Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tema nga radio rrjeti evropian "Euranet Plus":

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati për një mandat të dytë të Donald Trump?

Votuesit amerikanë duhet të zgjedhin mes dy kandidatëve me dy botëkuptime kontradiktore - dhe megjithëse kjo nuk është hera e parë që ndodh, ndryshimi tani është se po ndodh në mes të një rendi botëror dhe prioriteteve amerikane në ndryshim.

Ne duhet të ndjekim rrjedhën e angazhimit tonë global, të respektojmë të drejtat dhe normat ndërkombëtare, të ruajmë vlerat demokratike, brenda dhe jashtë vendit, të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta”, këtë e deklaroi kandidatja demokrate Kamala Harris

Ja një pjesë e vizionit të republikanit Donald Trump: “Pas viteve të ndërtimit të kombeve të huaja, mbrojtjes së kufijve të huaj dhe mbrojtjes së tokave të huaja, ne më në fund do të fillojmë të ndërtojmë vendin tonë, të mbrojmë kufijtë tanë dhe të mbajmë qytetarët tanë të sigurt. “Kjo quhet Amerika në vend të parë dhe do të ndodhë në nivele të papara deri më tani.”

Donald Trump premtoi të vendosë një tarifë 10% për importet nga të gjitha vendet dhe një tarifë 60% për importet nga Kina. Një vendim i tillë do të ndikojë në zinxhirët e furnizimit në mbarë botën dhe ka të ngjarë të shkaktojë masat përkatëse dhe të rrisë shpenzimet.

"Nëse kompanitë nuk i prodhojnë produktet e tyre këtu, atëherë ato do të paguajnë tarifa të larta për të dërguar produktet e tyre në SHBA për privilegjin e konkurrencës me punëtorët tanë dhe kompanitë tona të mbrojtura." Ne do të mbrojmë kompanitë tona me tarifa shumë të forta. Ne do të mbrojmë të gjithë sistemin tonë. Bashkimi Evropian tingëllon kaq bukur dhe mrekullueshëm. Të gjitha ato vende të bukura të vogla evropiane të grupuara së bashku. Ato janë brutale. Ato nuk i blejnë makinat tona, apo produktet tona bujqësore. Ato shesin miliona e miliona makina në Shtetet e Bashkuara. Jo, jo, jo, ato do të duhet të paguajnë shtrenjtë.”

Dhe cilat janë ndjenjat e liderëve evropianë dhe atyre që mbajnë poste të larta përpara zgjedhjeve në SHBA? Ja komentet nga kryeministrja daneze Mette Frederiksen, ministri gjerman i mbrojtjes Boris Pistorius, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte dhe kryeministri hungarez Viktor Orbán:

“Pavarësisht se çfarë ndodh në SHBA, Evropa duhet të jetë në gjendje të bëjë më shumë vetë dhe në bashkëpunim me aleatët tanë”.

“Ne kemi besim në bashkimin euroatlantik dhe në solidaritetin dhe miqësinë mes nesh, por përtej kësaj duhet të bëjmë më shumë.”

“Unë nuk kam një pozicion, por kushdo që fiton këto zgjedhje, Kamala Harris apo Donald Trump, kam besim të plotë se do të jemi në gjendje të punojmë së bashku”.

“Çfarë do të bëjmë? Nëse Trump kthehet, ne do të hapim disa shishe shampanjë. Çfarë do të bëjnë të tjerët, është tjetër çështje.”

Në disa raste kemi përshtypjen se ka politikanë europianë që shqetësohen për mundësinë e një mandati të dytë të Donald Trump. Diplomacia evropiane, megjithatë, del me deklarata se në fakt e njeh mirë Trumpin dhe ai nuk mund ta befasojë me asgjë, dhe se cilido nga të dyja të fitojë, proteksionizmi amerikan do të jetë fakt. Megjithë fjalët e Trump për tarifat, gjatë qeverisjes së demokratit Joe Biden, u nënshkrua ligji për pakësimin e inflacionit, i cili ka një ndikim negativ në ekonominë evropiane, pasi subvencionet dhe lehtësimet tatimore të parashikuara në të devijojnë prodhimin, investimet dhe burimet natyrore në SHBA dhe BE-ja po humbet konkurrencën në sektorë me rëndësi strategjike. E megjithatë - çfarë do të thotë një fitore e Trump për marrëdhëniet midis Brukselit dhe Uashingtonit, pyesim Dr. Robert Phillips Jr. - profesor i shkencave politike në Universitetin Amerikan në Bllagoevgrad:

