Mbaroi edicioni i dytë i Festivalit të filmit etnografik dhe antropologjik, i cili u mbajt në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment i Ohrit” dhe gëzoi spektatorët me seri titujsh dokumentarë, të cilët paraqesin mënyrën e jetesës, folklorin dhe vlerat e etnive dhe komuniteteve të ndryshme të Ballkanit. Në program ishin rreth 20 filma nga 6 shtete të ndryshme. Kishte dhe diskutime pas çdo projeksioni.
Filmat e autorëve nga Bullgaria, Serbia, Greqia, Turqia, Maqedonia dhe Kosova ishin të paraqitura në tre ditë radhazi. Romët si etni më e lirë në Ballkan, traditat e ruajtura deri në ditët e sotme, si dhe fetë në rajon – ishin temat të paraqitura nga pikëpamje të ndryshme rreth fakteve pak të njohura. Ata janë të lidhura me jetën, me të kaluarën dhe të tashmen e shtëpisë sonë të përbashkët – Ballkanin. Tema më e gjerë ishte e lidhur me bashkëjetesën mes myslimanëve dhe krishterëve në vendet tona. Në filmin e Maqedonisë “Paqe për të gjithë” u tregua për të ashtuquajturën “Kisha Shën Nikolla dhe tyrbja Hidir baba”. Bëhet fjalë për një tempull i cili ndodhet në qytetin Makedonski Brod, aty ku krahë për krahë luten krishterët dhe myslimanët, dhe vendasit thonë njëzëri: tempulli i përket të gjithëve. Interes provokoi edhe titulli “Kalenik, dita e fundit e pazarit në qytet” nga Serbia. Me pakë dozë humori, shiriti kap kulturën tradicionale të pazareve në qytetet serbe, e cila është drejt zhdukjes.
“Ideja është të zgjojmë interesin e të studiuesve të rinj edhe në Bullgari, dhe në rajon të xhirojnë filma të këtillë, thotë Atanaska Stançeva, një nga organizatoret e festivalit. – Ballkani është vërtetë një temë e madhe dhe në të njëjtën kohë jemi shumë të njëjtë si kulturë dhe si popuj. Donim të tregojmë se shumica e gjërave, të cilat ndodhin në ndonjë vend fqinj, mund të hasen edhe te ne.”
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..