Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Thierri Kreten: “Rekomandimi ynë kryesor ndaj qeverisë së Bullgarisë është që të punojmë së bashku, sepse jemi në një varkë”

“Me ndryshimin në legjislacionin bullgar duam ta bëjmë kështu se hetimet e OLAF të pranohen si prova në vendin tonë dhe mbi bazën e tyre të shpallen dënime te ne.” – deklaroi kryeministri bullgar Bojko Borisv pas takimit të tij me drejtorin e Shërbimit evropian për luftë kundër mashtrimeve (OLAF) Thierri Kreten.
Foto: BGNES
Me ftesë të zëvendëskryeministrit bullgar dhe ministër i punëve të brendshme Cvetan Cvetanov për një vizitë dyditore te ne ishte delegacioni i Shërbimit evropian për luftim të mashtrimeve OLAF, i udhëhequr nga Thierri Kreten, drejtor i Drejtorisë “Hetime dhe operacione”. Temat kryesore të takimeve ishin masat për luftim të mashtrimeve me mjete evropiane dhe përmirësimi i bashkëpunimit të institucioneve bullgare me OLAF.

Pyetjes së Radio Bullgarisë pas takimit në Ministrinë Bullgare të Punëve të Brendshme – a ka OLAF rekomandime konkrete ndaj qeverisë bullgare dhe Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme për optimizimin e procesit të hetimit të mashtrimeve me mjetet evropiane, zoti Kreten iu përgjigj:“Siç e dini shërbimi ynë OLAF heton dhe disponon të drejta administrative. Rekomandimi ynë i vetëm ndaj qeverisë bullgare është që të punojmë së bashku, sepse ne jemi në një varkë.”

Pas takimit të tij me zëvendëskryeministrin Cvetan Cvetanov Thierri Kreten deklaroi se më e rëndësishmja është që të ketë rezultate. “Po shoh se në Bullgari ka vullnet politik për luftim të mashtrimeve, si dhe për marrje diturish me qëllim efikasitet më të madh të luftimit në këtë drejtim – shënoi ai. – Me të vërtetë po shoh një aranzhim të madh politik. Ne e ndjekim punën e AFKOS (hallka bullgare për koordinim dhe luftim të mashtrimeve me mjete financiare nga BE-ja), si dhe pozitat dhe veprimtarinë e Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme në këtë fushë. Përfundimet e takimit janë se identifikuam një sërë fushash, ku në të ardhmen e afërt mund të punojmë më mirë. Por për të gjithë duhet të jetë e qartë se më e rëndësishmja janë rezultatet. Ato janë treguesi i vetëm për efikasitetin tonë.”

Nga ana e vet ministri i brendshëm Cvetan Cvetanov deklaroi: “Me punën tonë të përbashkët duhet të parandalojmë abuzimet me paratë e tatimpaguesit evropian – nënvizoi ai. – Dhe të përfitojmë nga praktikat e mira, që të rritim kapacitetin administrativ të hallkës bullgare AFKOS. Jam i bindur se me punën e përbashkët të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme dhe Prokurorisë japim një bazë të mirë për hetimet e abuzimeve të lidhura me paratë e fondeve evropiane.”

Delegacioni i OLAF u takua gjithashtu në Sofje me kryeprokurorin e Bullgarisë Boris Vellçev dhe me kryeministrin Bojko Borisov. U diskutua dhe përparësia e Bullgarisë në luftimin e abuzimeve me mjete evropiane. Pas takimit Bojko Borisovi rikujtoi se ëndrra e shefit të vdekur të OLAF dhe mik i madh i Bullgarisë, zoti Brjuner, ka qenë që vendi të jetë një shtet – shembull.

“Kemi vullnetin politik dhe dëshirën për të arritur deri në fund në hetime, nënvizoi kryeministri. – Nuk ka njerëz të toleruar në Bullgari. Çdo sinjal, i cili jep OLAF-i, do të hetohet. Me ndryshimin në legjislacionin bullgar duam ta bëjmë kështu se hetimet e OLAF të pranohen si prova në vendin tonë dhe mbi bazën e tyre të shpallen dënime te ne.”

Borisovi shënoi gjithashtu se aktualisht shërbimet bullgare - Ministria Bullgare e Punëve të Brendshme, Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare, Prokuroria dhe Hetimi, nuk duhet të lejojmë vjedhjen e asnjë euroje nga paratë aq të rëndësishme për Bullgarinë. “OLAF punon mirë me pushtetin në Bullgari – ishte kategorik Thierri Kreten. – Nevojitemi për profesionalizëm dhe e shohim në ekipet e përbashkëta për hetim në Bullgari dhe në reformat e filluara. Mashtrimet me mjetet evropiane i detyrohen lakmisë dhe ndëshkimi më i mirë është marrja e parave nga mashtruesit. Kështu i mbrojmë interesat e qytetarëve evropianë” – tha në përfundim zoti Kreten.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD