Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Perperikon – një nga objektet më interesante të turizmit kulturor historik në Bullgari

Zbulimet janë nga periudha të ndryshme të zhvillimit të Perperikonit
Foto: Veneta Pavllova
Disa zbulime nga sezoni i sivjetshëm arkeologjik prezantoi para gazetarëve profesori Nikollaj Ovçarov. Që prej 10 vitesh me ekipin e vet ai studion qytetin e shenjtë Perperikon në malin Rodopa. Supozohet, se ky vendbanim i lashtë ekziston që prej 7 mijë vitesh. Sendet e paraqitura u zgjodhën ashtu, që të prezantojnë periudha të ndryshme nga zhvillimi i qytetit. Më i vjetër është idhulli prej guri, që datohet që para 6 mijë vitesh. Pas kësaj radhitet sëpata prej bronzi që i përket shekujve XIV-XV para Krishtit. Që nga antikiteti janë një thikë luftarake trake, një pjesë prej llambe prej qeramike me subjekt erotik, një vegël e lashta mjekësore. Lidhur me këtë zbulim arkeologu Nikollaj Ovçarov shpjegon:
Mjekët e lashtë shfrytëzuan këtë vegël kundër një krimbi të rrezikshëm parazitar

“Vegla mjekësore datohet nga shekujt II-IV dhe supozohet se ajo u shfrytëzua nga mjekët e lashtë në një mënyrë tepër interesante. Kjo ishte koha, kur higjiena e njerëzve nuk ishte në një nivel shumë të lartë. Atëherë në trojet bullgare ekzistonte një krimb parazitar, i cili jetonte nën lëkurën e njeriut. Dhe në se ky parazit do të shumëzohej, atëherë njeriu mund të vdiste. Ky lloji krimbi ekziston edhe më sot, kryesisht në vendet tropikale. Me ndihmën e kësaj vegle mjekët e atëhershëm e nxirrnin këtë parazit. Një nga zbulimet më të fundit është një llambë romake nga shekulli II. Mbi pjesën e saj të sipërme ka një figurë reliefi. Ajo përbën një valltare gjysmë të veshur. Tepër mirë duket fytyra e saj plotë joshje. Shihet, se ajo vallëzon.”
Valltarja antike

Karakteristike për epokën e antikitetit është, se llambat prej qeramike zbukuroheshin me pamje të hyjnive, me skena mitologjike, me elemente dekorative. Hasen gjithashtu edhe subjekte erotike. Profesori Ovçarov prezantoi edhe dy sende prej argjendi nga periudha mesjetare e qytetit. Ata përbëjnë një fragment prej diademe dhe një monedhë me pamjen e mbretit bullgar Ivan Aleksandër – vitet 1331-1371, dhe të birit të tij Mihaill. Monedha të tilla janë të zbuluara edhe në kryeqytetin e vjetër bullgar Tërnovo. Në malin Rodopa, monedha të këtij lloji hasen rrallë. Zbulimi i kësaj monedhe ka rëndësi të madhe, sepse vërteton të dhënat e burimeve historike, sipas të cilëve në vitin 1343 mbreti Ivan Aleskandër e pushtoi Perperikonin. Disa muaji më vonë bizantinët e rikthyen qytetin në duart e veta. Perperikoni ishte një nga qytetet më të mëdha në malin Rodopa dhe një nga vendbanimet më të madhërishme gjatë antikitetit dhe mesjetës në mbarë Gadishullin e Ballkanit. Lidhur me këtë profesori Ovçarov thekson:
Një monedhë nga koha e mbretit Ivan Aleksandër dhe fragment nga diadema

“Para disa vitesh specialisti i njohur i parahistorisë, docent Krasimir Leshtakov nga Universiteti i Sofjes evidentoi, se sipërfaqja e vendit të shenjtë parahistorik nga epoka e bronzit, domethënë para 3500 vitesh, ishte 12 kilometra katrore. Doemos aty ishte qendra e riteve të kultit, përreth ka vende të tjera të shenjta, që funksionuan paralelisht. Së bashku të gjithë ata formuan një konglomerat të madh. Vetëm Akropolli – pjesa e sipërme e qytetit, gjatë antikitetit dhe mesjetës ishte 22 dynym, ose 2.2 hektarë. Ai ishte rrethuar me mure të kështjellës me trashësi deri në 3 metra. Mbarë qyteti me të gjitha lagjet shtrihej në një sipërfaqe prej më se 240 dynymësh, ose 24 hektarësh. Kështu që bëhet fjalë për një qendër të madhe të kultit, e cila nga shekulli XII deri në shekullin XIV ishte selia e episkopisë. Kjo u zgjat deri në vitin 1362, kur turqit pas një rrethimi të gjatë e pushtuan këtë vendbanim.”

Gjatë viteve 2008 dhe 2009 për vit Perperikonin e vizituan nga afro 200-250 mijë turistë. Dhe tendenca është që numri i tyre të rritet. Kështu qyteti i shenjtë në malin Rodopa radhitet në vendin e dytë për nga numri i adhuruesve të turizmin kulturor historik pas kodrinës Carevec në qytetin Veliko Tërnovo. Konsiderohet, se ky lloji turizmi mund të zhvillohet me sukses edhe në rajonin e Rodopeve Lindore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Veneta Pavllova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD

Misioni sekret i zepelinit L 59 apo si Jamboll hyri në histori me një rekord botëror

Në një mëngjes të ftohtë nëntori të vitit 1917, në kulmin e Luftës së Parë Botërore, një zepelin L 59 u ngrit nga baza afër Jambollit për në Tanzani. Qëllimi ishte furnizimi i municioneve dhe materialeve për njësitë ushtarake gjermane të vendosura në..

botuar më 24-11-11 7.05.PD

Gjetje kurioze arkeologjike në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll

Arkeologët studiuan një nekropol në zonën Kavacite pranë qytetit bregdetar Sozopoll. Perimetri në të cilin ndodhet është pjesë e historisë së Apolonisë Pontika dhe daton në shekullin e IV-të para Krishtit. “Kjo është një zonë me varrime interesante,..

botuar më 24-11-10 9.55.PD