Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ligji për energjinë nga burimet ripërtëritëse energjetike hyri në fuqi

Angazhimi i Bullgarisë ndaj BE-së është që deri në vitin 2020 përqindja e burimeve ripërtëritëse energjetike të arrijë 16 prej konsumimit të përgjithshëm të energjisë në vend.
Foto: arkiv
Ligji i ri për energjinë nga burimet ripërtëritëse energjetike në Bullgari hyri në fuqi nga tre maji i këtij viti. Angazhimi i Bullgarisë ndaj BE-së është që deri në vitin 2020 përqindja e burimeve ripërtëritëse energjetike të arrijë 16 prej konsumimit të përgjithshëm të energjisë në vend. Mirëpo vetëm për vitin 2010, Bullgaria zbatoi planin e saj, duke arritur një rezultat mbi atë të parashikuar. Kjo do të thotë se vendi ynë ka për qëllim të zbatojë qëllimin e vet afatgjatë disa vite më herët.

Komisioni Evropian miratoi një politikë të përgjithshme energjetike për vendet anëtare të BE-së deri në vitin 2020, e cila ka për qëllim zvogëlimin e emisioneve të gazeve të serës me 20 për qind, rritje të përqindjes së burimeve ripërtëritëse energjetike në konsumimin e energjisë nga familjet, si dhe rritje të efikasitetit energjetik, që duhet të çojë deri në një konsumim më të ulët të rrymës elektrike prej 20 për qind. Qëllimi kryesor i direktivave evropiane janë lidhur me ndryshimet në klimë, me kufizimin e varësisë së BE-së nga importi i resurseve energjetike nga vende të treta, si dhe me garantimin e energjisë për konsumatorët. Për përhapjen aktive të burimeve ripërtëritëse energjetike në tregun energjetik në BE flasin dhe të dhënat e fundit të “Evrostat”. Ato tregojnë se përqindja e energjisë së gjelbër për dekadën e fundit është dyfishuar.

Bullgaria mori angazhim për të zvogëluar gazet e serës nga centralet termike, të cilat e ndotin mjedisin rrethues, si dhe të zvogëlojë numrin e automjeteve të vjetra të transportit. Ligji për energjinë e burimeve ripërtëritëse energjetike është destinuar pikërisht për zbatimin e angazhimeve të ndërmarra nga Bullgaria ndaj politikës së përgjithshme energjetike të BE-së. Mirëpo disa ndryshime në të shkaktuan pakënaqësi nga ana e investitorëve në energjinë ekologjike në Bullgari. Një prej tyre është pagimi paraprak i taksës për bashkimin me rrjetin elektrik të vendit. Për centrale, të cilat prodhojnë 5 megavate rrymë elektrike, pagimi paraprak kap shumën 25 mijë leva (rreth 13 mijë euro) për çdo një kapacitet të instaluar. Në një konferencë për shtypin Asociacioni bullgar për prodhim energjie nga era theksoi të metat kryesore të ligjit të ri.
“Problemi më i madh është se investitorët duhet të krijojnë projektet e veta dhe pas kësaj do të kuptojnë çmimet, me të cilat do të prodhojnë rrymën e tyre elektrike – tha Sebastian Noethlichs, drejtor ekzekutiv i asociacionit. – Në vend që të përcaktohen të ardhurat e projektit, në momentin kur bëhen investimet më të mëdha dhe blihet pajisja, kjo do të bëhet në një etapë më të vonshme. Për një projekt prej 50 megavatesh investimet kapin shumën 60-70 milionë euro. Problemi është se rregullatori shtetëror ka të drejtën të ndryshojë çmimin preferencial pa asnjë kufizim.”

Kennet Lefkowitz, kryetar i Këshillit të mbikëqyrjes të asociacionit, thekson problemet financiare: “Ne nuk mund të zgjedhim midis “energjisë së gjelbër” dhe energjisë tjetër. Bullgaria ka angazhime ndaj BE-së dhe partnerëve të saj evropianë për arritjen e disa qëllimeve sa i përket energjisë së gjelbër – komentoi Kennet Lefkowitz. Ne duhet të zhvillojmë energjinë e gjelbër bullgare ose të importojmë energji të tillë nha vendet e tjera. Nuk është e vërtetë se energjia e erës do ta rritë në një mënyrë drastike çmimin e rrymës elektrike. Përkundrazi ajo do të bëhet edhe më e lirë për dallim nga burimet e tjera konvencionale si nafta, gazi, urani. Çmimi i energjisë nga burimet ripërtëritëse energjetike po ulet, sepse zhvillohet ne sinkron me teknologjitë, kurse investimet në energjinë e erës tani janë investime në të ardhmen.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Martin Dimitrov

Inflacioni në Bullgari përshpejtohet në 3.8% në janar

Inflacioni vjetor i Eurozonës përshpejtohet në janar 2025 deri në 2.5%, krahasuar me 2.4% një muaj më parë. Në Bullgari, ai u përshpejtua më shumë në janar në 3.8% nga 2.1% një muaj më parë, duke arritur nivelin më të lartë në 12 muaj (që nga janari..

botuar më 25-02-24 5.49.MD
Ivajllo Vëllçev, Irina Nedeva dhe Andrej Kovaçev

Konkurrueshmëria e ekonomisë evropiane është një temë kyçe në PE sipas eurodeputetëve bullgarë

Gjatë seancës së kaluar të PE-së, u prezantuan parametrat më të rëndësishëm të buxhetit të BE-së për shtatë vitet e ardhshme, një procedurë jashtëzakonisht komplekse që kërkon marrëveshje të plotë midis shteteve anëtare, dhe që ndërlikohet më tej në..

botuar më 25-02-20 7.30.PD
Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimeve

4% e PBB-së është nga sektori i bujqësisë

Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Këtë e tregojnë të dhënat aktuale për gjendjen e sektorit, të prezantuara nga ministri i..

botuar më 25-02-18 2.49.MD