Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Nënat bullgare kundër organizmave të modifikuara gjenetikisht

Foto: Diana Hristakieva
Propozimet për ndryshime në ligjin për organizmat e modifikuara gjenetikisht (OMGJ) në Bullgari, të botuar në sajtin e Ministrisë së mjedisit, shkaktuan një reagim të mprehtë të mbrojtësve të natyrës dhe qytetarë të zakonshëm. Shumë aktiv qe portal i nënave bullgare BG-Mamma, të shqetësuara për shëndetin e fëmijëve të vet. Ato qenë iniciatorë të mitingut të sotëm të protestës përpara Kuvendit Popullor.

Akoma në prag të protestës organizuesit arritën një nga qëllimet e veta bazë - të fillojë një debat të gjerë publik në mediet rreth kësaj teme tepër të ndjeshme. Ligji i pranuar përpara disa vjetëve për organizmat e modifikuara gjenetikisht në Bullgari përmban disa nene, të cilët janë më restriktiv nga direktiva përkatëse evropiane. Ligji bullgar aplikonte një ndalim për aplikimin e organizmave të modifikuara gjenetikisht tek disa kultura tradicionalisht të rëndësishme për Bullgarinë si vreshtat, trëndafili vajdhënës, duhani, pambuku dhe gruri dhe po kështu dhe tek të gjitha frutat dhe perimet. Përveç kësaj ekzistonte një ndalim i rreptë për hyrjen e organizmave të modifikuara gjenetikisht në afërsi me territoret e mbrojtura natyrore të vendit. Në bazë të rekomandimit të Bashkimit Evropian, Ministria e mjedisit po përgatit rënien e këtyre kufizimeve. Ruhet procedura e vlefshme për të gjitha kulturat dhe të gjitha territoret për kërkimin e lejes nga një komision shkencor i lart kompetent për rritjen e organizmave të modifikuara gjenetikisht gjatë çdo një rasti konkret. Sipas të dhënave zyrtare tani për tani në Bullgari nuk rriten organizma të modifikuara gjenetikisht. Në fakt Bashkimi Evropian ka dhënë leje për rritjen vetëm të një lloji të misrit gjenetikisht të modifikuar. Frikësimet e nënave të shqetësuara vijnë kryesisht nga fakti se kontrolli sa i përket organizmave të modifikuara gjenetikisht në Bullgari është i dobët ose mungon dhe prandaj preferojnë ligji të jetë më restriktiv.

“Kontrolli tek ne nuk është gjë, tek e cila mund të mbështetemi, thotë Biljana Mançeva nga BG-Mamma. Aktualisht flitet se këtu ose aty shikohen kultura bujqësore të modifikuara gjenetikisht në mënyrë të paligjshme. Nuk kemi dëshmi për këtë, por kur flasim në fshat me prodhuesit, vazhdimisht dëgjohet se personi ka eksperimentuar dhe ka mbjellë kultura të tilla, ka mbetur i kënaqur ose i pakënaqur. Ekzistojnë dy laboratorë të licencuar mbi organizmat e modifikuara gjenetikisht, por ato nuk studiojnë gjerësisht dhe realisht nuk dimë se çfarë rritet në tokën tonë. Kurse procesi është i pakthyeshëm. Në qoftë se sot e lejojmë rritjen e organizmave të modifikuara gjenetikisht, kurse nesër dëshmohet se ato janë një e keqe për njerëzimin, nuk mund të kthejmë shiritin mbrapa. Ata janë të qëndrueshëm, agresiv dhe do të infektojnë dhe kulturat e tjera. Mos vallë ne jemi më të mençur nga natyra, që ti lejojmë vetes të rrezikojmë jetën në tokë! Kjo është ëndrra ime më e tmerrshme:ne luajmë në errësirë dhe qëllojmë mbi vete. Por nuk kemi një planet rezervë.”

Mjaft shqetësues është fakti se kërkesa mbi paketimet e produkteve ushqimore të tregohet ekzistenca apo jo e organizmave të modifikuara gjenetikisht tek ne fare nuk respektohet. Të ndesheni mbi një paketim të tillë është me të vërtetë gjë e rrallë. Inspektimi i specializuar për mbikëqyrje të ushqimeve ka konstatuar një sasi të pashpallur dhe tejkaluese të organizmave të modifikuara gjenetikisht tek një sërë produktesh si sallamet, biskotat, bonbonet.

Rënia e disa klauzolave kufizuese në ligj shqetëson fort dhe prodhuesit e kulturave biologjike në Bullgari, për shkak të frikës se pas kontrollit të domosdoshëm shumë lehtë tokat e tyre mund të “infektohen” me organizmat e modifikuara gjenetikisht. Kurse bujqësia bio është një sektor strategjik për Bullgarinë, e cila ka tokë të pastra dhe tradita të mira në këtë fushë. Allbena Simeonova, prodhuese biologjike nga rrafshina e Danubit, ka frikë për tregjet e saj:

“E di shumë mirë se për çfarë kërkohet produkti bullgar jashtë shtetit. E shet shija e kulturave tona tradicionale. 80% nga qytetarët e Bashkimit Evropian janë kundër organizmave të modifikuara gjenetikisht. Vetëm të dyshojnë se sikurse vetëm një kokërr rrushi ose një domate është gjenetikisht e modifikuar - tregu tonë jashtë shtetit ka marr fund. Në qoftë se në afërsi me bio-misrin tim lejohet rritja e misrit gjenetikisht të modifikuar, si do ta mësojmë bletën të ulet tek misri im dhe të mos e prashit me kulturën e modifikuar gjenetike.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD