Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Leximi i fortë” i kthen adoleshentët tek librat

Organizatorët e fushatës “Leximi i fortë” u dhanë dhe çmime përdoruesve më aktivë.
Foto: www.teenproblem.net
“Apetiti vjen me ushqimin”, shpesh herë thonë adhuruesit e kulinarisë. Por ky parim është i vlefshëm në shumë fusha të tjera të jetës, përfshi dhe në lexim. Libri i mirë, emocioni i lindur nga një histori e bukur, ethja për dituri të reja ndezin xixat e “Leximit të fortë”. Kështu quhet nisma për popullarizimin e leximit ndër të rinjtë në Bullgari, e cila filloi muajin janar. Ideja është e sajtit rinor “Teen Problem”. Përveç se provokon debate sa, çfarë, ku dhe kur lexojnë të rinjtë tek ne, “Leximi i fortë” u ofron vizituesve të sajtit të bëjnë garë në disa loja me pyetje mbi letërsinë. Organizatorët e fushatës u dhanë dhe çmime përdoruesve më aktivë. “Ne e kuptojmë përgjegjësinë që mbajmë para të rinjve dhe të gjithë atyre që e vizitojnë sajtin tonë që prej 8 vjetëve. Ja përse vendosëm të investojmë në brezin e ardhshëm, i cili pas pak kohe do të na qeverisë dhe do të marrë vendimet e rëndësishme. “Leximi i fortë” është një investim afatgjatë në rritjen e kulturës së të rinjve në vendin tonë”, tha Aleksandër Nenov, themelues dhe menaxher i sajtit “Teen Problem”.

“Megjithëse leximi nuk duket problemi më i rëndësishëm i adoleshentëve bullgarë, ne vendosëm të përqendrojmë përpjekjet tona në të, sepse jemi të mendimit se leximi është një faktor kyç për edukimin e të rinjve si personalitete dhe si qytetarë – shtoi Aleksandër Nenov. – Vetëm nëpërmjet librave ne mund të kemi një përfytyrim të qartë për botën, për historinë, për ngjarjet që ndodhin rreth nesh, të kërkojmë të vërtetën dhe të zhvillojmë fantazinë. Po të ndalim të kërkojmë të vërtetën, një ditë mund të zgjohemi në një vend, në të cilin të gjithë merren me shoun e radhës të televizionit. Prandaj vendosëm të bëjmë një debat për leximin, të provokojmë interesin e të rinjve ndaj librit. Mbi 20 000 përdorues u regjistruan në lojën tonë. 5000 prej tyre ishin shumë aktivë dhe u përgjigjeshin pyetjeve, të cilat nuk ishin të lehta fare. Disa përdorues madje na propozuan pyetje, për të cilat nuk kishim menduar. Në këtë mënyrë ndoqëm çfarë janë interesat e të rinjve, çfarë libra preferojnë. Doli se gjinia më e preferuar ndër të rinjtë bullgarë është “fantasy”, e ndjekur nga thriller-i dhe fantastika shkencore. Është mirë se në zgjedhjen e të rinjve janë të pranishëm dhe klasikët bullgarë.”

Pyetjes se çfarë është për ta leximi, 36% të të anketuarve iu përgjigjën se është një mënyrë çlodhjeje dhe ikjeje nga realiteti. Leximi është diçka e dobishme dhe e nevojshme, u përgjigjën 24% të pjesëmarrësve në anketë. Pyetjes si zgjidhni se çfarë të lexoni, 61% të të anketuarve iu përgjigjën se zgjedhin libra me rekomandim nga shitësit në librari, 58% - libra të rekomanduar nga miqtë, 55% - pas kërkimit në internet. Përgjigjet e pyetjeve tejkalojnë 100%, sepse është e mundur më shumë se një përgjigje, shpjegoi Aleksandër Nenov.

“Përshtypje më të mirë më bëri përqindja e vogël e njerëzve, që mendojnë se leximi është i mërzitshëm. Është interesante se 82% prej pjesëmarrësve në anketën tonë janë gra. Kjo tregon se damat e reja janë më të zgjuara dhe lexojnë më shumë. Për mua ky ishte rezultati më tregues dhe më i papritur nga anketa” – tha Aleksandër Nenov.

Sipas organizatorëve të “Leximit të fortë” një fakt tjetër interesant është se të rinjtë janë shumë liridashës sa i përket leximit. 45% pohuan se lexojnë vetëm libra që u pëlqejnë. 54% u përgjigjën se lexojnë dhe libra që nuk u pëlqejnë kaq shumë, por janë të detyruar t’i lexojnë. Aleksandër Nenov prognozoi se do të rritet interesi ndaj librave elektronikë.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD