Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tregu i arsimit të lartë në Bullgari

Universiteti i Sofjes “Shën Kliment Ohridski” – shkolla e lartë më e vjetër dhe më prestigjioze në vend, ankohet për shkak të subvencioneve të ulëta shtetërore.
Foto: Tanja Harizanova
Tregu i arsimit të lartë në Bullgari ngushtohet dhe problemi nuk është me paratë. Te shkollat bullgare të arsimit të lartë vërehen tri probleme kryesore, që kanë të bëjnë me kërkimin e produktit të universitetit, me cilësinë e produktit të tij dhe me konkurrencën me universitetet e huaja. Në këto tri aspekte zhvillohen procese të rëndësishme, por universitetet bullgare i presin kryesisht lajme të këqija. Këtë e pohon Georgi Ganevi, drejtor i Qendrës për strategji liberale.

Lajmi më i keq për shkollat e larta është problemi demografik në vend dhe kontingjenti i të rinjve në moshën midis 19 dhe 23 vjeç, të cilët kërkojnë arsim të lartë. Gjatë viteve 90-të të shekullit të kaluar të rinjtë në këtë moshë ishin një numër shumë më i madh dhe shumica prej tyre deshën të marrin arsim të lartë. Sot ky numër bëhet gjithnjë e më i vogël.

Problemi i dytë për tregun e arsimit të lartë në Bullgari është konkurrenca e universiteteve të huaja. Gjatë viteve të fundit shumë studentë shkojnë nga shkollat e larta bullgare në universitetet e huaja, ku mbarojnë arsimin e tyre. Shumë maturantë gjithashtu i drejtohen arsimit jashtë vendit.

Çfarë u ndryshua në tregun e arsimit të lartë pasi Bullgaria u bë anëtare e BE-së?

“U ndryshua kjo se tani nxënësit dhe studentët bullgarë shkojnë në universitetet evropiane më lehtësisht, d.m.th. pa formalitete – shpjegon Georgi Ganevi. – Universitetet bullgare nuk mund ta ndalojnë këtë proces. Mobiliteti i të rinjve u bë më i madh, që do të thotë se shpenzimet e ikjes nga Bullgaria dhe të kërkimit të arsimit të lartë jashtë vendit ulen. Rritja e të ardhurve dhe kursimet e bullgarëve, po ashtu edhe udhëtimet e lira në Evropë, mund të çojnë në rritjen e numrit të të rinjve, të cilët do të parapëlqejnë arsimin të lartë në vendet e huaja.”

Përveçse situata demografike kërcënon universitetet bullgare dhe konkurrenca në Evropë bëhet serioze, problemi tjetër vërehet te cilësia e produktit të shkollave të larta bullgare. Mendimi i punëdhënësve bullgarë për cilësinë e arsimit të studentëve nuk është pozitiv. Madje ka nevojë që t’i kualifikojnë kuadrot e rinj. Aktualisht universitetet shtetërore dalin me kërkesa kryesisht për mjete. A do të zgjidhë kjo problemin, duke marrë parasysh këmbënguljen e shtetit për reforma serioze në sistemin universitar?

“Mbase do të zgjidhet një problem të vogël, në qoftë se këto mjete përdoren për bazën materiale, për përmirësimin e procedurave mësimore etj., por problemet kryesore nuk janë në mungesën e mjeteve – thotë Georgi Ganev. – Mungesa e parave është pasoja, jo arsyeja për problemet.”

Cilat janë tendencat në tregun e arsimit të lartë?

“Tendenca është që nuk bëhen reforma nga ana e universiteteve bullgare për të ofruar një produkt më cilësor, me të cilin të përballojnë konkurrencën e shkollave të larta evropiane – shton drejtori i Qendrës për strategji liberale Georgi Ganev. – Kemi një statukuo të pandryshuar, e cila çon në probleme gjithnjë e më të mëdha në sistem.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD