Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të dalin rrogat e bullgarëve nga frigoriferi?

Në debatet rreth buxhetit për vitin 2012 përsëri kishte pasione të zjarrta. Çështja nëse mund të rriten të ardhurat e bullgarëve nga puna dhe nëse do të përfundojnë kufizimet intereson shumë njerëz. Në kontekstin e peizazhit financiar në Evropë, Bullgaria do të rritë rrogën minimale të punës, sepse ajo mbetet prapa në krahasim me vendet e tjera evropiane. Për këtë qëllim tashmë janë parashikuar mjete nga buxheti i vitit tjetër.

Sipas ministrit të financave Simeon Djankov rritja e rrogës minimale në 290 leva (148 euro) mund të pritet gjatë tremujorit të dytë të vitit 2012. Nga 1 shtatori i këtij viti ajo është 270 leva (128 euro), ndërsa para kësaj ishte 240 leva (120 euro). Rritja e rrogës minimale nuk është zgjidhje e çështjes së të ardhurave të ulëta nga puna, por kjo do të ndikojë në rrogat më të larta. Gjatë vitit 2012 pritet dhe rritja e pensioneve më të ulëta, si edhe e disa pagesave sociale, për shembull lejet e lindjes. Sipas Simeon Djankovit buxheti i vitit 2012 është “më i miri që është i mundur në këtë krizë”.

A do të stimulojë rritja minimale e të ardhurave konsumin, i cili është shtrënguar për shkak të mundësive të kufizuara financiare të bullgarëve?

Sipas statistikës rroga mesatare në vend gjatë tremujorit të dytë të vitit 2011 është 700 leva (350 euro), kurse në bazë vjetore ka një rritje me 5,7%. Ja se çfarë tha Plamen Dimitrov, president i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari: “Të gjithë ne e dimë se shkaku të rritet rroga mesatare është ulja e punësisë. Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2011 personat e punësuar janë pakësuar me 1,4%. Domethënë 31 mijë punonjës e kanë humbur punën gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Kjo sipas nesh ka një kontribut serioz për rritjen – edhe nominale, edhe reale – të rrogës mesatare në vend.”

Në organizatat buxhetore gjatë tremujorit të dytë të këtij viti vërehet mbajtje e personave të punësuar. Kurse tempet e rritjes reale të rrogës mesatare atje janë negative – minus 1,6%. “Kjo i jep përgjigje pyetjes se pse këmbëngulim që në sistemet buxhetore të ketë korrigjim të të ardhurave vitin tjetër të paktën me 10% për shkak të inflacionit të grumbulluar. Kështu do të neutralizohet ulja reale e fuqisë blerëse të rrogave në këto organizata”, komentoi Plamen Dimitrov.

Nga Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari llogaritin se 607 mijë bullgarë, ose afro një e treta e të punësuarve te ne, punojnë në veprimtari me pagim të ulët. Kjo do të thotë se rroga mesatare atje përbën 75% të rrogës mesatare në vend ose është më e ulët.

Biznesi nuk e pranon me gëzim rritjen e rrogës minimale. Pozita e Dhomës Ekonomike Bullgare është se aktualizimi i saj duhet të bëhet pas vlerësimit të ndikimit të kësaj mase. Studimi i dhomës tregon se 55% të punëdhënësve në sektorin privat nuk kanë mundësi të rritin rrogat e punonjësve (këtu përjashtohet rroga minimale). Ndër shkaqet janë hua të pambledhura nga shteti dhe nga partnerët, koniunktura e keqe në treg, konsumi i shtrënguar, gjendja e keqe e tregjeve evropiane dhe pakësimi i porosive. Mezi 25% të punëdhënësve kanë në plan të rritin rrogat e punonjësve të tyre. Këto janë kompani që merren me eksport dhe nuk janë prekur nga kriza. Në shumë firma rritja e rogave është lidhur me pakësimin e numrit të personelit. Nga Dhoma Ekonomike Bullgare mendojnë se rritja e të ardhurave të punës në organizatat buxhetore duhet të bëhet në bazë të reformave serioze dhe nuk e mbështetin opinionin se me rritjen e rrogës minimale dhe me stimulimin e konsumit do të zbuten pasojat e krizës.

Ekonomistët pohojnë se si rezultat i rritjes së rrogës minimale nga 270 në 290 leva gjatë vitit të ardhshëm, do të shtohet numri i të papunëve. Sipas ekspertit nga “Shoqëria e hapur” Georgi Angellov, rritja e rrogave duhet të jetë në lidhje të drejtpërdrejtë me rritjen e prodhueshmërisë së punës dhe jo fryt i një akti administrativ. Në disa sektorë të industrisë prodhueshmëria e rritur tashmë është fakt: në industrinë kimike, në nxjerrjen e mineraleve dhe në industrinë e përpunimit. Atje rrogat janë shumë më të larta se rroga mesatare në vend. Në sektorët e tjerë të ekonomisë kriza do të ndihet shumë kohë. Kjo do të thotë se një pjesë e madhe e bullgarëve të zakonshëm do të vazhdojnë të mbajnë stabilitetin financiar mbi shpatullat e tyre.

Përgatiti në shqip: Ekaterina Tarpomanova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dobrin Ivanov

Punëdhënësit kërkuan nga Gjykata e Lartë Administrative ngrirjen e pagës minimale

Punëdhënësit po kundërshtojnë në gjykatë rritjen e pagës minimale. Asociacioni i Kapitalit Industrial në Bullgari njoftoi se paraqitën një ankesë në Gjykatën e Lartë Administrative. Rreth 430 000 njerëz në vend marrin pagën minimale. Ka dy arsye për..

botuar më 24-11-06 12.05.MD

Hesus Kabajero është "Menaxheri i Vitit" në Bullgari për vitin 2024

Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..

botuar më 24-11-05 10.01.PD
Llëçezar Bogdanov

Instituti për Ekonominë e Tregut bën thirrje për një deficit buxhetor nën 3%

Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..

botuar më 24-11-04 11.51.PD