Në Izmir të Turqisë ndodhet njëra nga gjithsej pesë qendrat e trajnimit të Administratës Kombëtare Amerikane për Hapësirën dhe Aeronautikën (në gjuhën angleze, shkurt NASA). Sivjet, për herë të tetë me radhë fëmijët bullgarë do të marrin pjesë në programin amerikan të trajnimit. Deri tani mbi një qind bullgarë patën mundësi të trajnohen në qendrën kozmike “Space Camp” dhe të mësojnë se si përgatiten dhe realizohen udhëtimet kozmike. Këto programe arsimoro-shkencore zhvillohen gjatë verës brenda gjashtë ditëve. Në të marrin pjesë fëmijë të moshës nga 9 deri në 16 vjeç nga mbarë bota. Ndonjë kureshtar më i vogël për Kozmosin gjithashtu mund të përfshihet në programe, nëse e ka anglishten e përkryer dhe tregon interes të spikatur për shkencat.
“Gjatë këtyre gjashtë ditëve që fëmijët kalojnë në kamp, bëjnë gjithçka të cilën e kryejnë astronautët për të përgatitur të fluturojnë, sqaron znj. Iglika Angellova, koordinatore e Bullgarisë e qendrës kozmike në Izmir. – Fëmijët e kanë në dispozicion të gjitha llojet e simulatorëve dhe marrin pjesë në të gjitha trajnimet. Trajnimi fillon nga ora 9 në mëngjes dhe përfundon në orën 10 në darkë. Nuk ka pushime. Pjesëmarrësit janë të ndarë në skuadra, ku fëmijët mësojnë shkenca të ndryshme në mënyrë tërheqëse. Kozmosi kërkon gjithçka – marrëdhënie njerëzore, kimi, biologji, etj. Më e rëndësishmja e trajnimit gjashtëditor është që fëmijët mësojnë si të mbrojnë pikëpamjet e tyre dhe si të ndërtojnë personalitetet e tyre. Trajnimi përqendrohet shumë tek programi i liderit. Përzgjedhja e fëmijëve në çdo qendër kozmike të NASA-s bëhet në bazë të kontrollimit të njohurive për tri tema. Çdo vit këto tema janë të ndryshme dhe vendosen nga qendra kozmike përkatëse në varësi të rajonit ku gjendet ajo. Zakonisht tematika është problematike. Prej fëmijëve kërkohet një ese, shkrimi i të cilit duhet t’u përgjigjet rregullave të caktuara. Në vend të parë teksti duhet të bëjë me realitetin dhe të tregojë njohuri për botën. Eseja duhet të nxjerrë në pah mendimin personal të fëmijës. Gjuha e punës është anglishtja.”
Pjesëmarrësi më i vogël nga Bullgaria ka qenë Vladi nga një shkollë e kryeqytetit. Gjatë 2009-ës djali tetëvjeçar shkoi për herë të parë në qendrën kozmike të NASA-s në Izmir. Kur përfundoi kampi gjashtë ditor ai u dekorua me çmimin e përgatitjes së përgjithshme. Dy vjet më vonë përsëri u përzgjodh pjesëmarrës. Gjatë trajnimeve Vladi ka mësuar se çfarë ndiejnë kozmonautët në gjendje të mungesës së peshës.
“Në fillim pata pak vështirësi – thotë djali i cili ëndërron të bëhet kozmonaut. – Pastaj gjithçka të duket e thjeshtë. E di se çfarë duhet të bësh, kur je në gjendje të mungesës së peshës që të lëvizësh poshtë e lartë. Më pëlqejnë simulatorët në qendër, sepse ata krijojnë kushte reale të Kozmosit. Trajnimet gjithashtu janë shumë interesante. Deri më sot, e mendoj simulatorin, në të cilin hymë për të kryer një mision special. Na ndanë në skuadra. Secili prej nesh e kishte pozitën e tij dhe duhej të kryente detyra të posaçme. Më pëlqeu shumë, sepse për të funksionuar skuadra ka nevojë për koordinim të mirë dhe secili prej nesh kishte kujdes për të tjerët.”
Bashkënxënësja e tij, Maja gjithashtu ka marrë pjesë dy herë në qendrën e trajnimit të NASA-s në Izmir. “Më së shumti më pëlqyen simulatorët – Tregon Maja. – Brenda njërit ishim në gjendjen e mungesës së peshës. Kështu mësuam se si ndihet njeriu në Kozmos. Provuam akullore të përgatitur posaçërisht për kozmonautët. Shijen e kishte shumë të ndryshme se ajo e zakonshme. Akullorja për kozmonautët është e paketuar pa ajër (në vakum). Formën e ka kube të vogla. Më shijoi shumë.”
Reni dhe Bozhidar janë nxënës të klasës së shtatë në një shkollë të kryeqytetit. Të dy me vëmendje të madhe dëgjojnë tregimet e fëmijëve që kanë qenë në qendrën kozmike të NASA-s në Izmir dhe duan të marrin pjesë në trajnim. Vajza interesohet për astronominë dhe fizikën. Pëlqen gjithçka që ka të bëjë me studimin e planetëve. Djali dëshiron të mësojë për gjendjen e mungesës së peshës. Është kureshtar të mësoj më shumë për uljen e raketave kozmike. Sivjet numri i fëmijëve bullgarë, të cilët mund të përfshihen në trajnimet në qendrën kozmike në Izmir, është 40. Ai u rrit nga 12 vende për shkak të paraqitjes së shkëlqyer të bullgarëve të vegjël. Pritet që tri grupe fëmijësh do të nisen për në Izmir – një gjatë marsit, një gjatë qershorit dhe një tjetër gjatë gushtit.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: cct.bg
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..