Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konsolidimi final në tregun e telekomunikacioneve në Bullgari

Tregu i shërbimeve telekomunikative te ne bëhet gjithnjë e më konkurrues dhe operatorët duhet të jenë gjithnjë e më fleksibil.
Foto: BGNES
Konsolidimi final në tregun e telekomunikacioneve në Bullgari tashmë është fakt. Në tepih janë dy lojtarë dhe beteja filloi. “Nëse nuk je brenda – je jashtë”. Replika historike është e Gordën Gekos nga filmi “Wall Street”. Kush është “brenda” dhe pikërisht çfarë u ndodh?

Operatori më i madh i telefonisë celulare në Bullgari “Mobiltel” u bë një konkurrues serioz i monopolistit të telefonisë fikse tek ne “Vivakom” – ish kompania shtetërore telefonike që i përket 90% të tregut. “Mobiltel” u bë pronar i një telekomi alternativ dhe i një prej furnizuesve më të mëdhenj bullgarë të internetit. Marrëveshja shitblerëse është për 83 mln euro. “Beteja fitohet akoma para fillimit të saj” tha gjithashtu Gekoja legjendar, sepse me blerjen e 2 kompanive “Mobilteli” do të ofrojë shërbime pako “3 në një” – telefoni celulare dhe fikse, internet fiks dhe mobil dhe televizion.

Kështu për herë të parë tek ne do të ketë konkurrencë reale në tregun e telefonisë fikse. Marrëveshja shitblerëse shpjegohet edhe me rritjen e përdorimit të internetit me akses të shumëfishtë në Bullgari, që sipas analizatorëve austriakë deri në fundin e vitit 2019 do të rritet dyfishtë dhe klientët që dëshirojnë të përdorin shërbime pako do të bëhen 2 milionë veta. Tregu i shërbimeve telekomunikative te ne bëhet gjithnjë e më konkurrues dhe operatorët duhet të jenë gjithnjë e më fleksibil. Aktualisht vetëm në territorin e kryeqytetit punojnë 350 furnizues të internetit. Një analizë e liderit në sferën e harduerit të rrjetit në botë Cisco tregon se shteti ynë është në vendin e 10-të në botë për nga cilësia e aksesit në internet. Konkurrenca në treg i uli çmimet dhe sot përdoruesit e internetit paguajnë mes 15 dhe 20 leva (7,5 – 10 euro), që është shumë nën taksat mujore në shtetet e tjera të BE-së.

Shitblerja në fjalë është pjesa e koncentrimit të tregut të telekomunikacioneve në Bullgari. Çfarë do të jenë pasojat?

“Në parim pakësimi i konkurrencës nuk është diçka e mirë për konsumatorët, sepse mund të shkaktojë rritje të çmimeve dhe keqësim të cilësisë. Mirëpo në tregun e telekomunikacioneve ka një veçanti – firmat e mëdha mund të ofrojnë shërbime më çmime më të ulëta - tha në një intervistë për Radio Bullgarinë Krasen Jotovi, analizator në “Industry Watch”. Në rastin konkret do të rritet konkurrenca e tregut, posaçërisht duke folur për ofrimin e disa shërbimeve në pako – telefoni, televizion dhe internet. “Mobilteli” do të fillojë një ofrim më agresiv të shërbimeve pako duke përdorur përparësinë e konkurrimit.

Ekspertët pohojnë se fitimet prej telefonisë vazhdojnë të ulen dhe po fillon beteja e madhe në tregun e aksesit me cilësi të madhe të internetit.

“Tashmë tregu i shërbimeve mobile ka arritur në pikën e ngimjes dhe nuk ka mundësi për rritjen e të ardhurave. Kjo është edhe për shkak të krizës – kështu e komenton Krasen Jotovi interesin e rritur të kompanive ndaj internetit me cilësi të lartë. Është normale që kompanitë të kërkojnë burime alternative të të ardhurave. Disa prej operatorëve mobilë kanë pozita më të mira në tregun e internetit, të tjerë nuk kanë dhe ata përpiqen ta zgjerojnë pjesën e vet në këtë fushë.”

Çfarë mendoni për konkurrencën ndërmjet dy kompanive të mëdha?

“Beteja do të zhvendoset në tregun e shërbimeve pako – komentoi analizatori ekonomik. Qëllimi do të jetë që tërë familjet të tërhiqen si pajtues të një kompanie. Operatori i telefonisë celulare do të ofrojë telefoni mobile dhe atje do të jetë përparësia e saj. Veç kësaj, do të ofrojë internet. Monopolisti i telefonisë fikse do të mbështetet tek klientët, të cilët kanë nevojë për internet dhe si bonus do të ofrojë telefoni mobile. Të dy kompanitë janë liderë përkatësisht në fushën e telefonisë mobile dhe fikse mirëpo shembulli i shteteve të tjera evropiane tregon se gjithnjë e më shumë do të rritet pjesa e shërbimeve pako.

Çfarë është vendi i Bullgarisë në kuadrin e BE-së mbas ndryshimeve në fushën e tregut të telekomunikacioneve?

“Duke pasur parasysh kompanitë e telefonisë celulare i ngjajmë shumicës së shteteve të tjera evropiane. Mirëpo kur flasim për furnizimin e internetit tregu bullgar është shumë i copëtuar, sepse në çdo një qytet ka disa furnizues të shërbimeve të tilla dhe kjo nuk është shumë efektive – shpjegoi Krasen Jotovi. – Në të ardhmen e afërt do të ketë bashkime e shitblerje të reja të furnizuesve të internetit.”

Aktualisht Bullgaria është në një prej vendeve të para në botë për nga shpejtësia e internetit. Shpejtësia e mesme e ngarkimit për shtetin tonë është 16,3 Mb/s duke pasur parasysh se për Evropën shifra është 8,7 Mb/s, për Amerikën Veriore – 7,6 Mb/s.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kompani bullgare do të rinovojë termocentralin kryesor në Kosovë

Një projekt për riparimin e termocentralit të dytë më të madh në Kosovë fitoi Shoqatën Aksionare Bullgare “Bazë qendrore të riparimit energjetik” (CERB). Riparimi është në termocentralin “Kosova A” dhe është sipas planit të modernizimit të..

botuar më 24-09-17 9.58.PD
Ministri i Ekonomisë Petko Nikollov në “LB Bulgaricum”

Kompania shtetërore e qumështit po modernizon fabrikën e saj në Vidin

Në shtator filloi modernizimi i bazës prodhuese të kompanisë shtetërore të qumështit “El Bi Bulgaricum” në Vidin. Fillimisht, pritet të meremetohen frigoriferët në magazina dhe rrugicat që çojnë në ofiçina, si dhe parkingu përballë godinës, njoftoi..

botuar më 24-09-15 9.25.PD

Një kompani bullgare për prodhimin e bareve me proteina po zgjeron veprimtarinë e saj

Kompania bullgare për bare proteinash “Healthy Bars” ka në plan të ndërtojë një fabrikë të re në zonën e kryeqytetit “Vrëbnica”. Për këtë synim tashmë është njoftuar edhe inspektimi rajonal i mjedisit dhe ujërave, ndërsa kompania ka bërë të ditur..

botuar më 24-09-14 9.15.PD