“Fati më ka buzëqeshur në fillimin e vitit 2006, kur më përfshinë në ekspeditën e 14-të bullgare në Antarktidë si përfaqësuese e klubit të futbollit të CSKA-së – kujton Iglika. – Atëherë punoja në qendrën e shtypit të skuadrës dhe kishte ide që të organizohet ndeshja e parë e futbollit në Antarktidë midis skuadrave të Spanjës dhe Bullgarisë. Bazat e të dyja vendeve ndodheshin shumë afër njëra tjetrës. Spanjollët propozuan të jenë mikpritësit e ndeshjes. Ata kishin bërë një fushë futbolli. Pjesëmarrësit e të dyja ekspeditave polare përbënin të dyja ekipet. Ndeshja u zhvillua në pesë gradë nën zero. Shumica e lojtarëve ishin veshur me bluza me mëngë të shkurtra dhe me pantallona të shkurtra, por luanin me entuziazëm të madh. Ndeshja mbaroi tre me tre. Pastaj e festuam rezultatin.”
Për fotografen Iglika Trifonova, muaji, që e kaloi në Antarktidë, ka qenë plot me përjetime të paharrueshme. Atje për herë të parë u ndesh me dritën e pandalshme të ditës polare. Qysh në fund të marsit, kur është fillimi i verës së Antarktidës, për afro një-dy orë fillon të errësohet dhe mund të shihet perëndimi. Sipas fjalëve të Iglikës ai është jashtëzakonisht i bukur me ngjyrat e tij të ndezura. Atëherë oqeani po ashtu dhe akullnaja e bardhë duken ngjyrëvjollcë. Iglika Trifonova i kujtohet një prej këtyre ditëve me qiell të bukur, kur në plazhin e akullt janë shtrirë pinguinët dhe fokat:
“Qëndroja vetë në këtë plazh me gurë. Shumica e njerëzve nga ekspedita bënin ndonjë punë shkencore, por unë si fotografe shkoja për të fotografuar. Shumë kilometra larg meje nuk kishte njeri. Është e mrekullueshme një ndjenjë e tillë për natyrën, se gjithçka rreth teje është e gjallë, se ti je pjesë e kësaj harmonie, se kafshët nuk kanë frikë nga ti dhe ti nuk je kërcënim për to.”
Nga Antarktida Iglika Trifonova është kthyer me fotografi interesante, të cilat i ekspozoi. Përveç ekspozitave në shumë vende të Bullgarisë, fotografitë e saj janë shfaqur në kryeqytetin rus Moskë. Bashkë me dy pjesëmarrës të tjerë të ekspeditës kanë bërë ekspozita me pikturat e tyre nga kontinenti i akullt. Iglika ka pikturuar me bojëra mbi qelq. Para një viti ajo u nis për një udhëtim dhe u kthye me shumë fotografi. Në vazhdim të 42 ditësh Iglika ecte 800 km. në këmbë në rrugën e një prej itinerareve më të vjetra të Evropës. Bëhet fjalë për rrugën e njohur prej afro dhjetë shekujsh “El Camino de Santiago” në Spanjë. Sipas Iglikës njeriu vetë duhet ta kalojë këtë itinerar, sepse ashtu ka mundësi t’i jap një kuptim të ri jetës së tij.
Iglika Trifonova vazhdon të kërkojë rrugë të reja. Sapo u kthye nga Spanja, ajo me padurim pret të plotësojë dëshirën e saj:
“Tani ëndërroj për Tibetin dhe Himalajet – një vend i shenjtë. Për mua malet gjithmonë kanë qenë shumë interesante. Mali Kailash në Tibet është i famshëm si vend, ku pelegrinët ecin përreth tij. Megjithëse këtë e bëjnë budistët, unë gjithashtu dua ta kaloj rrugën.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Ndërtesat ikonike në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, u ndriçuan me ngjyrat e trengjyrëshit bullgar - të bardhë, jeshile dhe të kuqe - për të katërtin vit radhazi me rastin e 3 Marsit – Festës Kombëtare të Bullgarisë. Kjo thuhet në një njoftim të..
Pas Të Dielës së të Lidhurit të Djathit më 3 Mars, fillon Kreshma e Madhe, e cila paraprin Ngjalljen e Krishtit. Që nga kjo ditë të krishterët ortodoksë përmbahen nga konsumimi i ushqimeve shtazore - mishi, vezët, qumështi dhe produktet e..
Festivali i Kukerave "Pesponedellnik", i cili zhvillohet në Shiroka Llëka të dielën e parë të marsit, shënon fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës. Më pas, nën tingujt e kambanave kryhet një rit për të larguar të keqen. “Këtë vit, mijëra..
Nxënësit tani mund të testojnë në internet aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve nga studimi ndërkombëtar PISA. Ministria e Arsimit dhe Shkencës..