Në fund të javës së kaluar një delegacion parlamentar i Republikës së Kosovës ne krye me kryetarin e Kuvendit Z. Jakup Krasniqi bëri një vizitë zyrtare në Bullgari. Kryeparlamentari i Kosovës u prit nga homologu i tij bullgar, zonja Cecka Caçeva, nga kryeministri i Bullgarisë, Z. Bojko Borisov dhe nga ministri bullgar i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Z. Trajço Trajkov. Delegacioni kosovar pati bisedime të frytshme në Komisionin e parlamentit bullgar për politikën e jashtme dhe mbrojtje. Në të gjitha bisedimet e zhvilluara në Sofje kryetari i Kuvendit të Kosovës nënvizoi rëndësinë e ndihmës diplomatike bullgare për aderimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshi, Këshillin e Evropës, OSBE-në etj., për zgjerimin e njohjes ndërkombëtare dhe për bashkëpunimin rajonal.
Në fund të vizitës zyrtare dyditore në Sofje kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dha një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë. Po të doni të dëgjoni intervistën klikoni AUDIO.
© Foto: BTA
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..