Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria është një nga vendet evropiane me nivel të ulët të borxhit publik

“Me nivelin e ulët të borxhit publik Bullgaria është në një pozitë tepër të mirë në krahasim me vendet e tjera evropiane”, tha ekonomisti i njohur amerikan, profesor Riçard Ran
Foto: BGNES
“Buxheti duhet të balancohet, thesari duhet të mbushet, borxhi publik duhet të ulet, arroganca e burokracisë duhet të zbutet dhe të kontrollohet, kështu që Roma të mos falimentojë”. Këto fjalë i ka thënë Ciceroni, që në vitin 63 para Krishtit. Prandaj Bullgaria duhet ë harxhojë aq mjete, sa ka në buxhet dhe të mos përdorë rezervën fiskale. Këtë qëndrim e përkrahën analizatorët ekonomikë nga Instituti i Ekonomisë së Tregut gjatë një konference për shtyp. Ata propozuan masa për uljen e shpenzimeve në sektorin publik.

Përveç kufizimit të harxhimit, receta e ekonomistëve përfshin edhe shkurtime në të gjitha strukturat administrative me 20 për qind. Kjo sipas tyre do të lirojë një rezervë serioze nga më se 1 miliardë leva, përafërsisht 500 milionë euro. Shkak për këtë konferencë të shtypit u bë aktualizimi i buxhetit 2010, i cili parashikon për mbushjen e thesarit të shfrytëzohet rezerva fiskale në përmasë 2 miliardë leva, ose 1 miliard euro. “Ideja e qeverisë të harxhojë nga rezerva për shpenzime operative nuk është e mirë”, komentoi profesori Riçard Ran, kryetar i Institutit të Rritjes Botërore Ekonomike dhe kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Institutit të Ekonomisë së Tregut. Ai rekomandoi mjetet nga rezerva fiskale të shfrytëzohen vetëm për projekte infrastrukturore, ndërsa deficiti buxhetor të mos tejkalojë 3 për qind.

“Me nivelin e ulët të borxhit publik Bullgaria ka një pozitë tepër të mirë, në krahasim me shtetet e tjera evropiane, ku raporti midis produktit të brendshëm bruto dhe borxheve po rritet pandërprerë – komentoi ekonomisti i njohur amerikan profesor Ran. – Kini kujdes të mos hyni në kurthin e shteteve të tjera, sepse deficiti buxhetor nuk duhet të tejkalojë 3 për qind. Në se qeveria do të ruajë disiplinën financiare, pas disa vitesh Bullgaria do të avancojë para vendeve të rajonit. Në të njëjtën kohë ajo do të jetë më mirë edhe në krahasim të disa shtete të Evropës Perëndimore. Duhet të reformohet sistemi i pensionimit dhe ai shëndetësor. Mosha 63-vjeçare është tepër e ulët për pensionim. Duhet të aplikohet një sistem, nëpërmjet të cilit qytetarët vetë të caktojnë kur të pensionohen dhe të kursejnë para në fonde.”

Petër Ganevi nga Instituti i Ekonomisë së Tregut komentoi rreziqet nga ulja e rezervës fiskale, ashtu: “Rezerva fiskale konsiderohet një indikator i gjendjes në vend. Në momentin, në të cilin ajo ulet, atëherë besimi ndaj vendit gjithashtu ulet – argumentoi pozitën e vet zoti Ganev. Funksioni i rezervës fiskale është të shërbejë borxhin tonë dhe të ndihmojë reformat strukturore, të cilat ndryshojnë standardin tonë të jetesës. Një harxhim do të provokojë nevojën dhe shpresat për shpenzime të ngjashme edhe gjatë vitit të ardhshëm. Domethënë, në se tani do të tërheqim 2 miliardë leva, 1 miliard euro, dhe i harxhojmë, ata, që do të marrin paratë e tyre, do të presin që edhe gjatë vitit të ardhshëm të bëhet kjo dhe do të ushtrojnë presion mbi qeverinë. Dhe atëherë nuk do të ketë mjaftë para në rezervën dhe do të kërkohen masa të tjera, si për shembull hua. Pas kësaj niset në një spiral tepër negativ – grumbullimin e borxhit, uljen e besimit. Si rezultat deficitet do të bëhen kronike. Kështu ndodhi në Greqinë fqinje dhe në disa shtete të tjera të BE-së.”

Të ardhurat në buxhetin shtetëror për tre muajit e parë janë më pak me 20 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm. Në këtë sfond shpenzimet u rritën me 17 për qind. Këto janë të dhënat e Institutit të Ekonomisë së Tregut cituara nga Svetlla Konstantinova: “Nuk ka gjëra të pamundshme – është kategorike ajo. – Besojmë, se ka mundësi të realizojmë rekomandimet. Do të realizojmë një politikë të arsyeshme buxhetore dhe kjo do të vlerësohet nga të gjithë, që interesohen për zhvillimin e Bullgarisë. Kemi shansin unik, që ndaj Bullgarisë të shfaqet një qëndrim pozitiv në nivel makroekonomik dhe të afirmojmë këtë pozitë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Martin Dimitrov

Inflacioni në Bullgari përshpejtohet në 3.8% në janar

Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në janar në 3.8% nga 2.1% një muaj më parë, duke arritur nivelin më të lartë në 12 muaj (që nga janari..

botuar më 25-02-24 5.49.MD
Ivajllo Vëllçev, Irina Nedeva dhe Andrej Kovaçev

Konkurrueshmëria e ekonomisë evropiane është një temë kyçe në PE sipas eurodeputetëve bullgarë

Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë jashtëzakonisht komplekse që kërkon marrëveshje të plotë midis shteteve anëtare, dhe që ndërlikohet më tej në..

botuar më 25-02-20 7.30.PD
Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve

4% e PBB-së është nga sektori i bujqësisë

Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..

botuar më 25-02-18 2.49.MD