biznesit.  Pra, ne e kemi për detyrë që t’i garantojmë informacione të besueshme auditorit tonë. Mediat shtetërore e publike mbështesin në lidhjen e tyre me qytetarët. Njerëzit paguajnë për këtë shërbim dhe do të vazhdojnë të paguajnë po të marrin shërbim cilësor. Burimi i pavarur dhe i besueshëm i informacioneve është ajo që kërkohet.”

Për ne dallimet nuk përbëjnë rrezik, ato janë më tepër mundësi, vuri në dukje Dr. Xhavad Motagi / Djavad Mottaghi/, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit Aziatik dhe të Oqeanit Paqësor të Radio-Televizioneve /ABU – Asian Pacific Broadcasting Union/. Z. Motagi ishte ndër mysafirët e posaçëm në vjetorin e Radios Kombëtare Bullgare. Organizata e tij, me seli në Kuala Lumpur, bashkon më se 271 media nga 65 vende dhe e ka auditorin më se 4.2 miliardë veta. Radioja është një media shumë e veçantë në rajonin e Azisë dhe Oqeanit Paqësor, sepse luan rol të rëndësishëm në përhapjen e informacioneve, edukimin dhe në argëtimin e një auditori shumë të madh, theksoi Dr. Motagi. Ç’na pret në të ardhme? 

“Në çdo një vend të Evropës dhe Azisë operatorët shtetërorë e publikë të radio- televizionit përballen me sfida. Ne e kemi për qëllim këmbimin e përvojës që të mësohemi prej njëri-tjetrit dhe të gjejmë rrugën e drejtë, vuri në dukje z. Motagi. – Duhet të pranojmë se publiku ka akses te një sërë platformash informative dhe pikërisht njerëzit zgjedhin cilat programe do të ndjekin, qoftë ato të radios ose të televizionit. Operatorët duhet t’i sigurojnë të gjitha platformat të mundshme auditorit. Por sfida më e madhe ka të bëjë me përmbajtjen e informacioneve, pra të jenë ato të kërkueshme nga publiku. Përmbajtja e programeve ende është në vend të parë pavarësisht mrekullive të teknologjisë. Njerëzit duhet të kërkojnë mesazhin tuaj dhe ky mesazh duhet të pasqyrojë zërin e tyre që të kthehen ata sërish tek ju. Unë besoj se radioja do të vazhdojë të jetë media më e fortë e botës, siç është në rajonin tonë, nënkuptohet falë teknologjisë së re.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени