Me katër vota “pro” dhe një “abstenim” Këshilli i Mediave Elektronike zgjodhi Betina Zhoteva kryetare të tij. Ky është mandati i dytë njëvjeçar i Zhotevës. Këshilli vendosi t'i dërgojë një letër Komisionit Evropian për shkak të problemit të buxheteve të reduktuara të mediave publike dhetë vetë institucionit. Rregullatori i mediave do të ngrejë edhe një herë çështjen e nevojës për reforma në financimin e mediave publike.
Zëvendëskryeministri i dorëhequr Tomisllav Donçev, i cili zbaton gjithashtu detyrën e Kryeministrit, mori angazhimin në një intervistë para Radios Kombëtare Bullgare për t’i sqaruar motivet e qeverisë për uljen e buxhetit kombëtar me gati 500 000 euro.