Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një projekt bullgaro-grek në mbrojtje të shkabës egjiptiane

Foto: bspb.org

Organizata ekologjike joqeveritare të Bullgarisë, Greqisë dhe Britanisë së Madhe fillojnë punë mbi një projekt të përbashkët të programit evropian “Life Plus” në mbrojtje të shkabës egjiptiane /Kali i Qyqes/ (Neophron percnopterus) në Ballkan. Nisma do të vazhdojë 5 vjet dhe ka përkrahjen financiare të fondacionit grek “A. G. Leventis”. Organizata kryesore në zbatimin e projektim është Shoqata bullgare për mbrojtje të shpendëve.

Çfarë është fati i shkabës egjiptiane sot, e cila ishte hyjnizuar në kohërat e lashta?

Projekti në fjalë bullgaro-grek kërkon përgjigjen e kësaj pyetjeje në regjionin e Ballkanit dhe në një areal më të gjerë të migracionit të këtij shpendi mbretëror, areal ky i cili përfshin rajone të Afrikës dhe të Azisë. Shpendi quhet “shkabë egjiptiane”, jo sepse “djepi” i tij është Egjipti, por sepse pikërisht atje është hyjnizuar në kohërat e lashta, na tregon Nikollaj Terziev nga Shoqata për mbrojtje të shpendëve, ekspert për komunikacionet në kuadrin e këtij projekti. Për këtë shpend ka shumë legjenda. Një prej tyre rrëfen se shkaba egjiptiane ka shpëtuar profetin Mohamed nga një fatkeqësi e madhe dhe ai si shenjë falënderimi e ka bekuar dhe e ka shndërruar nga një shpend i zezë në shpend të bardhë.

© Foto: wikipedia.org


12-02-08-86114_1.jpg

“Është interesante se deri në vitin e tretë shkabat egjiptiane janë me ngjyrë të errët dhe pastaj gradualisht zbardhen – na shpjegon Nikollaj Terziev. – Një fakt tjetër interesant është se dikur në Egjipt shkabën egjiptiane e kanë respektuar kaq shumë, se njerëzit, të cilët e kanë plagosur në ndonjë mënyrë i kanë dënuar me vdekje. Në këtë kuptim mund të deklarojmë guximshëm se ky është lloji i parë i mbrojtur në planetin tonë. Pse e kanë pëlqyer kaq shumë? Kjo e ka shpjegimin e vet logjik. Në të kaluarën ka pasur sasi të mëdha mbeturinash, sidomos në rajonet me përqendrim më të madh njerëzish. Në fakt shkabat i kanë pastruar këto vise, duke i ngrënë mbeturinat e rrezikshme. Në këtë mënyrë ato e kanë mbrojtur njerëzimin nga shumë sëmundje dhe epidemi. Në Afrikë ka pasur një shumëllojshmëri të madhe prej shkabash. Ato i kanë bërë foletë e veta brenda qyteteve – në pemë dhe godina. Ka pasur qindra mijëra shkaba në mbarë botën. Nuk do të teprojmë, po të themi se ato kanë shëtitur si pulat ndër njerëzit. Mund të bëjmë krahasim me lejlekun e bardh sot. Siç ne sillemi me dashuri ndaj lejlekut të bardh sot, kështu edhe njerëzit në të kaluar kanë pasur një qëndrim të tillë të mirë ndaj shkabës egjiptiane. Ajo ishte respektuar edhe nga bujqit, sepse asgjësonte brejtësit e dëmshëm për të mbjellat e tyre.”

© Foto: wikipedia.org

Kështu ka qenë edhe në të kaluarën mitike të shkabës egjiptiane. Por çfarë është e tanishmja e saj? Ka të dhëna se në botë kanë mbetur nga 10 deri në 20 mijë shkaba egjiptiane. Në Ballkan ato janë rreth 90, kurse në Bullgari numri i tyre është 30 – 35.

