Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit Himara, i mundur nga heroi Belerofont mbi kalin me krahë Pegazi - njofton platforma e specializuar archaeologia-bulgarica. Skena u njoh nga Dobrina Harbalieva nga Muzeu Historik Komunal në Sredec, në bashkëpunim me Dr. Arina Korzun nga Instituti i Studimeve Ballkanike me Qendrën për Trakologji pranë Akademisë Bullgare të Shkencave. Përbindëshi që merr frymë nga zjarri me kokë luani, bisht dragoi dhe trup dhie besohet të jetë përshkruar për herë të parë nga Homeri në “Iliada”. Edhe pse ajo duket e egër dhe pretendon të jetë e pavdekshme, Himera megjithatë goditet nga shigjeta e heroit Belerofont, me ndihmën e perëndeshës Athena. Dy fitimtarët kryejnë më shumë bëma së bashku, por në fund Belerofont dëshiron të ngjitet te perënditë e Olimpit. Por ai bie nga shpina e Pegazit, kujtojnë arkeologët.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt
Doktori bullgar Ivan Seliminski (1799 – 1866) dhe shqiptari Naum Veqilharxhi (1797 – 1846) kanë një fat të përbashkët historik – të dy janë rilindës të shquar dhe luftëtarë për kulturën dhe lirinë kombëtare. Zgjedha e rëndë e robërisë i detyroi ata të..
Lart në kanionin e lumit Rusenski Llom fshihet një nga qendrat shpirtërore më mbresëlënëse të Bullgarisë. Bëhet fjalë për një kompleks me dhjetëra qeli shkëmbore, kapela dhe kisha të gdhendura në të dy anët e lumit , të cilat u krijuan që në..
Disa ditë më parë, arkeologët zbuluan një pjesë të infrastrukturës komplekse nëntokësore që i shërbente banjave romake të Raciaria-s - një nga qytetet më të rëndësishme antike në Veriperëndimin bullgar, i cili u ngrit në shekullin e parë në zonën e..