Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zbatimi i buxhetit shtetëror gjatë pjesës së parë të vitit: deficiti po pakësohet

Foto: kolazh Vergil Mitev
Ministri i financave Simeon Djankov në një mbledhje të qeverisë raportoi për zbatimin e buxhetit shtetëror për pjesën e parë të këtij viti. Tregueset makroekonomike në “llogarinë e madhe” të secili shteti tregojnë gjendjen e ekonomisë dhe të tërë shoqërisë. Çfarë janë të dhënat për gjashtë muajit e parë të vitit?

Treguesi i parë është raporti midis të ardhurave dhe shpenzimeve publike. Sipas ministrit Djankov gjatë gjysmës së parë të vitit qeveria ka shpenzuar më shumë para sesa ka marrë nga tatime, taksa, akcize, etj. Kështu deficiti i llogarisë shtetërore arriti 1% të Produktit të Brendshëm Bruto. Kur shteti harxhon më shumë para sesa janë të ardhurat e tij, kjo gjithmonë është diçka shqetësuese. E mira është se në të njëjtën kohë gjatë vitit të kaluar situata ishte akoma më e keqe dhe atëherë deficiti ishte 2.2%. Përfundimi është se politika e tanishme është e drejtë dhe jep rezultate të mira.

Shkaku kryesor për pakësimin e deficitit buxhetor janë të ardhurat e rritura me 7.6% në krahasim me gjysmëvitin e parë të vitit 2010. Rritja është më e madhe e të ardhurave nga tatimet e tërthorta si Tatimi mbi Vlerën e Shtuar. Por të ardhurat ende janë më pak sesa janë shpenzimet. Kjo shikohet edhe nga një tregues tjetër. Logjika tregon se gjatë gjysmëvitit të parë duhet të realizohet gjysma e të ardhurave të parashikuara për tërë vitin. Kjo nuk është e vlefshme për sektorin e turizmit, i cili ka karakter sezonal. Por pavarësisht nga kjo ky afrim mund të na orientojë në situatë. Duke folur për të ardhurat e qeverisë të dhënat tregojnë se ka ndonjë tendencë negative. Sepse këto të ardhura për gjysmë vitin janë më pak sesa është gjysma e të ardhurave të parashikuara për tërë vitin – 45%, të mbledhura nga tatime të tërthorta si TVSH, të cilat janë burimi kryesor i mjeteve buxhetore. Ngadalësimi i mbledhjes së të ardhurave shtetërore është fakt edhe në rastin me akcizat. Vetëm taksat doganore dhe tatimet e drejtpërdrejta mblidhen sipas parashikimeve.

Kur të ardhurat janë më pak, logjika tregon se duhet kërkuar vendime për pakësimin e shpenzimeve. Në këtë drejtim qeveria ka sukses sepse gjatë gjysmës së parë të vitit shpenzimet janë 45% të të parashikuarve për tërë vitin. Më shumë mjete janë kursyer nga paga, shpenzime investimi, interesa. Vetëm në sferën e shëndetësisë shpenzimet janë më shumë sesa të parashikuarat.

Buxheti shtetëror i Bullgarisë për pjesën e parë të vitit është me deficit të ulët, por qeveria vazhdon të disponojë me një rezervë prej 2.6 mrld. euro. Në sfondin e kësaj rezerve deficiti rrjedhës prej 325 mln euro nuk është shumë shqetësues. Por kjo nuk duhet të na qetësojë sepse nëse rritja e Produktit të Brendshëm Bruto prej 2% nuk mbështetet me masa suplementare si tërheqja e investimeve të huaja, absorbimi i mjeteve evropiane, rezultatet për gjysmëvitin e dytë nuk do të jenë të mira, domethënë – do të përfundojmë vitin me tendenca negative. Duhet pasur parasysh se sivjet sezoni turistik nuk është i fortë dhe priten shpenzime të larta për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale dhe vendore.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
По публикацията работи: Vlladimir Sëbev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kompani bullgare për prodhimin e bareve me proteina po zgjeron veprimtarinë e saj

Kompania bullgare për bare proteinash “Healthy Bars” ka në plan të ndërtojë një fabrikë të re në zonën e kryeqytetit “Vrëbnica”. Për këtë synim tashmë është njoftuar edhe inspektimi rajonal i mjedisit dhe ujërave, ndërsa kompania ka bërë të ditur..

botuar më 24-09-14 9.15.PD
Ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e Republikës Popullore të Kinës në Bullgari, Shkëlqesia e Saj Dai Cinli

Shkëlqesia e Saj Daj Cinli: Bullgaria dhe Kina kanë bashkëpunim praktik të cilin shpresojmë ta thellojmë

Bullgaria dhe Kina vendosën marrëdhënie diplomatike me njëra-tjetrën 75 vjet më parë - në vitin 1949. Një vit më vonë, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Popullore e Kinës shkëmbyen ambasadorë dhe marrëdhëniet dypalëshe u zhvilluan në një..

botuar më 24-09-12 12.58.MD

Banka Kombëtare Bullgare shtrëngon kriteret për dhënien e kredive për banesa

Nga 1 tetori, Banka Kombëtare Bullgare (BNB) shtrëngon kriteret për bankat për dhënien e kredive për banesa. Vendimi i Bankës Qendrore vjen pas një analize që tregon rritje të ndjeshme të kredive në segment dhe përshpejtimin e saj në tremujorin e dytë..

botuar më 24-09-11 6.02.MD