Pjesa e popullsisë në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social në Bullgari mbetet e lartë dhe pabarazia e të ardhurave është e konsiderueshme. Kjo theksohet në dokumentin e punës të Komisionit Evropian për konvergjencën sociale të vendeve anëtare..
Çdo fëmijë i tretë në Bullgari (33,7%) është në rrezik varfërie dhe në rrezik të përjashtimit social. Nga të gjitha shtetet e BE-së para vendit tonë për nga ky tregues është vetëm Rumania, tregojnë të dhënat e shërbimit statistikor evropian..