Foto: wikipedia.org“Kur në vitin 2003 filloi projekti ynë i parë, më i vogël, nga ai i tanishëm, për ruajtjen e shkabës egjiptiane, në Bullgari kishte 57 çifte, na rikujton Ivajllo Angellov, i cili përgjigjet për mbrojtjen e natyrës edhe në kuadrin e projektit të ri. Tani kemi 32 çifte, domethënë numri i tyre është ulur me gjysmë. Ndërsa në vitet 80 të shekullit të kaluar kishte mbi 100 çifte shkabash egjiptiane. Rreziqet kryesore për këta shpendë janë helmet, shtyllat elektrike dhe gjahtarët pa leje – nënvizon zoti Angellov. – Shkaba egjiptiane ushqehet me të gjitha llojet e kafshëve të vdekura – me kafshët–viktima të incidenteve automobilistike në rrugë, me insektet e helmuara në tokat bujqësore, me mbeturinat ushqimore në kapicat e plehut. Për këtë shkak në botën e sotme të ndotur ky zog është rrezikuar nga gëlltitja e ushqimit helmues dhe e ushqimeve të tjera të ndotura. Shpendët vuajnë shumë shpesh nga sëmundje, të shkaktuara na grumbullimi i antibiotikëve, pesticideve etj.”

Në plan botëror problemi më i madh për mbijetesën e shkabave janë shtyllat e rrezikshme elektrike. Një pjesë e projektit është mbikëqyrja e rrugëve të migracionit të shkabës egjiptiane, që të konstatohen rreziqet kryesore dhe në këtë mënyrë të mund të eliminohen ato në të ardhmen.

© Foto: BGNES

“Kemi në plan të instalojmë 20 satelite, të cilat do të na japin informacion për rrugët e migracionit dhe për vendet në Afrikë, ku shpendët e kalojnë dimrin. Kjo do të na japë një informacion shumë të vlershëm për shkaqet e vdekshmërisë, sidomos tek shkabat e reja, ku ajo është shumë e lartë. Kur një shkabë vdes, transmetuesi pushon së lëvizuri dhe në këtë mënyrë na jep sinjal për vdekjen e zogut. Ne shkojmë në vendin e vdekjes dhe atje mund të kuptojmë se çfarë është shkaku për vdekjen. Kolegët tanë nga Shoqata për mbrojtje të shpendëve tashmë e aplikojnë këtë metodë për ruajtjen e shqiponjës mbretërore. Nga 14-15 shqiponja mbretërore 6 vdiqën pikërisht për shkak të shtyllave elektrike gjatë dy viteve të para të mbikëqyrjes.”

© Foto: bspb.org


Pjesa bullgare e projektit mbulon të gjitha rajonet në Bullgari, ku haset shkaba egjiptiane. Këto janë kryesisht Rodopet Lindore, fshati Maxharovo, gjithashtu pjesa lindore e malit Stara Pllanina, Rrafshina e Shumenit dhe e Orjahovos dhe Sipërfaqja e Ruses. Atje do të zhvillohet monitorim, foletë do të ruhen dhe shpendët do të ushqehen. Që të tërhiqet vëmendja e shoqërisë ndaj llojit të kërcënuar nga zhdukja ekologët do të montojnë në shkëmbinj, afër çifteve, që bëjnë fole, një kamerë për vëzhgim të pandërprerë. Kështu të gjithë njerëzit do të mund t’i vëzhgojnë shpendët e kërcënuar në internet dhe të njihen në kohë reale me jetën e shkabës egjiptiane. Të gjithë, që dëshirojnë, do të mund të shohin se si ushqehet shkaba egjiptiane, si kujdeset për të vegjlit, cilat janë kontaktet e saj në mjedisin rrethues. Kjo reality show do t’u drejtohet kryesisht të rinjve, me shpresën se do të ndryshohet qëndrimi negativ i bullgarëve ndaj këtij shpendi kaq të dobishëm grabitqar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
По публикацията работи: Maria Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD