9 vjeçarja, Natalia Nikollaeva, nga qyteti bregdetar Varna u bë fituese e parë në konkursin e Komisionit Evropian për vizatim të fëmijëve sipas sistemit navigues “Galileo” në temë “Kozmosi dhe aeronautika”. Gara zhvillohet në të gjitha vendet anëtare mes fëmijëve të moshës 9 deri në 11 vjeç. Sipas të rregullave të konkursit fituesit do të emërtojnë satelitë të sistemit satelitor navigues evropian “Galileo”. 27 satelitët e vendeve të BE-së do të lëshohen njëri pas tjetrit sipas radhës së shkronjave të alfabetit latin. Satelitët e parë të Bullgarisë dhe Belgjikës do të lëshohen në hapësirë gjatë tetorit 2011.
Te ne në konkurs morën pjesë mbi 400 fëmijë nga tërë vendi. Fituesja u zgjodh nga një juri tre anëtarësh, në të cilën i pranishëm ishte kozmonauti bullgar Aleksandër Aleksandrov. “Fëmijët ishin shumë të talentuar dhe kishin ide origjinale – thotë kozmonauti në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Një fëmijë kishte përdorur në vizatimin e tij elementin e thjerrës optike. Ishte e vështirë që të zgjedhim se cila vepër është më e mirë. Vizatimi i Natalisë mori më shumë pikë, sepse plotësoi kërkesat e tri kategorive – përputhje me temën, ide origjinale dhe pamje estetike.
“Të gjitha vizatimet e fëmijëve përcollën mesazhin e paqes. Në disa vepra kishte flamuj me fjalën “paqe” sipër – tregon kozmonauti Aleksandër. – Në pjesën dërmuese të vizatimeve fëmijët nuk kishin theksuar mbi elementet teknike, ndërsa më tepër ua kishin drejtuar vëmendjen së ardhmes, planetëve të pazbuluara, fluturimeve ndërplanetare dhe takimeve me jashtëtokësorë etj. Fëmijët e kanë shpirtin të pasur dhe e shfaqin te krijimet e tyre” – i bindur është kozmonauti.
Fituesja bullgare në konkursin e KE-së për vizatim të fëmijëve “Kozmosi dhe aeronautika” është Natalia Nikollaeva. Piktorja e vogël ka lindur më 2002 në qytetin Varna. Në ceremoninë zyrtare në Sofje zonja Catherine Kawada nga KE-ja, kryetare e Departamentit të Drejtorisë së Përgjithshme për ndërmarrje dhe industri, i dha fitueses një certifikatë dhe një statujë të vogël. Statuja është me formën e satelitit, i cili do të jetë pjesë e sistemit të ri navigues të Evropës “Galileo”. Natalia u ftua nga zëvendës kryetari i KE-së Antonio Tajani që të jetë e pranishme gjatë lëshimit të satelitit me emrin e saj më 21 tetor 2011.
Natalisë i pëlqen të vizatojë. Prej viti frekuenton një kurs vizatimi. Preferon të përdor pastele dhe shpeshherë paraqit kozmosin dhe thellësitë e detit në veprat e saj. Për momentin interesohet për dizajnin e modës. Ajo bën modele të fustaneve dhe rrobave të tjera. Do të bëhet kozmonaute.
“Vizatova dy kozmonautë, që takohen në planetin Mars, sepse e di nga shkencëtarët se atje ka jetë.” – sqaron idenë e vet. Njëri prej kozmonautëve është nga Bullgaria dhe mban në gjoks flamurin kombëtar, ndërsa tjetri është i një vendi të huaj. Të dy kanë shtrënguar duart, sepse janë shokë dhe dëshirojnë që të ketë paqe dhe dashuri si në Tokë dhe Mars, ashtu edhe në tërë hapësirën kozmike. Në vizatim dominojnë ngjyra e portokallit dhe blu.
Konkursi për vizatim të fëmijëve “Galileo” duhet përfunduar deri në fund të vitit 2011 në të gjitha vendet anëtare të BE-së, kur do të lëshohen 27 satelitët e rinj. Evropa do të jetë në krye të teknologjive, të lidhura me hapësirën kozmike. Parashikohet në sistem me shumë funksione.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografitë janë ofruar nga Përfaqësia e Komisionit Evropian në Bullgari
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën Bullgare të së Dielës “Ivan Vazov” në Paris – në një postim në një rrjet social një vit më parë. Është..
152 vjet pasi Bullgaria humbi birin e saj të dashur, luftëtar për një shtet të lirë, të pavarur dhe tolerant - Vasill Levski, personaliteti i tij vazhdon të emocionojë dhe të frymëzojë zemrat e bullgarëve të të gjitha brezave. Historianët vazhdojnë të..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..