Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Intervistë me Z. Jakup Krasniqi – Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

Gjatë kohës së vizitës së tij në Sofje Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës u takua me kryeministrin bullgar Bojko Borisov
Foto: BTA

Në fund të javës së kaluar një delegacion parlamentar i Republikës së Kosovës ne krye me kryetarin e Kuvendit Z. Jakup Krasniqi bëri një vizitë zyrtare në Bullgari. Kryeparlamentari i Kosovës u prit nga homologu i tij bullgar, zonja Cecka Caçeva, nga kryeministri i Bullgarisë, Z. Bojko Borisov dhe nga ministri bullgar i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Z. Trajço Trajkov. Delegacioni kosovar pati bisedime të frytshme në Komisionin e parlamentit bullgar për politikën e jashtme dhe mbrojtje. Në të gjitha bisedimet e zhvilluara në Sofje kryetari i Kuvendit të Kosovës nënvizoi rëndësinë e ndihmës diplomatike bullgare për aderimin e Republikës së Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshi, Këshillin e Evropës, OSBE-në etj., për zgjerimin e njohjes ndërkombëtare dhe për bashkëpunimin rajonal.

Në fund të vizitës zyrtare dyditore në Sofje kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dha një intervistë të posaçme për Radio Bullgarinë. Po të doni të dëgjoni intervistën klikoni AUDIO. 

© Foto: BTA

 Kryetarja e Kuvendit Popullor të Bullgarisë Cecka Caçeva priti Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi

 

По публикацията работи: Sofia Popova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministria e Arsimit dëshiron të bëjë të detyrueshme mësimet е fesë

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..

botuar më 25-04-07 7.31.MD

Kanceri i gjirit prek çdo të tetën grua bullgare

Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat.   Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..

botuar më 25-04-07 7.05.PD

Java e parë e prillit në Bullgari i është kushtuar pyjeve

Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..

botuar më 25-04-06 7.30.PD