Duhet të kujtojmë se kur bëhet fjalë për Trump, askush nuk e di se kur dhe çfarë saktësisht do të bëjë. Nuk jam i sigurt se as ai e di. Gjatë mandatit të tij të parë, Trump ishte më pak i përgatitur. Por tani ai vjen me një ekip njerëzish me një përvojë më të madhe dhe do të jetë më armiqësor ndaj BE-së. Sfida më e madhe është se Donald Trump e kupton se BE-ja e ka lejuar veten të bëhet e pambrojtur, nga këndvështrimi i tij, në fushat e tregtisë dhe sigurisë. Ai i sheh situatat si transaksione dhe kjo do të jetë një pjesë e rëndësishme e politikës së tij të jashtme.”
Jean-Claude Juncker dhe Donald Trump
Kujtojmë që gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Donald Trump u takua në Uashington me Presidentin e atëhershëm të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, kur SHBA dhe BE ishin në prag të një lufte të vërtetë tregtare. Pastaj, gjithashtu, Trump kërcënoi me tarifa të reja, të larta dhe Brukseli ishte i vendosur të përgjigjej. Më pas, Juncker tregoi largpamësi dhe në vend që të përshkallëzonte situatën, ai i bëri premtime Trump, të cilat ai do të donte të dëgjonte. Më këtë mënyrë të dy u morën vesh dhe lufta tregtare u shmang. A mundet që kërkesat aktuale të Trump, nëse zbatohen, të dëmtojnë biznesin evropian, madje të çojnë në një recesion, dhe sa janë gjasat që BE të arrijë një marrëveshje me të?

Ekonomistët duhet të thonë nëse ai do të dëmtojë ekonominë evropiane. Por është interesante mënyra se si shprehet. Ai flet për “vendet e vogla europiane” që janë “të mrekullueshme”, për “Evropën e ëmbël”. Në anglisht kjo tingëllon përbuzëse, sikur të ishte thënë me një ndjenjë superioriteti ose përbuzjeje. Ndërkohë, ai po u flet mbështetësve të tij që ndihen disi të dëmtuar dhe të përdorur dhe duan të dëgjojnë se tani do të mbrohen, duke e vendosur veten në pozitën e kujdestarit. Fjalët e tij janë pjesërisht për elektoratin dhe na tregojnë se cilat janë pikëpamjet e tij - se Evropa është e pambrojtur dhe ai mund të përfitojë nga kjo situatë. Do të jetë një sfidë për politikanët evropianë që të negociojnë çdo marrëveshje në situatën aktuale, ata duhet të jenë negociatorë shumë të aftë.”

Dhe nëse Kamala Harris fiton, çfarë e pret Evropën?

Në përgjithësi, kur bëhet fjalë për çështjet e sigurisë, mund të pritet që Harris të vazhdojë t'u përmbahet vlerave të përbashkëta midis SHBA-së dhe BE-së, kështu që gjërat do të vazhdojnë në të njëjtën mënyrë. Ajo ka pikëpamje qendrore në politikën e jashtme dhe mbështetja e saj për Evropën dhe për marrëdhëniet e qëndrueshme do të vazhdojë. Lidhur me proteksionizmin, ajo do të trajtojë vështirësitë ekonomike të industrisë amerikane, pasi Trump e krijoi këtë problem dhe ai ende po ekziston. Nëse Harris është presidente, po të kërkohet ndonjë ndryshim, ka më shumë gjasa që ai të mos imponohet në mënyrë të njëanshme, por të negociohet në faza dhe nivele të ndryshme.”
Dr. Robert Phillips Jr.
Duke pasur parasysh dy sfidat më të mëdha të sigurisë së Evropës – lufta në Ukrainë dhe paqëndrueshmëria në Lindjen e Mesme – cilët janë skenarët e mundshëm?

Të dy presin që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj dhe se Europa tani do të duhet të mendojë shumë më seriozisht për sigurinë e saj. Kjo do të thotë se evropianët do të duhet të investojnë më shumë në kërkim dhe zhvillim. Ndoshta do të duhet të krijohen më shumë fabrika të prodhimit të armëve në Evropë, si dhe të rriten shpenzimet e mbrojtjes dhe ato ushtarake. Ekziston një mirëkuptim i përbashkët se ka ardhur koha që SHBA të vendosë mbrojtjen evropiane në duart e vetë evropianëve. Ombrella bërthamore do të mbetet në vend, por Europa do të duhet të përballet vetë, në përgjithësi. Udhëheqësit evropianë kanë pasur katër vjet kohë për ta menduar këtë ide dhe, për fat të keq, nuk ka rezultate dhe zgjidhje të prekshme. Sa i përket Trumpit, gjithçka ka të bëjë me momentin e saktë. Ka të ngjarë të veprojë shpejt dhe në mënyrë shkatërruese. Qasja e tij është të propozojë diçka pa lejuar diskutime dhe marrëveshje, gjë që do të krijojë probleme reale për politikanët evropianë. Në lidhje me Ukrainën – ai ka thënë se do ta “rregullojë” situatën, por ndoshta do të bëhet në një mënyrë që është në interes të qëndrimeve të presidentit Putin. Nëse Trump mund t'i "rregullojë" gjërat është një çështje tjetër, por sigurisht që ai mund të tërheqë shumë lehtë ndihmën, për të parë nëse vendet evropiane mund ta arrijnë hapin, gjë që për momentin nuk duket e mundshme. Sa i përket Lindjes së Mesme, nëse Trump fiton, kjo do të nënkuptonte edhe më shumë mbështetje për kryeministrin izraelit Netanyahu. Trump mbështet qeverinë e Izraelit, madje më shumë se administrata e Biden. Trump e akuzon atë se nuk e mbështet sa duhet qeverinë e Izraelit. Nëse  Harris fiton, mbështetja për Ukrainën do të vazhdonte, por me idenë që vendet evropiane të kontribuojnë edhe më shumë në këtë proces. Lufta ka të ngjarë të vazhdojë dhe nuk është e qartë nëse do të arrihet ndonjë negociatë. Sa për Lindjen e Mesme, gjatë një qeverisjeje të Harris do të kishte më shumë përkrahje për palestinezët, por do të vazhdonte edhe mbështetja për qeverinë e Izraelit. Por kur bëhet fjalë për mbrojtjen e jetëve të civilëve palestinezë, unë pres që ajo të jetë më agresive madje nga Biden. Një administratë e Harrisit do të jetë ndryshe nga një administratë e Bidenit.”

A ekziston një rrezik real që nëse Trump bëhet president, SHBA-të të tërhiqen nga NATO, ose të zvogëlojnë pjesëmarrjen e tyre në aleancë?

SHBA-të nuk do të jenë në gjendje të tërhiqen zyrtarisht nga NATO-ja. Për shkak se kishte shqetësime të ngjashme si nga senatorët demokratë, ashtu dhe nga senatorët republikanë, vitin e kaluar u miratua një ligj që parashikon miratimin e Senatit për t'u larguar nga NATO. Dhe në Senat nuk ka mbështetje për një gjë të tillë në mazhorancë, përveç një numri të vogël senatorësh republikanë. Pra, nuk do të ketë asnjë ndryshim, por ajo që mund të ndodhë është që Trump të thotë se nuk ka interes të madh për NATO-n. Në të njëjtën kohë ne e dimë se Aleanca bazohet në besimin se nëse një nga anëtarët e saj sulmohet, të tjerët do të ndërhyjnë për ta mbrojtur atë. Dhe me disa deklarata të tilla të pakujdesshme, besimi mund të shkatërrohet. "

Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD