Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Strategjia e re industriale u shqyrtua në mbledhjen e parë të Këshillit ekonomik dhe social pranë presidentit

Këshilli për një zhvillim ekonomik dhe politikat sociale pranë presidentit, vizatoi disa qëllime konkrete të biznes-strategjisë së re të Bullgarisë.
Foto: BTA

Pjesëmarrësit në mbledhjen e parë të Këshillit për zhvillim ekonomik dhe politika sociale pranë presidentit u bashkuan rreth domosdoshmërisë nga një vizion të ri afatgjatë për inkurajimin e biznesit me qëllime të qarta dhe kushte për prosperitet. Strategjia e re industriale e Bullgarisë duhet të jetë gati deri në qershor të vitit 2012 dhe të shënohen masat prioritare në të. Përveç kësaj ajo duhet të parashtrohet në strategjinë kombëtare për zhvillim “Bullgaria2020”, që të sigurohet financim mbi programet operative të Bashkimit Evropian në periudhën tjetër 2014-2020, nënvizoi presidenti Rosen Plevneliev, duke hapur debatin mbi temën “Aftësi konkurruese dhe projekte investuese”.

Sipas fjalëve të tij “Pas magjistraleve, ka ardhur koha Bullgaria të drejtohet ndaj ndërtimit të parqeve me teknologji të lartë dhe kllëster (firma të lidhura reciprokisht me një qëllim të përbashkët strategjik) që të mund të shtohet dhe prodhimi. Zhvillohen ato kombe, të cilat propozojnë një biznes mjedis më të mirë dhe më produktiv deklaroi udhëheqësi i shtetit. Ka ardhur kohë të shikojmë përtej magjistraleve - deklaroi Rosen Plevneliev. Nëpër gjatësinë e magjistraleve duhet të ndërtohen fabrika dhe zona industriale, të cilat të jenë të grupuar në kllëster. Por le të jetë e qartë:kllësteri është ajo, e cila do të na ndihmojë të jemi shumë më të aftë konkurrues, të mbledhim fabrika, institucione, universitete, organizata joqeveritare , qendra studimore në një vend,që të ketë efekt sinergjetik, që të mund në mënyrë më efektive të punojnë bashkërisht.

Këshilli vizitoi disa qëllime konkrete të biznes-strategjisë së re të Bullgarisë. Ato, përveç ruajtjes së stabilitetit makroekonomik të vendit, parashikojnë akoma: përmirësimin e biznes-mjedisit, realizimin e lidhjeve më të ngushta midis institucioneve arsimuese dhe biznesit, inkurajimin e lidhjeve midis prodhimeve të ndryshme dhe industrive te ne, dhe krijimin e kushteve favorizuese për bashkimin e tyre në kllëster teknologjik. Presidenti bullgar rekomandoi strategjia e re industriale të fokusohet në 7 fusha prijëse industriale: bujqësi dhe prodhim të ushqimeve, shëndeti njerëzor, transport dhe logjistikë, makinndërtimi, teknologjitë informative dhe të komunikacionit, industria kimike, elektronika dhe elektroteknika. Ai është i bindur akoma se, vizioni “Bullgaria 2020” do të parashikojë të paktën 4-5 qytete bazë në rajonet e ndryshme në territorin e vendit, ku të krijohen parqe me teknologji të lartë, që të zhvillohen dhe industritë e së ardhmes dhe të krijohet më shumë punë për të rinjtë. Kurse tërheqja e investimeve për këtë qëllim duhet të bëhet një qëllim strategjik kombëtar.

Bullgaria është e detyruar deri në vitin 2020 të arrijë 60% nga mirëqenia mesatare për Bashkimin Evropian për frymë nga popullsia. Pasi Sllovakia mundi ta arrijë për 10 vjet, Irlanda, Estonia dhe Sllovenia po kështu, dhe ne jemi të detyruar”, qe kategorik Rosen Plevneliev: Bullgaria duhet të luftojë për çdo një levë të investuar. Kjo është tezë, të cilën gjithnjë e kam mbrojtur. Për këtë qëllim me ngut duhet të krijojmë mjedis për një tërheqje të përshpejtuar të investimeve. Si, kuptohet dhe me planifikimin e programeve operative për periudhën 2014-2020, duhet të bazohemi mbi tri prioritete: ndërtimi i zonave industriale - vendi i natyrshëm, ku realizohen investimet, marketingu i Bullgarisë si një destinacion investues, ndërtimi i ekipeve në një nivel shtetëror dhe bashkiak, që të mundet aktivisht dhe me qëllim të luftojmë për investime.

Rosen Plevneliev e përcaktoi si të mirë idenë aktuale të qeverisë për decentralizim të administratës me transferimin e disa agjencive shtetërore nga kryeqyteti në qytete të tjera, por të nënshtruar logjikës së hekurt. Për shembull, në qoftë se krijojmë kllëster për industrinë ushqimore, Agjencia Shtetërore mbi ushqimet mundet të transferohet nga Sofja në qytetin Ruse, Varna ose Dobriç, në Bullgarinë Verilindore, që të jetë më afër deri te fabrikat për ushqime, vuri në dukje ai. Ideja has përkrahje dhe nga biznesi dhe bashkitë. Për Radio Bullgarinë shefat e Konfederatës të punëdhënësve dhe të industrialëve në Bullgari Ognjan Donev dhe të Unionit kombëtar të bashkive Todor Popov komentuan:
 
Në takimin e Konfederatës të punëdhënësve dhe të industrialëve në Bullgari përpara 2 javëve me qeverinë bullgare shprehëm nga njëra anë përkujdesën, se transferimi i kaq shumë agjencive në një kohë mund të shkaktoi kaos ose më të paktën probleme. Por mendimi ynë është se, ka një gjë pozitive në të gjithë punën. Dhe mbase ky eksperiment duhet të jetë fillimisht me 1-2 agjenci, aty të kërkohet logjika dhe të shikohen pasojat - saktësojë Ognjan Donev.
 
Është mirë të mos të ecim drejt modelit grek prej 2 qyteteve të mëdha, në të cilat janë përqendruar të gjitha shërbimet, Athina dhe Selaniku, kurse çdo gjë tjetër është një provincë e thellë. Bullgaria pak nga pak duhet të ec përveç drejt barazimit të standardeve regjionale dhe drejt shpërndarjes së shërbimit administrativ nëpër qytetet më të mëdha si një hap i parë - mendon z. Todor Popov.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD

Inflacioni mujor rritet 1.1%

Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8 për qind. Në tetor, çmimet e mallrave dhe shërbimeve për argëtim dhe kulturë janë rritur me 8,6%, për..

botuar më 24-11-16 11.40.PD