Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ungjillëzimi i Hyjlindëses

Foto: www.pravoslavieto.com
Kisha Ortodokse Bullgare çdo vit më 25 mars kremton Ungjillëzimin e Hyjlindëses. Kjo është një nga festat më të mëdha të fesë së krishtere ortodokse. Ajo lidhet me lajmin e gëzueshëm dhe të këndshëm nga lindja e Birit të Zotit. Ky është momenti, në të cilin Kryeengjëlli Gavraill e lajmëroi Shën Mërinë se do të lindë birin e Zotit dhe do të bëhet nënë.

Më shumë hollësi për këtë festë sjell prifti Vasill Kocev nga kisha “Shën Gjergji” në Sofje: “Në Ungjill tregohet legjenda, se engjëlli i Zotit e përgëzoi Shën Mërisë me fjalët e këndshme: “Gëzohu e bekuara, Zoti është me ty!” Kështu ai e lajmëroi, se është e zgjedhur të bëhet nënë e Shpëtuesit, Zoti Jisu Krisht. Hyjlindësja u gëzua shumë dhe e frymëzuar nga lajmi i këndshëm tërë ditën këndonte himne lavdëruese për Zotin. Me zemrën e mbushur me hare ajo drejtonte falënderime, se do të bëhet nënë e të gjithëve, që presin nga biri i saj shpëtimin e botës. E deri më sot respekti ndaj Shën Mërisë është tepër i fortë në të gjitha skajet e planetit. Kudo nëna e Zotit lavdërohet si mbrojtëse e fisit njerëzor.”

Pyetjes, në ç’shkallë mund të konsiderojmë këtë ditë festë të nënës, prifti Vasill Kocev iu përgjigj: “Jetojmë në një shoqëri, në të cilën brenda viteve vlerat e fesë së krishtere, sikur u harruan. Vite me radhë feja e krishtere ishte pothuajse e ndaluar. Tani, në kohën e demokracisë, kremtet e krishtere dalë-ngadalë rivendosen. Do të vijë kohë, kur të gjithë me zemra të hapura dhe me bindje të thellë do të pranojnë dhe do të respektojnë festat e krishtere. Sipas traditës popullore dhe fesë së krishtere, Ungjillëzimi i Hyjlindëses konsiderohet festë e gruas dhe e nënës.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Svetlla Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fjetja e Hyjlindëses lavdëron dashurinë e pamasë të Nënës së Zotit

E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..

botuar më 24-08-15 5.25.PD

Një tempull i ndërtuar nga kryqtarët francezë në shekullin e 15-të ruhet ende në fshatin Vlladimirovo

Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo  në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..

botuar më 24-08-12 4.22.MD

Ura e Koljo Fiçeto në qytetin e Bjallës është restauruar

Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...

botuar më 24-08-11 8.20.PD