Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dy elektromobilët e parë të prodhuar në Bullgari do të jenë në treg sivjet

Ministri bullgar i ekonomisë, energjetikës dhe turizmit Trajço Trajkov provoi një makinë elektrike të paraqitur gjatë kohës së forumit ndërkombëtar “Elektromobilët – sfidat e mobilitetit të ri”
Foto: BGNES
Një model familjar dhe një sportiv elektromobilësh, të prodhuar në Bullgari, do të shfaqen në treg gjatë tremujorit të dytë ose të tretë të këtij viti. Planet e kompanisë britanike Zero Carbon 2020, e cila do të prodhojë elektromobilët në qytetin Stara Zagora, parashikojnë që në fillim në Bullgari të montohen njëqind makina dhe deri në vitin 2015 pritet që numri i tyre të arrijë 5-10 mijë në vit. Lajmin e njoftoi presidenti i kompanisë Jamie Robertson në forumin ndërkombëtar “Elektromobilët – sfidat e mobilitetit të ri” në Sofje.

Makinat do të kalojnë me një ngarkim të akumulatorit 300 km, kurse shpenzimi i lëndës djegëse për 100 km do të jetë 3 leva (1,5 euro). Të tërhequr nga tregu i lirë i punës dhe tatimet e ulëta, britanikët do të investojnë në Bullgari fillimisht 6 milionë euro, por mjetet e investuara mund të arrijnë 10-15 milionë euro. Gjiganti francez i prodhimit të automobilave Citroen gjithashtu ka në plan të montojë elektromobilë në Bullgari, në qytetin Bozhurishte. Këta do të jenë mikrobusë të llojit të ambulancës, postës mobile, librarisë mobile për rajonet më të larguara. Kompania bullgare Di Ven nga qyteti Lom do të investojë 300 mijë euro në prodhimin e një elektromobili ngarkese, për shkak të interesit të madh nga jashtë. Vlera e tij është 10 mijë euro, kurse me një ngarkim do të kalojë 50 km. Do të sigurohet dhe infrastruktura. Deri në fund të vitit vetëm në Sofje do të ndërtohen 20 stacione ngarkimi për elektromobilë nga kompania gjermane RWE. “Kjo është një industri inovative, e cila u jep shans lojtarëve të rinj të bëhen një pjesë e veprimtarive të biznesit që zhvillohen më shpejt”, tha në forum ministri bullgar i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov.
Elektromobil bullgar i mallrave

“Qeveria bullgare dhe Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës angazhohen me këtë kauzë – tha ministri Trajkov. – Ne tashmë krijuam një grup ekspertësh, i cili punon për zhvillimin e elektromobilëve në Bullgari. Puna duhet të zgjerohet që të kemi një paketë të integruar politikash. Është shumë e rëndësishme që investitorët që do të zhvillojnë këtë biznes në Bullgari të kenë të gjitha kushtet e nevojshme.”

“Industria bullgare mund të bëhet një pjesë e këtij procesi, të jetë nënfurnizues, të prodhojë elemente, agregate, pse jo të montojë këtu automobila”, tha për Radio Bullgarinë Ilia Levkov, president i Cluster-it industrial “Elektromobilë”.

A është e mundur që një automobil normal të bëhet elektrik?

“Jo vetëm se është e mundur, por është e detyrueshme dhe ky proces duhet të fillojë menjëherë, sepse ne tashmë i bashkuam ndërmarrjet industriale që mund të prodhojnë elementet përkatëse – tha Ilia Levkov, duke theksuar kontributin e Bullgarisë në këtë drejtim. – Ne përparojmë në një segment shumë modern kohët e fundit – konversionin që do të thotë ndërrim i motorit normal me djegie të brendshme me motor elektrik. Deri tani asnjë kompani e madhe automobilistike nuk ka bërë përpjekje në këtë fushë. Në Bullgari ne bëmë disa modele të tilla dhe rezultatet janë shumë të mira. Ia nxorëm motorin një marke shumë të njohur italiane dhe i vumë një motor elektrik. Bateritë, motori, puna dhe njohuritë teknike janë bullgare.”
Ndryshim i makinës me motor bullgar elektrik dhe panel solar

Nga Asociacioni i prodhuesve të automobilave mendojnë se nga blerja e elektromobilit në Bullgari ende nuk ka një dobi ekonomike, sepse makinat me korrent elektrik janë tri herë më të shtrenjta se ato tradicionale. Njëkohësisht nuk ka stimuj nga ana e shtetit.

“Doemos do të ketë lehtësime tatimore dhe mundësitë janë të shumta – komentoi temën ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov. – Në Portugali për shembull ofrojnë tre vjet ngarkim falas me elektricitet. Do të ngul këmbë që buxheti gjatë viteve të ardhshme të parashikojë mundësi të tilla. Sepse përparësitë e këtij lloji automobilash janë të shumta – edhe nga pikëpamja e sistemit energjetik, edhe nga pikëpamja e prodhimit dhe krijimit të vendeve të punës.”
Në forum u paraqitën elektromobila të prodhuesve botërorë

Pjesa më atraktive e forumit ishte prezantimi i elektromobilëve më të rinj të prodhuesve botërorë që bëhet për herë të parë në Bullgari. Për më kureshtarët kishte mundësi t’i provojnë makinat. Sot i quajmë elektromobilët “makina të brezit të dytë”. Por analet e historisë tregojnë se elektromobili i parë u duk qysh në vitin 1834.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kufiri i varfërisë në vitin 2025 do të jetë 638 leva /326.2 euro/

Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..

botuar më 24-09-27 6.01.MD

Fluksi më i madh i investimeve drejt Bullgarisë është nga Holanda

Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...

botuar më 24-09-20 6.31.MD

Qeveria lejoi furnizimin e mallrave dhe teknologjive nga Rusia për Centralin Atomik Elektrik “Kozlloduj”

Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..

botuar më 24-09-18 6.26.MD