Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

"Fizika e trishtimit” – ndër përkthimet më të mira në gjuhën angleze

Снимка: arkiv personal

Romani “Fizika e trishtimit” i shkrimtarit bullgar Georgi Gospodinov konkurrohet me “Krim dhe ndëshkim” të Dostojevskit për një çmim në ShBA. Merita për këtë është e përkthyeses Anxhela Rodel, puna e së cilës mbi këtë përkthim i solli nominim për PEN Translation Prize. Organizata më e vjetër e shkrimtarëve në botë dekoron përkthimet jashtëzakonisht të mira që janë botuar në anglisht gjatë vitit përkatës. Romani i Georgi Gospodinoovit doli përtej Atlantikut  në shtëpinë botuese Open Letter Press gjatë vitit 2015. Lista e finalistëve përfshin 5 tituj, ndër të cilat gjithashtu “Stuhia” e Vlladimit Sorokinit, “Zemra Bosh” – Viola di Grado dhe “Tregime të mbledhura” – Klaris Lispektor. Përveç në ShBA “Fizika e trishtimit” pranohet shumë mirë edhe në Evropë. “Gospodinovi rirendit rregullat e romanit tradicional. Rezultati është një rrotullim kujtimesh” – shkruan gazeta belgjikë De Morgen. “Kohët e fundit nuk është botuar libër më i mirë sesa “Fizika e trishtimit” – është komenti i sajtit holandez për letërsi verstwee.nl. Romani është ndër më të lexuarat në Maqedoni dhe në Malin e Zi. Emri i Gospodinovit do të përmendet edhe në festivalin e kinemasë “Ariu i artë” në Berlin (11-21 shkurt 2016)  në lidhje me filmin vizatimor të Teodor Ushevit “Vajsha e verbër”, të krijuar sipas tregimit me të njëjtin titull të shkrimtarit. Prodhimi 6 minutash është përfshirë në program për filma të shkurtra “Generation” dhe prezantimi i tij në Berlin do të jetë premiera filmit.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени