Në kuadrin e një jave nga Brukseli mbërritën letra, në të cilat miratohet sistemi bullgar për administrimin e projekteve në kuadrin e të ashtuquajturave “programe operative”. Kështu Brukseli jep dritë jeshile për përvetësimin e afro 7 miliardë eurove të parashikuara për Bullgarinë deri në vitin 2013. Deri tani paratë ishin bllokuar nga Komisioni Evropian për shkak të dyshimeve në korrupsion dhe administrimit jo të mirë të projekteve. Kështu humbëm dy vjet. Në kuadrin e këtyre programeve u përvetësuan vetëm 120 milionë euro. Praktikisht nga hyrja e saj në BE Bullgaria ka investuar në komunitet më shumë mjete sesa ka përdorur.
Në kushtet e krizës botërore të disponosh një resurs të tillë financiar është shans për Bullgarinë dhe për biznesin bullgar. Ministrja e mjedisit rrethues Nona Karaxhova është e mendimit se ky është një shans edhe për përshpejtimin e projekteve, megjithë të gjitha vështirësitë lidhur me mungesën e përvojës dhe me ndryshimin e rregullave. Në fushën e saj bëhet fjalë për projekte të rëndësishme bashkiake si stacionet për pastrimin e ujërave në qytete dhe depot regjionale për mbeturinat. Ky program operativ është më i prapambetur.
“Pse ky është shans për përshpejtimin e projekteve? Sepse bëhet fjalë për shumë para, kurse duke pasur parasysh gjendjen e buxhetit nuk mund të realizonim projekte aq të shtrenjta investuese vetëm me financim kombëtar – tha zonja Karaxhova. – Por është shumë e rëndësishme që tani të disponojmë projekte cilësore, gjë për të cilën bashkëpunojmë me bashkitë. Deri tani bashkitë kanë pasur një përfytyrim për projektet e përgatitura mirë, por del se ato duhet të përgatiten në një mënyrë krejt të ndryshme, që t’u përgjigjen rregullave të Komisionit Evropian. Shpresoj shumë se deri në mes të vitit do të kemi të paktën 5 – 6 projekte të gatshme, të cilat të kandidojnë në kuadrin e programit. Lajmi i mirë për projektin tonë më të madh – administrimi i mbeturinave të kryeqytetit është se Banka Evropiane e Investimeve miratoi livrimin e një huaje për bashkëfinancimin e projektit nga bashkia dhe sa më shpejt do t’ia ofrojmë projektin Brukselit.”
Duke bërë shumë konsultime me Brukselin qeveria e re e Bojko Borisovit bëri vërtetë shumë përpjekje për vendosjen e shpejt të rendit dhe të kontrollit në sistem. Mirëpo ndryshimi i rregullave në mes të periudhës do të vështirësojë kandidatët për programet operative. Suksesi deri në një shkallë të madhe do të varet nga aftësia për mobilizim të administratës. Sfida është e madhe. Tani për tani kryeministri Bojko Borisov deklaroi se ka në plan të krijojë një hallkë të specializuar prej 20–30 ekspertësh pranë Këshillit të Ministrave për ndihmë të kryetarëve të bashkive në përgatitjen e projekteve bashkiake.
Debllokimi i mjeteve evropiane është një shans i madh për firmat bullgare, sidomos për biznesin e vogël dhe të mesëm. Studimet tregojnë se për vitin e fundit kriza ka zvogëluar kapitalin e tij investues me gjysmë. Sipas ekspertëve vetëm 30 për qind e firmave bullgare kanë ambicien të kandidojnë për programet evropiane, kurse akoma më pak – 10 për qind kanë ndonjë përvojë në këtë sferë. Do të ketë punë edhe për firmat konsulente për përgatitjen e projekteve evropiane, sepse 60 për qind e firmave deklarojnë se kanë nevojë për ndihmën e tyre.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..