Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Anton Kisse: Bullgarët në Ukrainë përpiqen ta ruajnë identitetin e vet kulturor, gjuhën dhe traditat bullgare

Снимка: BGNES

Në një të përditshme të kryeqytetit u publikua një informacion nga „Голас.ua se bullgarët në Ukrainë kanë kërkuar nga Presidenti Poroshenko autonomi territoriale në Krahinën e Odesës dhe në atë të Hersonit. Informacioni u përhap gjithashtu në pasqyrën e shtypit të programeve televizive të mëngjesit dhe në sajtet e ndryshme. Kërkuam mendimin e Anton Kisse, kryetar i Asociacionit të Bullgarëve në Ukrainë, deputet në Këshillin e Qarkut të Odesës dhe Zëvendëskryetar i Këshillit të Bashkimeve Kombëtare pranë Presidentit të Ukrainës:

“Unë gjithashtu u njoha me informacionin se bullgarët e Hersonit kanë një iniciativë të tillë. Menjëherë vendosa kontakt dhe doli se ky informacion nuk është e vërtetë. Nuk ka iniciativë për krijimin e një autonomie të tillë. Për se bëhet fjalë? Para një jave në Zaporozhie u zhvillua një mbledhje e Këshillit të Bullgarëve në Ukrainë. Atje u shqyrtua çështja për një reformë administrative dhe territoriale dhe të gjithë përkrahëm mendimin se Rajoni i Bolgradit duhet të mbetet rajon administrativ me qendër Bolgrad, kurse me të të bashkohen të gjitha fshatrat e lokalitetit, si dhe rajonet e tjera, ku ka popullsi me origjinë bullgare. Ia drejtuam këtë kërkesë Kryeministrit bullgar Bojko Borisov dhe Presidentit Rosen Plevneliev, si dhe Presidentit tonë – zoti Poroshenko. Morëm sigurime se zoti Poroshenko do ta përkrahë idenë për rajonin administrativ me qendër qytetin Bolgrad.”

Zoti Kisse, ju lutem për më shumë sqarime sa i përket kazusit të autonomisë?

“Situata në Ukrainë është mjaftë e ndërlikuar dhe dëshira për autonomi shkakton tension, pakënaqësi dhe transformime të padëshiruara strukturore. Para mediave Presidenti ynë Poroshenko kishte thënë se është pro dhënies së autonomisë tatarëve të Krimesë. Pas kësaj kishte shumë komente, jo vetëm të bullgarëve, rumunëve dhe hungarezëve, për ndryshime në Kushtetutën e Ukrainës lidhur me këtë çështje. Ju e dini se unë bëj pjesë në Komisionin Kushtetues, ku jemi duke punuar mbi këtë çështje – për të rishikuar të drejtën e popujve të vegjël, të cilët jetojnë në Ukrainë, të mund të krijojnë autonomi të tyre kombëtare kulturore, që ta ruajnë gjuhën e tyre, traditat, zakonet dhe në rastin konkret – historinë e tyre bullgare. Pikërisht për këtë bëhet fjalë. Ne, bullgarët në Ukrainë, ndjekim me vëmendje të madhe situatën dhe veprojmë në përputhje me legjislacionin dhe Kushtetutën e vendit tonë. Dhe, kuptohet, nuk duhet t’u jepen preferenca disa popujve. Të gjithë në Ukrainë duhet të kenë kushte të barabarta, pavarësisht nga kombësia e tyre.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени