Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gojëdhëna për urat e lashta

Ura e Kadinit
Foto: wikipedia
Nëpër të gjithë Bullgarinë mund të shikohen ura të vjetra prej guri. Pjesa më e madhe prej tyre janë ndërtuar prej mjeshtërve amatorë popullorë, por kanë rezistuar gjatë kalimit të kohës dhe stuhitë e natyrës. Për një pjesë të madhe prej tyre tregohen historia emociononte.

Në fshatin Debelec në krahinën e qytetit Gabrovo, në veri nga mali Stara pllanina ka një urë prej guri mbi lumin Belica. Banorët vendas tregojnë se është e ndërtuar përpara 200-300 vjetëve. Emri i ndërtuesit nuk mbahet mend, por akoma tregohet se si ai ka mbrojtur nderin e mjeshtërisë në këtë ndërtim. Shumë më vonë nga kjo urë është mësuar ndërtuesi i njohur popullor Koljo Fiçeto. Legjenda për paraardhësin e tij të largët tregon se, derisa ka ndërtuar urën, një shi i stuhishëm e ka përmbushur lumin Belica dhe ujërat e tij të bujshme kanë shkatërruar ndërtimin. Drejtuesi vendas turk, i cili ka porositur të ndërtohet kjo urë, e ka detyruar ustain bullgar ta ndërtojë urën përsëri. Por, i ka tundur gishtin duke i thënë se, në qoftë se ura nuk i reziston lumit të bujshëm, do ti marrë jetën mjeshtrit. Ndërtimi i urës së re ka qenë në përfundim e sipër kur lumi ka filluar përsëri të derdhet. Ndihmësit e ustait të trembur i kanë thënë të ikë dhe të shpëtojë. Por mjeshtri ka qenë i sigurt se, ndërtimi i tij është i patundshëm dhe vet ka qëndruar mbi urë. Stuhia është forcuar, uji është derdhur mbi sfondin prej guri dhe i ka lagur këmbët e ustait, por ai ka qëndruar i patundur. Gjatë gjithë natën dhe ura dhe ndërtuesi i saj kanë luftuar me lumin e tërbuar. Aty nga mëngjesi ujërat janë qetësuar. Atëherë mjeshtri ka zbritur nga ura. Kurse beu e ka lavdëruar dhe i ka paguar mirë për mjeshtërinë. Një legjendë tjetër shton se, mjeshtri i është lutur Zotit që ta mësoi se si ta bëjë urën më të fortë. Kur ndërtesa ka qenë pothuajse e përfunduar. Zoti i ka dërguar një shi të madh i cili i ka marrë me vete skeletin prej druri dhe atëherë gurët e urlës vetë janë bashkuar. Një sqarim më real është se, mjeshtri e ka forcuar urën prej guri me hekur dhe kjo e ka bërë ndërtimin të përjetshëm.

Jo larg nga qyteti Kjustendill në Bullgarinë Jugore gjendet Ura e Kadinit. Legjenda popullore tregon se, gjatë kohës së ndërtimit gurët vet janë rrotulluar nga mali dhe janë renditur mbi urë. Kurse kur ura ka qenë gati, gurët kanë ndaluar së rrotulluari, kanë mbetur nëpër rrugë dhe deri më sot mund të shikohen. Në fund pjesa prej hekuri e cila vetë ka dërmuar shkëmbinjtë dhe ka nxjerr gurët për urën, është ngulitur në mal dhe ka mbetur aty përgjithmonë. Disa njerëz tregojnë se e kanë parë. Diskutojnë për këtë se që ku vjen emri i tij. Disa thonë se, është ndërtuar nga kadiu (gjyqtari në gjuhën turke). Të tjerë pohojnë se është quajtur Kadni, për shkak të një nuseje (“kadënë”) që në përkthim do të thotë Urë e nuses. Ata janë të bindur se në emër të saj është quajtur fshati i afërt Nevestino. Ekziston edhe një legjendë tjetër, që ura është e ndërtuar prej 3 vëllezërve. Ata e kanë ndërtuar mjaftë gjatë dhe gjithë nuk kanë mundur ta përfundojnë sfondin bazë-bazamentin sepse ai çdo herë është shkatërruar. Për raste të tilla një gojëdhënë e lashtë thotë se ura “kërkon kurban” - të futet hije njerëzore në gurët. 3 mjeshtrit kanë rënë dakord të fusin gruan e njërit prej tyre - ajo e cila do të vijë e para gjatë ditës tjetër tek ndërtimi. Dy vëllezërit më të mëdhenj i kanë paralajmëruar fshehurazi gratë e veta, kurse më i vogli e ka respektuar fjalën e dhënë. Gruaja e tij ka qenë e futur brenda që të forcojë urën. Që aty ka ardhur dhe emërtimi Ura e nuses (Nevestin most).

Një histori dramatike dashurie në kohërat e lashta është bërë shkak të ndërtohet Ura e Tomo në krahinën e Vracës në Bullgarinë Veriperëndimore. Një ekzekutues i ri me emrin Thomo njëherë ka shkuar për të parë vajzat e kapura në valle në fshatin Krivodoll. Por nuk ka mundur të frenojë veten dhe ka filluar vet të ekzekutojë. Të gjithë kanë qenë të mahnitur nga meloditë e tij të çuditshme dhe janë rrethuar rreth tij. Një nga vajzat e ka pëlqyer kaq shumë saqë i ka dhuruar tufën e saj prej lulesh. Dhe ai e ka pëlqyer shumë. Pas kësaj pa shumë fjalë janë kuptuar që vajza të ikë me të dhe të martohen fshehurazi. Sepse vajza ka qenë e bija e një të pasuri vendas dhe i ati nuk mund ta martojë me muzikantin e ri dhe të varfër. Kur ka përfunduar hareja, të dy të dashuruarit kanë ikur nga fshati. Por babai ka dërguar njerëz për ti ndjekur nga pas. Kanë arritur deri tek një lum i vogël me ujëra të bollshme, të cilat nuk kanë mundur as ti kalojnë , as ti kapërcejnë. Atëherë Tomo ka filluar të thurë shelgjet bregore dhe ka mundur të bëjë urë deri tek bregu tjetër. Ka kaluar i pari që të provojë nëse ura është rezistente. Por në këtë kohë babai i nuses dhe njerëzit e tij i kanë arritur dhe kanë marrë me vete vajzën. Më vonë njerëzit kanë ndërtuar në vendin e urës prej druri urë prej guri, dhe në bazë të emrit të ekzekutuesit e kanë quajtur ura e Shën Tomo.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Rumjana Panajotova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati..

botuar më 24-03-31 10.45.PD

Kukeri, pleq, babugeri, çaushi... Fshati Turija pret lojëra maskarade

Fshati nënballkanik Turija mirëpret mbi një mijë pjesëmarrës në lojërat e maskaradës "Pleqtë në Turija". Në edicionin e sivjetshëm të festivalit më 30 mars do të marrin pjesë 28 grupe me kukeri (njerëz të maskuar) nga e gjithë Bullgaria. Çdo vit..

botuar më 24-03-30 8.05.PD

Kalorësi djallëzor Shën Theodhori

"Në një rajon të gjerë në Bullgarinë Veriore, kalorësi Shën Theodhor perceptohet si një personazh djallëzor. Përkufizimet popullore për të janë si më poshtë: një shenjtor vampir, përbindësh ose goblin... Ai vizitonte festat e beqarëve, të cilat ishin të..

botuar më 24-03-23 11.05.PD