Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plakja e popullsisë në Bullgari krijon tension në sistemet sociale

Zhvillimi i “ekonomisë së argjendtë” ka për qëllim të rrisë shanset për punësi të të moshuarve.
Foto: BGNES
Kombi bullgar plaket më shpejt nga kombet e tjera evropiane. Në një përpjesëtim botëror sipas të dhënave të OKB-së që nga fillimi i vitit 2010 sipas ritmit të plakjes zëmë një nga vendet e para – të pestë në botë. Shtimi i shpejt i popullsisë së moshuar në një të ardhme të afërt mund të kërcënojë funksionimin e një sërë sistemeve sociale dhe ve probleme serioze përpara tregut të punës. Duke pasur parasysh disbilancet e forcuara demografike, qeveria po punon një Koncept kombëtar për plakje aktive, i cili të evitojë një pjesë nga negativet në këtë drejtim.

Për 10 vjetët e fundit në një përpjesëtim botëror numri i njerëzve në moshën mbi 60 vjeç është shtuar me 100 milionë veta. Në këtë moment ata numërojnë 700 milionë veta, 11% nga popullsia botërore. Kontinenti më i ri është Afrika, por më plakës është Evropa, ve në dukje Emilia Vojnova, drejtore në Ministrinë e punës dhe të politikës sociale. Në Bullgari në fillim të vitit 2010 pak mbi 24% nga 7,5 popullsisë milionëshe të vendit ka qenë në moshë mbi 60 vjeç. Në mesin e vitit 2011 përqindja është pak më e lartë. Përpara nesh janë Japonia, Italia, Gjermania dhe Suedia.

Proceset demografike në Bullgari karakterizohen me një lindje të pakët, një mortalitet të lartë, një zgjatje mesatare të ulët të jetës, të thelluar nga proceset vazhduese të migracionit. Ndryshimi në strukturën e moshës të popullsisë ka dhe do të ketë përmasat e veta ekonomike dhe financiare. Shtohet dhe pjesa nga Produkti i Brendshëm Bruto, i cili është i nevojshëm për shëndetësinë, për kujdese afatgjata për të moshuarit e të tjera.

Mes prioriteteve të politikës sociale në Bullgari, sipas Vojnovës, duhet të jetë inkurajimi i lindjeve ose krijimi i kushteve të favorshme që çiftet e reja të lindin, të risin dhe të edukojnë fëmijët e vet. Emilija Vojnova sqaron se: “Në studimet sociologjike njerëzit e rinj në Bullgari tregojnë se duan të kenë më të paktën 2 fëmijë, por mjerisht mundin të lindin dhe të edukojnë mezi një fëmijë. Ky është koeficienti mesatar i pjellorisë për Bullgarinë. Numri i njerëzve të rinj në Bullgari po pakësohet. Prandaj duhet të orientohemi drejt krijimit të kushteve të favorshme për rritjen dhe për edukimin e fëmijëve tanimë të lindur, të fëmijëve të cilët do të duhet të lindin.”

Nuk mund të rinojmë krahun e punës në tregun e punës, duke u mbështetur te rritja e lindjes, thotë Vojnova. Kurse gjendja në të është dramatike. Në fillimin e muajit gusht të vitit 2011, në 100 veta, të cilët dalin nga tregu i punës, në të kanë hyrë mezi 70, gjatë vitit 2010 kanë qenë 74. Kjo tregon një rritëm të shpejt të pakësimit të njerëzve në moshë të aftë për punë. Prandaj, sipas Emilija Vojnovës: “Drejtimi i dytë është i lidhur me punësinë – sigurimi i më shumë vendeve të punës dhe të një mobiliteti më të madh të popullsisë së moshuar në tregun e punës, qëndrimi më i gjatë në të. Tani vijnë vite, në të cilat në etapa do të dalin nga tregu i punës të lindurit pas Luftës së Dytë botërore, brezi i ashtuquajtur të bejbi bumit. Kjo do të ndryshojë mjaft profilin e forcës punonjëse.”

Tregu i punës tanimë ka një mangësi të forcës së re të punës. Prandaj tanimë flitet për “një ekonomi të argjendtë”, me fjalë të tjera shtimin e shanseve të të moshuarve të punojnë më gjatë. Politika tregon se, biznesi privat në krahasim me ndërmarrjet shtetërore është më i hapur për mbetjen e njerëzve të moshuar në punë. Në rend të ditës është përpunimi dhe aplikimi i strategjive të biznesit për drejtimin e moshës, për mësim gjatë gjithë jetës dhe mundësia për njerëzit e moshuar të ndërrojnë profesionin e vet në moshën pas 60 vjeç. Plakja e popullsisë ve një sërë probleme përpara sistemit të shëndetësisë, i cili duhet të jetë i orientuar drejt profilaktikes shëndetësore, dhe jo drejt shërimit të sëmundjeve të rënda në grupet më të larta të moshës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD

Në nivel personal, 60% e bullgarëve janë të kënaqur me vitin 2024, optimistë për vitin 2025 janë 47%

Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..

botuar më 24-12-20 11.48.PD