Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Anju Angjellov: “Bullgaria duhet të zhvillojë një ushtri më të vogël por moderne”

Ministri bullgar i mbrojtjes Anju Angellov
Foto: BTA
Më 30 dhe 31 janar Sofja ishte mikpritëse e konferencës dyditore shkencore me temë “Siguria kolektive e kombëtare dhe mbrojtja në kontekstin e ndryshimeve dinamike në mjedisin gjeostrategjik dhe shfrytëzimi më racional të shpenzimeve të pakësuara mbrojtëse në vendet e NATO-s dhe BE-së”. Në të morën pjesë politikanë dhe ekspertë nga Ministria e mbrojtjes, të punëve të brendshme dhe të jashtme, organizatat joqeveritare. Qëllimi është të analizohet situata në botë, Bashkimin Evropian dhe regjionin, si edhe të përcaktohet pozita e Bullgarisë përpara takimeve të ministrave ushtarakë nga vendet anëtare të Aleancës më 2 dhe 3 shkurt, gjatë prillit të këtij viti, si edhe përpara takimit të nivelit të lartë të NATO-s gjatë majit në Çikago.

Gjithnjë e më dinamik dhe e vështirë për t’u parashikuar bëhet mjedisi për siguri sot, posaçërisht gjatë kohës së krizës financiare dhe ekonomike, e cila e ka prekur jo vetëm Evropën po edhe gjithë botën. Prandaj sot më shumë se kurrë duhet të jemi të përshtatëse, të vlerësojmë këtë mjedis dhe të marrim masa në kohë në përgjigje të sfidave, të cilat i imponojnë ndryshimet në të. Me këto fjalë ministri bullgar i mbrojtjes Anju Angellov hapi forumin. Ai vuri aksentin mbi procesin e rimendimit strategjik të politikës mbrojtëse, paralelisht dhe në sinkron me NATO-n dhe me strategjinë e re mbrojtëse të ShBA-së, të shpallur në fillim të vitit nga presidenti amerikan Barak Obama. Sipas fjalëve të Anju Angjellovit, që të mund të garantojmë sigurinë tonë dhe ta bëjmë Aleancën më të fortë, Bullgaria duhet, krahas me diplomacinë, me rritjen ekonomike dhe instrumente të tjera të fuqisë kombëtare, të zhvillojë dhe një potencial mbrojtës adekuat të ndryshimeve dinamike në mjedis dhe të resursit financiar. Ai është i bindur se, ka ardhur kohë që të heqim dorë nga dy hutime të rrezikshme të cilat ekzistojnë ndër brezin më të vjetër të oficerëve. Njëra është, se një ushtri më e madhe në numër do të thotë automatikisht një siguri më e madhe. Tjetra është se aftësitë kombëtare ushtarake pak nga pak humbasin rëndësinë e vet si rezultat nga siguria, të cilën e marrim nga anëtarësia në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Sot neve na është i domosdoshëm një potencial më i vogël ushtarak, por për llogari të kësaj më modern dhe më të zhdërvjellë, e cila të mund të përballojë rreziqet dhe kërcënimet moderne. Por jo të jetë vetë, por në sistemin e mbrojtjes kolektive të NATO-s dhe të sigurisë kolektive të Bashkimit Evropian – nënvizoi Anju Angellov. Sipas tij në kushtet e krizës dhe të buxhetit të kufizuar një nga mundësitë të sigurojmë atë shkallë të sigurisë kombëtare, e cila i është e domosdoshme Bullgarisë sot dhe në të ardhmen e afërt është pjesëmarrja e vendit tonë në projektet shumëkombëshe:
Bullgaria tanimë merr pjesë dhe ka deklaruar pjesëmarrjen e vet në një sërë projektesh konkrete shumëkombëshe në kuadrin e NATO-s, të Bashkimit Evropian dhe në plan regjional. Bashkëpunimi i krijuar i besimit nga shtetet në regjion në këtë sferë është një bazë e mirë, mbi të cilën të mbindërtohet më tutje potenciali i shteteve nga Evropa Juglindore. Përveç kësaj, në kuadrin e NATO-s ne marrim pjesë në programin për sigurimin e aftësive për transporte strategjike ajrore – programi i ashtuquajtur C-17 dhe programi për një vërejtje tokësore. Bullgaria është mes vendeve, të cilat punojnë për krijimin e grupit të shteteve, të cilët shfrytëzojnë avionët “Spartan” për një transport operativ dhe taktik të ushtrive dhe të ngarkesave.

Ministri Angellov vuri në dukje akoma, se Bullgaria ka interes ndaj gjashtë projekteve në kuadrin e së ashtuquajturës “mbrojtje inteligjente” dhe është prijëse mbi një prej tyre – “Roli i grave në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes”. Një projekt tjetër është lidhur me krijimin e Qendrës për studim, ndërtim dhe zhvillim të aftësive të NATO-s për drejtimin e krizave dhe për dhënien e ndihmës në rast të fatkeqësive. Në kuadrin e “mbrojtjes inteligjente” Bullgaria ka propozuar edhe idenë për shfrytëzim të përgjithshëm të armëve moderne, të ndërtuar nga ne dhe Rumania me ShBA. Të gjitha këto projekte priten që të miratohen në takimin e nivelit të lartë të NATO-s gjatë majit të këtij viti.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD