Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria në Vitin evropian të luftës kundër varfërisë dhe përjashtimit social

Komisioni Evropian e përcaktoi vitin 2010 si Vit i luftës kundër varfërisë dhe përjashtimit social. Ky është viti, në të cilin qytetarët e Bashkimit Evropian do t’u kushtojnë një vëmendje të veçantë grupeve sociale, të cilat në një farë shkalle janë të përjashtuar nja jeta e plotë-vlefshme shoqërore, kurse të tjerë nga pjesëmarrja aktive në tregun e punës. Në Bullgari më shpesh këta janë njerëzit me të meta, të papunët për një periudhë të gjatë kohe, romët. Viti evropian i luftës kundër varfërisë dhe përjashtimit social do të risë informimin e shoqërisë sa u përket grupeve më të prekshme dhe personat dhe do të kontribuojë për pjesëmarrjen në problemet e tyre përmes përsosjes së politikës ndaj tyre. Viti 2010 është një apel për një luftë vendimtare me shkaqet për varfërinë, që të mund të sigurohet një rol aktiv dhe i plotë-vlefshëm për çdo një njeri në shoqëri.

Personat e fushatës bullgare dhe ambasadorë me vullnet të mirë, të cilët do të popullarizojnë idetë e Vitit evropian të luftës kundër varfërinë dhe përjashtimit social, janë përveç personat publikë, dhe të tillë të cilët i përkasin grupeve të prekshme sociale. Mes personave të njohur është pop interpretuesi i ri bullgar Vlladimir Ampov-Grafa. Vokalisti i grupit D2 Dejan Kamenov po kështu është i përfshirë në fushatë. “Qëllimi im është që njerëzit, të cilët kanë nevojë për ndihmë, të mësojnë se si shteti mund t’u jetë i dobishëm, sepse secili meriton të marrë arsim, të punojë dhe të mbajë vet familjen e vet,” thotë Dejan. Fytyrë e fushatës është dhe Xhemi i vogël nga një fshat i Plovdivit. Kapka Panajotova – kryetare e fondacionit “Qendër për një jetë të pavarur”, prej viteve mbron të drejtat e njerëzve me të meta, siç është dhe ajo vet. Dhe deri në një shkallë të madhe meritë e saj është që problemet e këtyre njerëzve të hyjnë gjithnjë e më shpesh në rendin e ditës të shoqërisë. Në cilësinë e tij të ambasadorit të fushatës ajo thotë:

“Tani për tani jam një vullnetare joprofesionale, ambasadore të idesë për një përfshirje sociale si një instrument të mirë për luftë me varfërinë. E bëj sepse gjatë 20 vjetëve të fundit, në qoftë se kam bërë diçka me vetëdije, me qëllim dhe me të gjithë potencialin tim, kjo ka qenë lufta për një përfshirje sociale të grupeve më të prekshme. Mendoj se kam akoma se çfarë të them dhe të mund t’u ndihmojë më shumë njerëzve të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh i përjashtuar, të mos të kesh një rol të plotë në shoqëri. Dhe mesazhi më i rëndësishëm është se përfshirja sociale nuk është çështje të bamirësisë, nuk është çështje të qëllimit të mirë, por është çështje të politikës së shtetit.”

Çfarë bën Bullgaria për evitimin e varfërisë dhe për përfshirjen në tregun e punës të shtresave më të prekshme sociale?

Në një Plan kombëtar për veprim mbi zënien për vitin 2010 një vëmendje e posaçme u kushtohet politikave për një integrim social dhe një përfshirje aktive të grupeve më të largëta nga tregu i punës. Do të vazhdojë programi më i konsiderueshëm shumëvjeçar i ministrisë sociale në përkrahje të personave, objekt të ndihmës sociale “Nga ndihmat sociale drejt sigurimit të zënies”. E njëjta gjë i përket dhe programit kombëtar “Asistent të njerëzve me të meta”, i cili përmirëson cilësinë e jetës të njerëzve me të meta. Në kuadrin e programit sigurohet zënie të personave të papunë, të cilët mund të kujdesen në një mjedis familjar për njerëzit nga ky grup social. Përsoset struktura institucionale, e lidhur me mbrojtjen sociale të grupeve me të ardhura më të pakta dhe më të rrezikshme. Ekzistojnë një sërë programe për kualifikim dhe rikualifikim për përmirësimin e mjeshtërive, të cilat mund të ndihmojnë adaptimin më të shpejt të njerëzve nga ky grup social ndaj kërkesave të tregut të punës. Mundësi serioze për financim të këtyre veprimtarive ofron Programi operativ “Zhvillim i resurseve njerëzore” të Bashkimit Evropian.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD