94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më pak se 2500 leva (1250 euro) dhe vetëm 8 për qind - mbi këtë shumë.
Sindikata vlerëson se përqindja e të varfërve që punojnë është 24%. Këta janë njerëz me të ardhura nën 1100 leva. (550 euro). Të dhënat tregojnë se grupi më i madh është i atyre me të ardhura nga 1100 deri në 2500 leva, ose 2/3 e atyre që punojnë. Nga përgjigjet rezulton se 36% e të punësuarve marrin edhe shpërblime krahas pagave.
Njerëzit janë kategorikë se paga minimale duhet të jetë mbi pagën e jetesës dhe koston e jetesës. 85% e të anketuarve mbështesin idenë se nevojitet një minimum i patatueshëm. 99% janë për indeksimin e pagave vjetore.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Kanë mbetur më pak se 100 ditë deri në përfshirjen e Bullgarisë në zonën e euros, dhe kjo është një arsye tjetër për të folur për të ardhurat e njerëzve në vendin tonë, për ekonominë tonë, për investimet e huaja dhe për tregun e punës, i cili reagon më..
Që nga 1 tetori, norma bazë e interesit e Bankës Popullore të Bullgarisë (BNB) është 1.81%. Kjo është ulja e dymbëdhjetë me radhë në muaj, këtë herë me 0.01% krahasuar me shtatorin 2025. Për shumë vite, norma bazë në Bullgari ishte zero, por..
Në fund të shtatorit, kur kanë mbetur pak më shumë se 3 muaj deri në datën "Rubikon" për financat publike bullgare - 1 janar 2026, kur vendi ynë do të dalë zyrtarisht nga bordi monetar dhe do të adoptojë monedhën e përbashkët evropiane, në..