Radioja Kombëtare Bullgare u ofron të gjithë adhuruesve të muzikës bullgare një koleksion unikal prej këngëve të Emill Dimitrovit. Në art shumë shpesh spekulohet me nocionin “legjendë”, por pikërisht kjo fjalë e karakterizon më saktë këngëtarin e madh bullgar Emill Dimitrov. Që nga kompozimi i tij i parë “Arlekino” në vitin 1960 deri më sot – 52 vjet më vonë, krijimtaria e tij është pjesë e jetës së shumë bullgarëve. Emill Dimitorov ishte artist i klasës më të lartë. Këngët e tij ndryshuan muzikën pop te ne dhe frymëzuan disa breza këngëtarësh bullgarë dhe vazhdojnë të gëzojnë edhe sot milionë fansa në Bullgari, Rusi, Francë, Itali. “Tingëllon në vetveten muzikë” është albumi i parë nga një sërë e tërësishme albumesh, të cilat kanë grumbulluar këngët e shumë këngëtarëve të dashur bullgarë. Në repertorin e vet Emill Dimitrov ka mbi 400 këngë, 280 prej të cilave janë vepër e vetë interpretuesit. Emill Dimitrov është i vetmi këngëtar bullgar, i cili ka bërë karrierë të suksesshme në Francë. Ai ka pasur kontakte personale me Sharl Aznavur dhe Dalida.
Po të doni të dëgjoni disa prej këngëve, të përfshira në albumin e ri, klikoni mbi ikonën AUDIO! Ju urojmë minuta të këndshme!
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, arkiv personal, BGNES
Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..
Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" – rikthehet me një version modern për klubet. Në këtë aranzhim, tandemi i DJ-ve Kamen & Rusto..