Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Cveta Karajançeva: Rusia është një partnere e rëndësishme e Bullgarisë në sferën energjetike

Снимка: parliament.bg

Rusia është një partnere e rëndësishme e Bullgarisë në sferën energjetike, e cila zë një vend prijës në marrëdhëniet bilaterale. Këtë e nënvizoi Kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva në Moskë në takimin me Kryetaren e Këshillit të Asamblesë Federale të Rusisë Valentina Matvienko. Karajançeva shtoi  se Bullgaria e përkrah mundësinë për degëzimin e “Rrymës Turke” përmes territorit të saj drejt Serbisë dhe Evropës. “Me këtë tubacion do të arrihet një diversifikim i furnizimeve të gazit dhe çmime konkurruese për Bullgarinë dhe për Evropën”, vuri në dukje Karajançeva. Ajo shprehu dëshirën e vendit tonë për vazhdimin e bashkëpunimit me Rusinë në ekonomi, transport, shkencë dhe kulturë, por edhe shqetësimin për shkak të uljes në këmbimin bilateral të mallrave gjatë vitit 2018 në krahasim me vitin 2017 dhe më në veçanti për pakësimin e eksportit bullgar.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени