Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rodopet Qendrore – strehim i shpendëve të rrallë

Skifter shtegtar
Foto: arkiv

Malet Rodope, pjesa bullgare e të cilave shtrihet në shpatat veriore, përbën një masiv të gjelbër dhe të larmishëm, i cili lidhet me emrin e këngëtarit legjendar antik Orfe. Në këtë territor, të përqafuar nga mitet, hasen lloje të rralla kafshësh, bimësh dhe shpendësh. Natyra është e ruajtur mirë. Georgi Gergiev, ekspert me përvojë në inspektorinë e mjedisit dhe ujërave në rajonin e qytetit Smoljan na shpie në shumëllojshmërinë e shpendëve në Rodopet Qendrore.

“Këtu hasen afro 300 lloje shpendësh. Në këtë numër përfshihen të gjithë ata me pupla. Më pak janë shpendët e ujit, sepse në rajon nuk gjenden mjaft liqene dhe pellgje të tjera. Mbase interes më të madh zgjojnë shpendët e egër, po ashtu dhe zogjtë këngëtarë. Hasen grabitqarë të ditës dhe të natës, gjeraqina dhe gjeraqina të shkurtra, si dhe lloje të ndryshme të skifterit. Në rajon bëjnë fole dhe disa çifte të shqiponjës së gurëve. Po ashtu haset shqiponja e madhe e rosave. Ndër grabitqarët e natës shpeshherë mund të shihet huti i maleve, ndërsa bufi – më rrallë.”

© Foto: wikipedia.org

Shqiponja e gurëve

Cili është shpendi i preferuar për z. Georgi Georgiev për t’u vëzhguar?

“Një kënaqësi jashtëzakonisht të madhe më sjell shqiponja e gurëve. Një shpend me masa madhështore që i ka krahët me formën e V-së, duke fluturuar. Më interesojnë edhe grabitqarët e natës. I kam vështruar, kur bie muzgu i mbrëmjes. Këta shpendë pa problem fluturojnë gjatë natës, pa goditur në drurë. Fluturojnë aq lehtë, d.m.th. nuk bëjnë zhurmë, që t’i mos ndiesh fare. Vetëm nëse i shikon me bishtin e syrit, mund të marrësh vesh që shpendi po kalon. Kështu gjatë natës grabitqarët rrëmbejnë kryesisht brejtës.”

© Foto: wikipedia.org

Huti i maleve dhe bufi

Zvarritësi krahëkuqPjesa qendrore e maleve Rodope nuk është e lartë. Andej lartësia mbi nivelin e detit është 800 metra. Prandaj pylli i maleve Rodope spikat për nga shumëllojshmëria e drurëve halorë dhe gjetherënës. Në degët e këtyre drurëve bëjnë fole një sërë zogjsh këngëtarë. Nëpërmjet këndimit ata tregojnë dashurinë për njëri-tjetrin gjatë stinës së pranverës. Sa të ëmbël dhe melodik e kanë zërin bilbili dhe çafkëlorja. Disa adhurues të natyrës vijnë në këtë rajon për të shijuar këndimin e shpendëve të rrallë, siç është zvarritësi krahëkuq. Ky është një zog me masa të mesme trupore, i ngjan dallëndyshes dhe bën fole në vendet e larta malore. Gjatë dimrit bie poshtë drejt vendeve më të ulëta dhe lehtësisht vëzhgohet. Në sy bien krahët e tij me ngjyrë të kuqe, të cilat dallohen në sfondin e dëborës mbi shkëmbinjtë. Turistët fotografë mund të nxjerrin pamje të mrekullueshme. Interesante te zvarritësi krahëkuq është që gjatë verës barku dhe qafa e zogut i kanë ngjyrën e zezë, kurse gjatë dimrit ata marrin ngjyrën e bardhë, na rrëfen z. Gergiev. E veçantja e këtij zogu është që ai vazhdimisht mbështetet në shkëmbinj.

Një shpend tjetër interesant është gjeli i egër. Megjithëqë në rajonin tonë shumica e shpendëve janë të mbrojtur, gjuetia e gjelit të egër lejohet, por jo të të gjithave. Gjatë periudhës së shumëzimit ky shpend lëshon tinguj shumë të çuditshëm, të cilët ngjan me goditjen e fortë të drurit me një dru tjetër. Atëherë gjeli i egër nuk dëgjon gjë, bëhet i shurdhër. Në gjuhën bullgare gjeli i egër përkthehet “gluhar” që do të thotë “shurdh”. Kur dilet për gjah, me shumë rëndësi është që të kapet momenti i caktuar, kur gjelet e egra këndojnë dhe asgjë nuk dëgjojnë. Patjetër që ka adhurues të natyrës që vijnë në vend vetëm për ta shijuar këngën e gjelit të egër sapo të dashuruar, vazhdon rrëfimin e tij, z. Georgiev.

© Foto: wikipedia.org

Gjeli i egër

Gjatë dimrit dëgjohet vetëm zëri i qukapikut. Në pjesën e mesme të maleve Rodope hasen 4-5 lloje të këtij shpendi. Qukapiku larash i vogël dhe ai i madh kanë mustaqe të kuqe dhe linja të kuqe anash kokës dhe rreth syve. Në këtë stinë mund të vëzhgohen edhe shpendët grabitqarë – gjeraqinë dh skifter. 

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: wikipedia.org
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD