Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kristalina Georgieva: Bullgaria është ekonomikisht stabile në Evropë

Eurokomisionerja Kristalina Georgieva paraqiti para deputetëve bullgarë prioritetet e KE-së për vitin 2011.
Foto: BGNES
Në fund të javës së kaluar komisionerja evropiane e Bullgarisë për bashkëpunim ndërkombëtar, ndihmë humanitare dhe reaksione në raste krizash Kristalina Georgieva paraqiti para deputetëve bullgarë në Sofje prioritetet e Komisionit Evropian për vitin 2011. Me këtë takim të parë të këtij lloji ajo vuri fillimin e një tradite të re për Bullgarinë. Sipas kontratës së Lisbonës Komisioni Evropian tashmë komunikon drejtpërsëdrejti me parlamentet kombëtare gjatë përgatitjes së programeve dhe prioriteteve vjetore.

“Nga viti 2006 deri tani Komisioni Evropian ka marrë gjithsej 1000 qëndrime nga parlamentet kombëtare, përfshi këtu dhe parlamentin bullgar, mbi çështje të rëndësishme të politikës ekonomiko sociale të Komisionit Evropian – deklaroi pas takimit të saj në Kuvendin Popullor komisionerja evropiane Kristalina Georgieva. Sipas fjalëve të saj, sa më mirë parlamenti bullgar e njeh punën e Evropës, aq më mirë ai do të përgatitë legjislacionin e vet, kështu qe të jetë në sinkron me atë evropian. Kristalina Georgieva është e bindur se dialogu midis Komisionit Evropian dhe Parlamentit bullgar do të vazhdojë.

Pyetjes çfarë është pozita e Bullgarisë ndër vendet e tjera anëtare të BE-së zonja Georgieva iu përgjigj kështu:

“Ekonomikisht të gjithë ne – edhe Evropa, edhe bota, kemi vështirësi, por Bullgaria duket stabile – nënvizoi ajo. – Politika jonë makroekonomike është stabile. Borxhi ynë i jashtëm është shumë i ulët si përqindje e prodhimit të brendshëm bruto. Shumë vende na kanë zili për këtë, edhe pse kemi shumë shkaqe për t’u shqetësuar. Tani për tani niveli i papunësisë është në nivelet mesatare në Evropë. Kjo, mbi të cilat duhet të përqendrohemi, sidomos sa i përket Bullgarisë, është investimi në njerëzit. Në sferën e arsimit po vëzhgohet një prapambetje, sidomos gjatë disa viteve të fundit. Duhet ta përballojmë këtë prapambetje, sepse e ardhmja e Evropës është lidhur me zhvillimin e inteligjencës.”

Kristalina Georgieva shprehu shpresë se Bullgaria do të jetë “një vend i orientuar drejt së ardhmes dhe nuk do të zhytet në problemet e së kaluarës”. Ajo shënoi deficitin e besimit të qytetarëve ndaj pushtetit, si dhe atë midis autoriteteve të veçanta. Sipas fjalëve të saj Bullgaria duhet të përqendrohet mbi problemet e mëdha, të cilat i përkasin së ardhmes së vendit dhe jo mbi temat e lidhura me skandalin e përgjimit të zyrtarëve për shembull, të cilat sipas Komisionit Evropian janë një problem i brendshëm. Sfidat më të rëndësishme para BE-së gjatë vitit 2011 janë në sferën e politikës ekonomike, punësimit, drejtësisë, sigurimit, buxhetit të BE-së, politikës ndërkombëtare të BE-së, vuri në dukje Kristalina Georgieva. Në kuadrin e komunitetit parashikohet koordinim i politikave makroekonomike dhe studim vjetor i rritjes. BE-ja do të vazhdojë ta luftojë varfërinë, duke krijuar mundësi për marrjen e diturive të reja dhe duke hapur vende të reja pune. Prioriteti i Evropës si faktor global në botë supozon përmirësimin e aksesit të komunitetit në tregjet tregtare botërore, përkrahjen ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zhvillimin e politikave të fqinjësisë, ndihmë humanitare dhe për zhvillim.

Sa i përket resorit të Kristalina Georgievës, ajo saktësoi se gjatë vitit 2010 për pika të ndryshme të nxehta në botë është livruar ndihmë humanitare me përmasë 1,1 miliardë euro. Ndër iniciativat specifike në këtë resor gjatë vitit 2011 është rishikimi i legjislacionit për mbrojtje civile. Qëllimi është përmirësimi i reaksionit të BE-së në raste fatkeqësish, si dhe fillimi i një projekti për korpus vullnetar evropian për ndihmë humanitare. Prioritete janë gjithashtu aktivizimi i veprimtarisë preventive për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë, koordinimi civilo-ushtarak etj.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD
Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD