Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është e tretë për nga varfëria në Evropë sipas një klasifikimi të Eurostat për vitin 2008

Sipas rezultateve të një studimi të specializuar të Eurostatit “Jeta në Evropë”, i cili përgjithëson të dhënat për vitin 2008 Bullgaria zë vendin e tretë në klasifikimin për nga varfëria në Evropë. Varfëria është një prej problemeve më serioze të Kontinentit të vjetër. Ky është një prej përfundimeve kryesore të studimit. Të dhënat tregojnë se të kërcënuar nga varfëria janë afro 90 milionë prej banorëve në kontinent, ose rreth 17 për qind evropianë. Ndër ta është edhe Bullgaria, por tashmë nuk është vendi më i varfër në BE, siç ishte deri përpara pak kohe. Me prag më të lartë të varfërisë është Letonia – me 26 për qind prej banorëve të saj. Pastaj është Rumania – me 23 për qind njerëz në risk varfërimi dhe pas saj është Bullgaria me 21 për qind, shumë afër vendit të katërt Lituania, e cila është pas nesh vetëm me një për qind më pak.

Një fakt interesant në këtë klasifikim është se më pak të kërcënuar nga varfëria janë Çekia, gjithashtu ish shtet socialist nga vendet e reja anëtare të BE-së, ku përqindja e njerëzve të kërcënuar nga varfëria është 9. Në Gjermani kjo përqindje është 15, në Austri, Danimarkë dhe Suedi – 12, në Holandë, Sllovaki dhe Norvegji – 11, në Islandë – 10. Një fakt tjetër kureshtar është se punonjësit nuk janë më pak të kërcënuar nga varfëria. Edhe pse punojnë, para pragut të varfërisë gjenden 8 për qind e popullsisë së Evropës.

Sipas studimit Bullgaria gjendet ndër tri vendet e para për nga numri i fëmijëve, të kërcënuar nga varfëria. Sipas këtij treguesi ne jemi në vendin e dytë – me 26 për qind fëmijë në risk. Vendin e parë sipas këtij treguesi e zë Rumania me 33 për qind, kurse në vend të tretë është Italia, bashkë me Letoninë – me 25 për qind. Ndër vendet me përqindje më të ulët të fëmijëve të kërcënuar nga varfëria janë Danimarka – 9 për qind, Norvegjia dhe Islanda – 11 për qind.

Bullgaria është ndër tri vendet më të kërcënuara sipas treguesit “më shumë pensionistë në pragun e varfërisë”. Sipas këtij treguesi në vendin e parë është Qiproja me 49 për qind, pas saj është Estonia me 39 për qind dhe në vendin e tretë është Bullgaria – me 34 për qind pensionistë në risk, duke dalë përpara Letonisë – 29 për qind. Në polin tjetër të këtij klasifikimi është Hungaria me vetëm 4 për qind pensionist në risk, Luksemburgu – me 5 për qind dhe Çekia – me 7 për qind.

Bullgaria nuk hyn në grupin e të parëve nga Evropa me më shumë njerëz të kërcënuar nga varfërimi të moshës aktive të punës – nga 18 deri në 64 vjeç. Në këtë klasifikim vendin e parë e zënë Rumania dhe Letonia – me 20 për qind, pas tyre është Greqia – me 19 për qind. Pas Greqisë janë Bullgaria dhe Lituania – me 17 për qind. Vetëm me një për qind pas tyre janë tri shtete nga BE-ja – Polonia, Spanja dhe Portugalia. Në polin tjetër janë Çekia – 8 për qind, Islanda – 9 për qind dhe Danimarka dhe Norvegjia – 11 për qind.

Bullgari është jashtë grupit të të parëve edhe sa i përket treguesit numër shtetasish të varfër me punë të përhershme dhe të përkohshme. Në grupin e të varfërve me punë të përkohshme janë Letonia, Luksemburgu, Lituania dhe Portugalia, kurse në grupin e të varfërve me punë të përhershme vendi ynë radhitet pas Rumanisë, Suedisë, Letonisë dhe Qipros.

Studimi tregon gjithashtu se mesatarisht për tërë Evropën sistemi i mbrojtjes sociale ka zvogëluar riskun e varfërisë me 32 për qind. Dy vendet e vetme në BE, të cilat kanë konstatuar ulje sipas këtij treguesi gjatë vitit 2008 janë Rumania dhe Irlanda. Atje ky risk është zvogëluar me 2 për qind.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD

Moldavia ka zgjedhur një të ardhme pro-evropiane, por duhet ta çimentojë atë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..

botuar më 24-10-30 2.20.MD