Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për të katërtin vit në Shqipëri – Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Foto: Raki Bello

Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë Universitetit të Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin “Shën Kirill dhe Metodij” në Veliko Tërnovo dhe programin evropian “Erasmus+”.

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare është e dedikuar për nxënësit dhe studentët që janë të interesuar të mësojnë gjuhën bullgare në nivelet nga A1 deri në B2, informon Universiteti i Tiranës dhe thekson përfitimet nga pjesëmarrja:

  • Ofrimi i kurseve gjuhësore me pedagogë të specializuar;
  • Mundësi për të njohur kulturën, letërsinë dhe historinë bullgare;
  • Mundësi për të zgjeruar kompetencat gjuhësore dhe për të fituar një certifikatë ndërkombëtare në fund të shkollës.
Afati i fundit për aplikim në Shkollën Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë është data 29 qershor 2025. Aplikimet pranohen në emailin e profesorit të gjuhës, letërsisë dhe kulturës bullgare në Tiranë, Raqi Bellorbelo@abv.bg, ose në numrat e telefonit: +355 69 237 6909; +355 69 8420174.

Lexoni më tepër:


Redaktoi: Krasimir Martinov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Raki Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla "Çuçuliga" në Londër synon përmes mësimeve të lidhë fëmijët me Bullgarinë

Gjatë disa dekadave të fundit, komuniteti bullgar në Mbretërinë e Bashkuar është rritur ndjeshëm, dhe bashkë me këtë edhe nevoja për ruajtjen e gjuhës amtare dhe të identitetit kulturor. Një rol të rëndësishëm në këtë proces luajnë shkollat bullgare, të..

botuar më 25-09-15 8.00.MD

Ministri bullgar i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov hap vitin shkollor në shkollën bullgare "Hristo Botev" në Tiranë

Në kuadrin e vizitës së punës dy-ditore në Tiranë që filloi sot, 15 shtator, Ministri i Mbrojtjes Atanas Zaprjanov do të marrë pjesë në hapjen ceremoniale të vitit të ri shkollor në shkollën bullgare të së dielës "Hristo Botev" në Tiranë.  Ajo..

botuar më 25-09-15 6.32.MD

Përsëri në shkollë

Sot, 57 mijë nxënës të klasës së parë kaluan pragun e shkollës në të gjithë Bullgarinë.  Mbi 2300 shkolla në vend hapën dyert për të mirëpritur nxënësit e tyre më 15 shtator, raportoi një gazetar i BGNES...

botuar më 25-09-15 3.07.MD