Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria mund të fitojë nga kriza në Greqi

Sipas analizatorit ekonomik Georgi Angellov në krahasim me Greqinë Bullgaria ofron kushte më të qëndrueshme dhe më të mira për biznes.
Foto: arkiv
Sipas parashikimeve të kompanisë konsulente Ernst&Young ekonomia bullgare gjatë këtij viti do të shënojë një rritje nga 3.2 për qind, përderisa produkti i brendshëm bruto në zonën evropiane do të rritet me 2 për qind. Analizuesit shprehin mendim, se brenda dy viteve të ardhshme Bullgaria do të zhvillohet shumë mirë. Shpresat janë, që produkti i brendshëm bruto i vendit të rritet. Arsyetim për këtë japin potenciali i madh i ekonomisë bullgare dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit para krizës. Nuk përjashtohen edhe rreziqe lidhura me krizën në Greqi. Ato kanë të bëjnë kryesisht me probleme në sektorin bankar, me kufizimin e kreditimit, me uljen e eksportit. Mirëpo, nga situata mund të nxirren edhe dividendë pozitivë për Bullgarinë. Mbi këtë temë me hollësi ndalet analizuesi ekonomik Georgi Angellov:

“Situata nuk është aq e thjeshtë. Kështu që nuk mund të thuhet kategorikisht, do të fitojë ose do të humbasë Bullgaria nga zhvillimet në Greqi. Edhe dy skenarët janë të mundshëm, dhe me më shumë rëndësi është politika ekonomike e Bullgarisë. Kështu që gjithçka është në varësi të politikës së arsyeshme dhe të qëndrueshme buxhetore të vendit. Është me rëndësi të theksohet, se situata në Bullgari ndryshohet krejtësisht nga ajo në Greqi.”

Si mund të fitojë Bullgaria nga kriza në Greqi?

“Ekonomia greke është në qendrën e vëmendjes së mediave botërore. Shihet një qëndrim skeptik ndaj mbarë rajonit përreth Greqisë. Mirëpo, në se Bullgaria ndjek një politikë të arsyeshme, kjo patjetër do të tërheqë vëmendjen e shoqërisë ndërkombëtare. Me siguri do të vihet re, nëse Bullgaria do të vazhdojë me reformat dhe nuk do të grumbullojë borxhe. Sa kritik të jemi ndaj mjedisit biznes te ne, në krahasim me Greqinë Bullgaria ofron kushte më të qëndrueshme dhe më të mira për biznes. Shumë kompani edhe greke mendojnë të bëjnë investime në Greqi, apo jo. Ka edhe të tilla, që mendojnë ku të transferojnë uzinat e veta bashkë me të gjitha makinat dhe impiantet, sepse në Greqi situata ekonomike keqësohet dita ditës. Bullgaria është një shtet i qëndrueshëm, prandaj mund të shpresojë, se ka shanse të tërheqë ato investime dhe para.”

Ka një proverb bullgar, sipas të cilit nëse shtëpia e fqinjit digjet, atëherë flaka mund të arrijë edhe shtëpinë tënde.

“Për Bullgarinë është më mirë, që Greqia të përballojë problemin. Është më mirë, që të jemi pjesë e një regjioni me prosperitet, se sa pjesë e një rajoni kërcënuar nga falimentimi. Të mos harrojmë, se Rumani, Greqia, Serbia dhe Maqedonia kanë marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Kjo është në dëm të imazhit të mbarë rajonit dhe vështirëson situatën. Për ne varianti më i mirë është që vetë Greqia të zgjidhë problemet. BE-ja është e interesuar t’i ndihmojë Greqisë, sepse nuk dëshiron Greqia të falimentojë. Kështu që duke marrë parasysh ndihmën e huaj, problemi i daljes së Greqisë nga kriza është në duart e saj.” – komentoi zoti Angellov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
По публикацията работи: Tanja Harizanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristalina Georgieva

Kristalina Georgieva bëri thirrje për rritjen e të ardhurave dhe uljen e deficitit

Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..

botuar më 24-12-20 9.27.PD

Biznesi është i përmbajtur në pritshmëritë e tij për vitin e ardhshëm 2025

41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..

botuar më 24-12-17 12.15.MD

Eksportet dhe importet drejt Evropës dhe vendeve jashtë BE-së po bien

Në periudhën janar - shtator 2024 eksporti i mallrave nga Bullgaria drejt BE-së u ul me 3.6% krahasuar me një vit më parë dhe arriti në 20 895 miliardë euro. Partnerët kryesorë tregtarë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat..

botuar më 24-12-15 10.15.PD