Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dëgjimi i kandidates bullgare për eurokomisare Rumjana Zheleva në Parlamentin Evropian

Foto: BTA
Ditën e martë kandidatja bullgare për eurokomisare Rumjana Zheleva u dëgjua nga Parlamenti Evropian. Dëgjimi, që vazhdoi afro tri orë, ishte një provë e rëndë për kandidaten për eurodeputete dhe shkaktoi kryesisht shënime kritike.

Në vend që t’u përgjigjet pyetjeve për resorin e saj të bashkëpunimit ndërkombëtar, ndihmës humanitare dhe reagjimeve në raste krizash, Rumjana Zheleva u detyrua të mbrohet nga akuza, të lidhura me deklaratën e saj për konflikt interesash për periudhën 2007 – 2009, kur ka qenë eurodeputete, në të cilën nuk ka shënuar se ka qenë udhëheqëse e firmës “Global Konsult”. Refuzimi i akuzimeve nuk i kënaqi deputetët dhe u arrit deri në një situatë delikate. Dëshmitë e paraqitura nga Rumjana Zheleva iu dërguan kryetarit të Komisionit Evropian Durau Barozu dhe shërbimit juridik pranë Parlamentit Evropian, që të jepet vlerësim nga ana e tyre. Akuzimet për konflikt interesash priteshin dhe mbrojtja e dobët e Rumjana Zhelevës shkaktoi një befasim.

Fakti se Durau Barozu u detyrua të flasë për refuzimet e paraqitura nga Rumjana Zheleva, e vuri kryetarin e Komisionit Evropian në një gjendje delikate, sepse vetëm para disa ditësh ai i kishte refuzuar dyshimet rreth kandidaturës së saj për eurokomisare, duke u bërë thirrje ndaj akuzuesve për të paraqitur prova për fjalët e tyre. Situata u ndërlikua suplementarisht nga fakti se në përgjithësi Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian u gjendën në një situatë, në të cilën duhej të komentonin një konflikt eventual interesash, i cili i përket ministrit të jashtëm në pushtet të Bullgarisë, sepse kandidatja për eurokomisare Rumjana Zheleva është edhe shefe e diplomacisë bullgare.

Gjatë dëgjimit në Parlamentin Evropian u përvijuan polet e kundërshtimit, të cilat janë analogjike të këtyre në Parlamentin Evropian. Në Sofje oponentë kryesorë të qeverisë së partisë GERB janë partia e majtë socialiste dhe formacioni liberal Lëvizja për të Drejta dhe Liri, kurse në Bruksel ndër oponentët kryesorë të kandidates së nominuar nga qeveria bullgare për eurokomisare ishin deputetë nga fraksioni socialist dhe liberal i Parlamentit Evropian. E gjithë kjo do të thotë se rreth kandidaturës së Rumjana Zhelevës kundërshtimet politike në Sofje janë transferuar dhe në Bruksel.

Në fjalimin e vet gjatë hapjes së sesionit të legjislaturës së 41-të të Kuvendit Popullor kryeministri bullgar Bojko Borisov e vlerësoi paraqitjen e dobët të Rumjana Zhelevës si rezultat i “veprimtarisë minuese” të së majtës bullgare. Nga ana e vet Koalicioni i majtë Për Bullgarinë, i udhëhequr nga Partia Socialiste, deklaroi në një deklaratë të posaçme në Parlament se do të vazhdojë të jetë një opozitë alternative, kurse lideri socialist Sergej Stanishev shënoi se nuk sheh arsye për t’u kursyer kritika ndaj qeverisjes. Ky shkëmbim replikash midis pushtetarëve dhe opozitës një ditë pas paraqitjes së dobët të Rumjana Zhelevës në Parlamentin Evropian tregon se tani kundërshtimi në Bruksel transferohet në Sofje dhe e ashpërson edhe më shumë jetën e politikës së brendshme.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD