Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse gjithnjë e më tepër turistët parapëlqejnë shtëpitë për miq në krahasim me hotelet luksoze?

Shtëpitë për miq ofrojnë një atmosferë shtëpiake, e cila kërkohet nga udhëtarët
Foto: Veneta Nikollova

Sipas klasifikimit të udhërrëfyesit “Lonely Planet”, që është manuali më i preferuar nga qindra udhëtues në botë, Bullgaria zë një prej dhjetë vendeve më të favorizuara në fushën e turizmit gjatë vitit 2010. Në manualin e njohur jo për herë të parë është bërë fjalë për vendin tonë. Në artikuj vihen në dukje kryesisht itineraret këmbësore në gjirin e natyrës bullgare, traditat tona dhe adresat për të rezervuar një vend pushimi në det ose në mal. Turistët parapëlqejnë të kalojnë pushimet në shtëpitë fshatare, të cilat janë përgatitur për këtë qëllim. Në krahasim me hotelet ato ofrojnë një atmosferë shtëpiake. Ndërkohë çmimet e pushimeve në këto shtëpi janë të arritshme për çdo njeri. Kështu gjithnjë e më tepër rritet kërkesa për shtëpitë për miq.

Një pjesë e madhe prej hoteleve të vogla familjare, të cilat janë shtruar edhe në vendet me të egra të Bullgarisë, kanë afro 2-3 dhoma. Gjatë dimrit ato mbeten bosh. Prandaj çdo mysafir aty pritet me padurim. Pronarët shpresojnë se ai do të mbetet i kënaqur nga mikpritja e tyre dhe do të provojë ardhjen e miqve të tjerë. Shumica prej turistëve të huaj dhe bullgarë preferojnë të pushojnë në hotelet familjare për arsye të mikpritjes së ngrohtë. Shtëpitë për mysafirë gjithnjë e më tepër ofrojnë dëfrime të ndryshme: shëtitje nëpër rrethinat, mbledhje e bimëve mjekësore, peshkim etj.

Çdo vit mbi 1000 shtëpi mikpritëse të tërë vendit vizitohen nga turistët, të cilët parapëlqejnë të kalojnë pushimet në ndonjë vend të qetë. Numri real i këtyre hoteleve të vogla familjare është më i madh, sepse disa prej pronarëve nuk regjistrohen sipas ligjit, për të mos paguar tatime. Në vend të parë mund të bëni rezervim me anë të internetit. Në sajtet përkatëse do të shihni shtëpi të rregulluara dhe të pastra, të cilat u përgjigjen standardeve. Në vend të dytë mund të hapni një prej udhërrëfyesve, të cilat u shfaqën në treg. Pritet që të dalë manuali më i ri ndër to - udhërrëfyesi “Vatra shtëpiake”, i cili përmban afro 200 faqe me adresa jostandarde për pushime në gjirin e natyrës.

“Shtëpitë për miq ofrojnë një atmosferë shtëpiake, e cila kërkohet nga udhëtarët – pohon botuesi i manualit Atanas Paskalev. – Megjithëse Bullgaria është një vend i vogël, çdo krahinë tërheq vëmendjen e miqve me bukuritë natyrore dhe pamjen e shumëllojshme.” Në qoftë se dëshironi të pushoni jashtë qytetit, vendi më i mirë për çlodhje është ndonjë shtëpi për mysafirë në fshat.

Kohën e fundit bashkitë bullgare filluan të përvetësojnë mjetet nga BE, të cilat janë destinuar për zhvillimin e turizmit. Vëmendje speciale në këtë drejtim i kushtohet ndërtimit të hoteleve, në vende që nuk u shkaktojnë dëme natyrës. Në kuadrin e programeve të ndryshme evropiane shumë prej pronarëve të hoteleve të vogla familjare kaluan kurse për trajnimin e sipërmarrësve në fushën e ndërtimit. Gjithnjë e më tepër, bashkë me kushtet për pushime, pronarët e shtëpive për miq ofrojnë dhe programe të pasura argëtuese.

“Gjithmonë janë ofruar atraksione në këto vende, por deri tani nuk ishin të organizuar kaq mirë për klientët – thotë zoti Paskalev. – Sot kudo ka profesionistë, të cilët ofrojnë hipizëm, fluturim me paraplaner, vizitë në shpella të ndryshme, kacavarje ekstreme nëpër shkëmbinj, kalim nëpër shtigje ekologjike etj. Deri tani njerëzit tek ne e lidhnin turizmin me pushimet në hotel. Por kohen e fundit turistët gjithnjë e më tepër kërkojnë qetësi dhe çlodhje në shtëpitë e vogla, të cilat janë shtruar në gjirin e natyrës. Në tërë vendin pronarët e hoteleve familjare dhe ata të shtëpive për mysafirë prezantojnë pushimet në krahinën e tyre, nga njëra anë, si argëtuese dhe nga ana tjetër si mësimore. Miqtë mund si të kënaqen me veçoritë dhe bukuritë natyrore të vendit, ashtu dhe të njihen me historinë e tij dhe të mësojnë gjëra të dobishme dhe interesante.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përtej reve – shkëmbinj dhe balona sërish në një kërcim magjik mbi Bellogradçikun

Bellogradçiku dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm botërisht janë sërish skena e një spektakli magjik. Për pesë fundjava radhazi – nga 19 shtatori deri më 19 tetor – qyteti është mikpritës i edicionit të pestë të Festivalit të Balonave. Pritet që mbi 5 mijë..

botuar më 25-09-27 9.10.PD

Luks antik dhe përjetime moderne – Vila “Armira” e rinovuar bëhet një hit turistik

Në Rodopet Lindore, në vendin ku patrikët romakë pinin verë nën kolona mermeri, sot turistët veshin toga autentike dhe mahniten nga mozaikët origjinalë të shekujve II-III. Vila “Armira” – e vetmja rezidencë aristokratike romake e ruajtur në Ballkan me..

botuar më 25-09-20 9.15.PD

Një dekadë në 18 000 fotografi – Sofja përmes syve të Ivan Shishiev

10 vite dhe 18 000 fotografi të publikuara – ky është bilanci i Ivan Shishiev, i cili lejoi veten të hedhë një vështrim të shkurtër pas në dekadën e kaluar. Vite, në të cilat ai ka fiksuar pa numër momente, fytyra dhe vende simbolike në kryeqytetin..

botuar më 25-09-17 7.00.PD