Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në Vitin evropian të luftimit të varfërisë dhe përjashtimit social

Në fotografinë (nga e majta në të djathtë): Kryetarja e Kuvendit Popullor Cecka Caçeva, ministri i punës dhe politikës sociale Totju Mlladenov dhe kryetarja e përfaqësisë së KE-së në Bullgari Zinaida Zlatanova në hapjen e Vitit evropian të luftimit të varfërisë dhe përjashtimit social.
Foto: BGNES
Me një diskutim në parlament në Bullgari filluan një varg nismash dhe masash gjatë vitit 2010, i cili u shpall Vit evropian i luftimit të varfërisë dhe përjashtimit social. Qëllimi është të përfshihen në shoqëri grupet e prekshme sociale. Sipas të dhënave të Eurostat-it afro 80 milionë evropianë jetojnë në varfëri ose janë rrezikuar nga varfëria. Një fakt shumë shqetësues është se mbi 19 milionë prej tyre janë fëmijë. Bullgaria bashkë me Rumaninë dhe Lituaninë janë ndër vendet më të rrezikuara nga varfëria në BE, në dallim nga Çekia, Sllovakia dhe Holanda, ku qytetarët ndihen më të sigurt. Sipas fjalëve të kryetares së parlamentit bullgar Cecka Caçeva, e cila hapi diskutimin në Kuvendin Popullor, roli i parlamenteve kombëtare është shumë i rëndësishëm në luftimin e varfërisë veçanërisht tani, në periudhën e krizës ekonomike.

“Sot, në kushtet e krizës ekonomike, Bullgaria ka nevojë për çdo një qytetar. Dhe grupet e prekshme kanë nevojë për mbështetjen tonë” – theksoi Cecka Caçeva. Ajo nënvizoi dhe rolin e Traktatit të Lisbonës në fushën e politikës sociale në Evropë.

Sipas Zinaida Zlatanovës, kryetare e përfaqësisë së KE-së në Bullgari, në Evropë janë të nevojshme përpjekje të përbashkëta për t’i ndihmuar qytetarët që janë në gjendje të rëndë sociale dhe ekonomike. Ajo tha se sipas studimit të Eurobarometrit gjatë gushtit të vitit 2009, 90% të qytetarëve të BE-së janë të mendimit se problemet e varfërisë janë shumë serioze në vendet e tyre.

Për Bullgarinë temat me prioritet janë varfëria ndër fëmijët dhe kufizimi i transmetimit të varfërisë brez pas brezi, përfshirja e grupeve margjinale në tregun e punës, kapërcimi i diskriminimit, përfshirja sociale e grupeve etnike dhe e njerëzve me çrregullime dhe barazimi i sekseve. Ministri i punës dhe politikës sociale Totju Mlladenov tha se për herë të parë tek ne do të krijohen plane bashkiake për luftë me varfërinë. Ndër angazhimet e shtetit janë dhe takimet me fëmijë që rriten në institucione, si edhe me organizata joqeveritare që të merret parasysh dhe opinioni i tyre. Ministri Mlladenov rikujtoi se qeveria e partisë GERB ka ndërmarrë masa urgjente për kapërcim të varfërisë menjëherë pas marrjes së pushtetit gjatë qershorit të vitit të kaluar. Në vend që të dërgojë ca pensionistë për pushime në bregdet, siç bëri qeveria e mëparshme, kabineti hapi kuzhina sociale për njerëz të varfër, tha zoti Mlladenov.

“Në tërë vendin hapëm afro 140 kuzhina sociale – theksoi Totju Mladenov. – Në to ushqehen çdo ditë mbi 11 mijë veta. Këta janë njerëz që nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten.”

Totju Mlladenov premtoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të bëjë gjithçka të mundur që kuzhinat sociale të vazhdojnë të funksionojnë dhe pas 31 marsit të vitit 2010, kur skadon afati i punës së tyre.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Grafitet në Bllagoevgrad kujtojnë historinë tonë 20-vjeçare në NATO

Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..

botuar më 24-11-10 5.45.PD

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD